Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
Publikimet
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Përfundoi punëtoria dy-ditore mbi sigurinë e ujit të pijshëm

Inspektorati Sanitar, me asistencë teknike nga TAIEX, zhvilloi më 29–30 shtator një punëtori dy-ditore ku morën pjesë edhe punonjësit e ekologjisë humane nga IKSHPK, QRSHP-të, dhe përfaqësues nga KRU-të.

💧 Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertë nga Italia dhe Portugalia prezantuan dhe diskutuan mbi:

• Standardet dhe ligjet e BE-së për cilësinë e ujit të pijshëm dhe transpozimin e tyre në praktikat vendore;

• Konceptin e Planeve për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Ujit të Pijshëm si instrumente kyçe për sigurinë e furnizimit me ujë;

• Produktet e dezinfektimit dhe rreziqet nga nënproduktet e tyre, me shembuj të menaxhimit në vendet e BE-së;

• Vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut në zonat e kapjes së ujit, përfshirë metodologjitë dhe praktikat më të mira;

• Aspektet kimike të ujit të pijshëm: përqendrimet e lejuara të plumbit, roli i mineraleve dhe materialeve në kontakt me ujin;

• Aspektet mikrobiologjike, përfshirë menaxhimin e Legionellës, biofilm-it dhe indikatorët e kontaminimit;

• Planet e Veprimit Emergjent në rast të incidenteve dhe mënyrat e raportimit e trajnimit;

• Identifikimin e prioriteteve kombëtare për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së ujit të pijshëm.

🤝 Ky aktivitet kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve kombëtare për garantimin e furnizimit të sigurt me ujë, në përputhje me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke mbrojtur shëndetin publik dhe mjedisin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
Publikimet
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime