Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Diabetit, studentët e Shkencave Mjekësore të Kolegjit Universum realizuan një vizitë studimore në IKSHPK.
Të udhëhequr nga ligjëruesi, Dr. Donjet Bislimi, Specialist i Shëndetit Publik dhe Prof. Dhurata Axhami, ata u njohën nga afër me rolin e shëndetit publik, monitorimin mjedisor dhe ndikimin që faktorët e mjedisit, përfshirë cilësinë e ujit, kanë në shëndetin e popullatës dhe sëmundjet kronike si diabeti.
Vizita u shoqërua me diskutime, pyetje dhe demonstrime praktike, duke theksuar rëndësinë e edukimit dhe vetëdijesimit për këtë sëmundje në prag të 14 Nëntorit.