Pas përfundimit të ngjarjes për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Moshuar, shumë nga pjesëmarrësit e moshuar shfrytëzuan rastin për të kryer vaksinimin kundër gripit sezonal.
Ky është shembulli më i mirë i kujdesit për shëndetin dhe një mesazh i fortë për të gjithë ne – vaksinimi shpëton jetë dhe mbetet mënyra më e sigurt për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit.
IKSHPK inkurajon të gjithë qytetarët, sidomos grupet më të ndjeshme, që të vaksinohen dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.