QLT

Aktivitetet e Qendrës së Laboratorëve Testuese (QLT)

Laboratoret e Departamentit janë të akredituara  me standardin ndërkombëtarë  SK EN ISO/IEC 17025  që nga viti 2010 për ekzaminimin e përshtatëshmërisë shëndetësore të cilësisë dhe sigurisë së ujit dhe ushqimit.

Ekzaminimi i përshtatëshmërisë shëndetësore të cilësisë dhe sigurisë së ujit: ofron shërbime të marrjes dhe analizës së të gjitha mostrave të ujit (ujit për pije nga ujësjellësi dhe bunaret,ujërat e ambalazhuara dhe ujërat rekreative) duke përfshirë punën në terren dhe punën laboratorike.

Ekzaminimi i përshtatëshmërisë shëndetësore të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit realizohet nga specialist të profileve të ndryshme, mjekë, kimist, biolog molekular të cilët realizojnë analizat e parametrave specifik të përcaktuara me rregullore. Në kuadër të këtij organizimi ekspertët dhe laboratoret bëjnë analizat mikrobiologjike, metaleve, aditiveve, mykotoksinave, antibiotikeve, hormoneve, origjinës së mishit, pesticideve, GMO (ushqimet gjenetikisht të modifikuara), vlerat energjetike te ushqimit dhe treguesit e kualitetit te ushqimit.

Në kuadër të implementimit  të kërkesave të standardit dhe procedurave të ISO/IEC 17025, Qendra e Laboratoreve Testuese (QLT) në IKSHPK merr pjesë në Programet e krahasimeve ndërlaboratorike për verifikimin e cilësisë së kompetencës profesionale (PT).

Programi i parë LAMP ( Lead and Multielement Proficiency ) – Center for Disease Control and Prevention (CDC)

Programi i dytë Proficiency Interlaboartory Study on  Pasteurised Homogenized Milk – Univerza v  Ljubljani

Programi i tretë EQUIP ( Ensuring the Quality of Urinary Iodine Procedures) – Center for Disease Control and Prevention (CDC)

Programi i katërt  QUICK (Quality Urine Iodine Control ) –  Kazakh Academy of Nutrition.