Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
Strana
Vesti
Događaji
Javni pozivi
Filtrirajte po kategoriji

Organizacija

  • IKShPK ka degët e veta të organizuara si Qendra Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, Pejë, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë, të cilat janë përgjegjëse për komunat që mbulojnë.
  • Udhëheqësi i QRShP-së i përgjigjet dhe i raporton Drejtorit Ekzekutiv të IKShPKsë
  • Organizimi i brendshëm i IKShPK-së dhe Qendrave Rajonale të saj, bëhet përshtatshmërisht sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara me legjislacionin për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën publike
  • Funksionet e brendshme administrative dhe mbështetëse të IKShPK-së organizohen dhe kryhen nga njësitë organizative të IKShPK-së në Prishtinë të cilat ofrojnë shërbime edhe për QRShP-ët
  • Për rritjen e efikasitetit të shërbimeve administrative dhe mbështetëse mund të vendosen nëpunës nëpër QRShP, të cilët menaxhohen nga njësitë organizative përkatëse të IKShPK-së në Prishtinë.
  • Organizimi i brendshëm përcaktohet dhe rregullohet me Rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, e cila propozohet nga IKShPK dhe miratohet nga Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë.
  • Në kudër të IKShPK-së, caktohet një Drejtor për arsim dhe shkencë, i cili propozohet nga radha e profesorëve të fakultetit përkatës të shkencave mjekësore.

Struktura Organizative e IKSHPK-së

Struktura organizative e IKShPK-së, është si në vijim:

  • Zyra e Drejtorit Ekzekutiv
  • Odeljenja
  • Divizionet
  • QRShP-të

QRSHP janë struktura përbërëse organizative të IKShPK-së dhe sa i përket organizimit dhe klasifikimit janë ekuivalente dhe kanë nivel hierarkik të njëjtë me Departamentet në IKShPK. Ato përbëhen prej njësive organizative të cilat sa i përket organizimit dhe klasifikimit janë ekuivalente dhe kanë nivelin hierarkik të njëjtë me Divizionin në IKShPK. Divizionet e QRShP-ve ofrojnë shërbime të shëndetësisë publike.