Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës, ekipi i Ekologjisë Humane nga QRSHP Mitrovicë, në bashkëpunim me Departamentin e Ekologjisë Humane në IKSHPK dhe me drejtoratet komunale për arsim dhe shëndetësi, ka filluar ciklin e vizitave në shkollat e sferës së përgjegjësisë së QRSHP Mitrovicë.
Qëllimi i këtyre vizitave është përcjellja e kushteve higjieniko-sanitare në institucione shkollore dhe parashkollore, si institucione të rëndësisë së veçantë, dhe rekomandimi i masave për ambient të shëndetshëm arsimor.
Shkolla e parë mikpritëse ishte ShFMU “Avni Shabani” në fshatin Zabërgjë të Shalës në Mitrovicë, ku u realizua një pyetësor për vlerësimin e kushteve higjieniko-sanitare të institucioneve shkollore dhe parashkollore, dhe u dhanë rekomandimet përkatëse.
Ky aktivitet do të vazhdojë në të gjitha shkollat tjera dhe pas përmbledhjes së të gjitha informatave do të ofrohet pasqyrë më e qartë e gjendjes së përgjithshme.