Mikrobiologjia

Aktivitetet e Departamentit të Mikrobiologjisë
1. Diagnostika laboratorike e agjentëve infektivë me rëndësi për shëndetin publik të Kosovës me diapozon të gjërë metodash;
2. Arsimimi i kuadrove të reja nga Mikrobiologjia mjekësore si dhe ngritja e vazhdueshme profesionale;
3. Implementimi i projekteve të rëndësishme shkencore për Kosovën në sferën e Mikrobiologjisë mjekësore;
4. Kryerja e shërbimeve të mikrobiologjise klinike për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës bazuar në marrëveshje mirëkuptimi, përfshirë kontrollën e infeksioneve të ndërlidhura me kujdesin shëndetësor;
5. Pjesëmarrja në rrjetet rajonale, europiane dhe globale të bashkëpunimit profesional me qëllim të ngritjes së kapaciteteve teknike të stafit të Mikrobiologjisë në IKSHPK dhe implementimit të standardeve ndërkombëtare në punë laboratorike;
6. Zhvillimi i shërbimeve referente diagnostike për agjentë të ndryshëm infektiv në nivel të Kosovës;
7. Qendër referente për kontrollë të kualitetit të testimit për agjent infektiv në nivel të Kosovës;