KOMUNIKATË PËR MEDIA
Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren
ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në
komunën e Deçanit.
- Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07.
2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene
ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në
laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene.
Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse
në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme
dhe E.coli.
Uji nga
kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm.
- Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).
Në këto
3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00.
- Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.
Rekomandime:
- Të shtohet
kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit
të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët. - Të shtohet
kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale
në rrjetin e ujësjellësit. - Në mungesë të
ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga
cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të
gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo
raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale. - Të bëhet furnizimi
i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit. - Pas rikthimit
të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe
higjienë deri në rekomandimin e ri. - Kompania ujore
publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin. - Ujësjellësi të
furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të
pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike. - Ekipet e
ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë
pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe
gropa septike. - Të ndalohet dhe
ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit. - Të aplikohet respektimi
i zonave të sigurisë. - Të bëhet
pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës. - Të bëhet instalimi
i klorizimit të vazhdueshëm. - Të realizohet
monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin. - Të ofrohet
ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.