Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Diabetit, studentët e Shkencave Mjekësore të Kolegjit Universum realizuan një vizitë studimore në IKSHPK. Të udhëhequr nga ligjëruesi, Dr. Donjet Bislimi, Specialist i Shëndetit Publik dhe Prof. Dhurata Axhami, ata u njohën nga afër me rolin e shëndetit publik, monitorimin mjedisor dhe ndikimin që faktorët e mjedisit, […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor). Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën. Ky simbol u miratua […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon fushatën vetëdijesuese për diabetin, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit zbulimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj kësaj sëmundjeje. Dita Botërore e Diabetit, e cila shënohet çdo vit më 14 nëntor, thekson rëndësinë e veprimit të përbashkët në mbrojtje të shëndetit dhe […]
Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit. Disa këshilla se si të mbrohemi […]
Pas plot 40 viteve pune në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Dr. Arijana Osmani Kalaveshi, drejtoreshë e Departamentit të Epidemiologjisë, ka përmbyllur karrierën e saj të shkëlqyer profesionale me rastin e pensionimit. Gjatë katër dekadave të punës në IKSHPK, Prof. Arijana dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e epidemiologjisë në vend, […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi më 3 dhe 4 nëntor trajnime me përfaqësues nga institucionet shëndetësore të vendit. Në to morën pjesë 76 të nominuar nga QKMF-të e komunave të Kosovës, 14 përfaqësues nga spitalet rajonale dhe 62 pjesëmarrës nga klinikat e QKUK-së. Trajnimi u udhëhoq […]
Rrethi i Spitalit
Rr. “Instituti Shëndetësor”, nr.12
10 000, Prishtinë
Telefoni:
Email:
Copyright 2024 © Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike