Dita Botërore e Shëndetit 2021

Dita Botërore e Shëndetit 2021

image_pdfimage_print
Sot është 7 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit – ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijësimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Motoja e Ditës Botërore të Shëndetit për vitin 2021 është:
Ndërtimi i një bote më të drejtë dhe më të shëndetshme

Shëndeti është një e drejtë themelore e njeriut. Çdo person meriton të bëjë një jetë të shëndetshme, pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike, aftësi të kufizuar, situata ekonomike ose punësimi.

COVID-19 ka goditur rëndë të gjitha vendet, por ndikimi i tij ka qenë më i ashpër në komunitete me më pak të ardhura, kushte më të dobëta jetese dhe arsimimi, më pak mundësi punësimi; të cilët përjetojnë pabarazi gjinore dhe kanë qasje të kufizuar në mjedis të sigurtë, si ujë dhe ajër të pastër, siguri ushqimore dhe shërbime shëndetësore.

Kjo është e padrejtë por, është e parandalueshme. Prandaj, u bëhet thirrje udhëheqësve që tu sigurojnë të gjithëve kushte të favorshme për shëndet të mirë, të monitorojnë pabarazitë shëndetësore dhe të sigurojnë shërbime shëndetësore cilësore. Udhëheqësit duhet tu përgjigjen këtyre sfidave, për të siguruar shëndet për të gjithë, duke:

Punuar së bashku me komunitet dhe individët e prekur për të adresuar shkaqet themelore të pabarazive dhe për të zbatuar zgjidhje - brenda dhe përtej sektorit të shëndetësisë - për t'i adresuar ato. 
Mbledhur të dhëna të besueshme dhe në kohë, të rëndësishme për kontekstin kombëtar, për të vlerësuar pabarazitë ndërmjet nëngrupeve të popullsisë dhe të ndërmerren veprime që kanë ndikim.
Trajtuar pabarazitë dhe shkaqet themelore të tyre, për të rritur investimet në kujdesin shëndetësor parësor. 
Vepruar përtej kufijve kombëtarë dhe duke forcuar mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe ndërtuar besim dhe siguruar shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë.

Shëndeti është e drejtë dhe jo privilegj. Është koha të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më të shëndetshme për të gjithë!

print