Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi
Filtrirajte po kategoriji

RCJZ

Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) janë struktura përbërëse organizative të IKShPK-së dhe sa i përket organizimit dhe klasifikimit janë ekuivalente dhe kanë nivel hierarkik të njëjtë me Departamentet në IKShPK.

Misioni i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike është të mbrojnë dhe përmirësojnë shëndetin publik në nivel rajonal respektivisht komunat që mbulon përmes monitorimit, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, promovimit të mënyrave të shëndetshme të jetesës, dhe garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të shëndetshëm për komunitetin.

QRShP-të në aspektin organizativ dhe hierarkik është ekuivalente me një departament të IKShPK-së dhe organizohet në divizione, sipas veprimtaris së IKSHPK-së: Epidemiologjisë, Mikrobiologjisë, Ekologjisë Humane, Mjekësisë Sociale dhe Statistikave Shëndetësore.

QRShP udhëhiqet nga Drejtori i QRShP-së i cili e organizon dhe e drejton punën e QRShP-së dhe i përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së.

Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike, janë të organizuara në nivel rajonal:

  • QRSHP-Prishtinë
  • QRSHP-Pejë
  • QRSHP-Prizren
  • QRSHP-Ferizaj
  • QRSHP-Mitrovicë
  • QRSHP-Gjilan
  • QRSHP-Gjakovë