Me qëllim të përfundimit dhe ridizajnimit të formatit të vjetarëve statistikor, Departamenti i Statistikave Shëndetësore në IKShPK, organizoi punëtori dy ditore, ku morën pjesë edhe Koordinatorët Rajonal të Statistikave Shëndetësore nga Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike.
Gjatë punës u finalizuan dy vjetar statistikor dhe u ritheksua nevoja për koordinim të aktiviteteve të përbashkëta për raportimin e statistikave shëndetësore nga institucionet shëndetësore publike dhe private, me qëllim ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së të dhënave të raportuara.
Pas punëtorisë, departamenti i Statistikave Shëndetësore, mbajti takimin e rregullt mujor me Koordinatorët Rajonal të Statistikave Shëndetësore në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Ferizaj, ku u diskutuan të arriturat dhe sfidat për të pasur statistika sa më të plota dhe të sakta në nivel vendi.