Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi
Filtrirajte po kategoriji

Aktivnost

Veprimtaria kryesore IKShPK-së është:

  • Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të popullatës përmes monitorimit, hulumtimit dhe analizimit të gjendjes shëndetësore, parandalimit të sëmundjeve, promovimit të praktikave të shëndetshme, dhe përgjigjeve efektive ndaj emergjencave shëndetësore
  • Angazhimi aktiv në kërkime shkencore për të identifikuar dhe analizuar faktorët që ndikojnë në shëndetin publik, përfshirë studimin e gjerë të ndikimeve mjedisore, gjenetike, socio-ekonomike dhe të sjelljes që kontribuojnë në shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë
  • Zhvillimi i strategjive dhe planeve për parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e një jete më të shëndetshme
  • Propozimi i politikave të bazuara në prova për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në marrjen e vendimeve të informuara shëndetësore dhe për të garantuar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë
  • Promovimi dhe edukimi shëndetësor me qëllim të përparimit të shëndetit, përmirësimit të kualitetit të jetës dhe zvogëlimit apo eliminimit të faktorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin
  • Grumbullimi, agregimi, përpunimi dhe analizimi i të dhëna për sëmundjet dhe vdekshmërinë e popullatës dhe të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore të popullatës, për gjendjet higjienike epidemiologjike, për sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe për kushte të tjera ekologjike që ndikojnë në gjendjen shëndetësore të popullatës, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës
  • Mbështetja e aktiviteteve arsimore në fushën e shëndetësisë publike publik.