Aktivitetet e Departamentit të Epidemiologjisë:
• Përforcimi i shërbimeve epidemiologjike në Kosovë,
• Mbikqyrja e sëmundjeve ngjitëse (monitorimi dhe evaluimi);
• Hulumtimi dhe përcjellja e faktorëve të rrezikut për sëmundjet masive ngjitëse,
• Përcjellja dhe hulumtimi i sëmundjeve ngjitëse që përhapen me ujë, ushqim, ajër, insekte dhe rrugë tjera,
• Mbikqyrja dhe përcjellja e sëmundjeve tropikale dhe ekzotike,
• Përforcimi i rrjetit kombëtar për gatishmëri dhe përgjigje epidemiologjike ndaj sëmundjeve ngjitëse,
• Mbikqyrja e sëmundjeve të rralla, kronike dhe faktorëve të rrezikut,
• Hartimi dhe zbatimi i planit strategjik për epidemiologjinë e ambientit dhe vatrat endemike epidemike në Kosovë,
• Grumbullimi dhe hulumtimi i mostrave të ambientit,
• Hartimi dhe zbatimi i Programit të Zgjeruar i Imunizimi (PZI) me aksent të veçantë në mbajtjen e rezultateve të arritura – eliminimin e difterisë, paralizës së fëmijëve, fruthit dhe tetanosit neonatal,
• Përgatitja dhe përcjellja e të gjithë personave që udhëtojnë në zonat endemike me sëmundje të caktuara ngjitëse në përputhje me ligjet në fuqi të trafikut ndërkombëtar,
• Hulumtimi i imunitetit kolektiv për sëmundje të caktuara ngjitëse,
• Zvoglimi i incidencës dhe vdekshmërisë nga sëmundjet vaksinë-preventabile, sëmundjeve tjera ngjitëse dhe parazitare,
• Zhvillimi i planit strategjik, programit dhe planit për sëmundje bioterroriste dhe zoonoza,
• Hartimi dhe zbatimi i planit strategjik për ITR/IST/HIV/AIDS,
• Hartimi dhe zbatimi i planit strategjik për TB,
• Kontrollimat sanitare dhe infeksionet brendaspitalore,
• Hartimi dhe zbatimi i planit strategjik për DDD profilaktike dhe kundërepidemike,
• Hartimi i strategjive të ndryshme në varshmëri me situatën epidemiologjike në vend dhe rajon,
• Hulumtimi i biotopeve dhe biocenozave,
• Zbatimi në përpikëri i të gjitha aktiviteteve që dalin nga Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetit,
• Hulumtimi permanent në identifikimin e agjentëve të rinj të sëmundjeve masive ngjitëse,
• Përcjellja e situatës epidemiologjike në rajon dhe botë me aksent në zhvillimin e strategjive kombëtare,
• Puna edukative, hulumtuese dhe shkencore,
• Bashkëpunimi me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare,
• Publikimet profesionale, shkencore dhe organizimi i takimeve (simpoziume, kongrese).