KOMUNIKATË E DYTË PËR MEDIA

16 Korrik 2021

Në vazhdën e hulumtimit
epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit
të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit:

Në dy mostrat e fecesit të dërguara 
më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë
detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic
E.Coli (ETEC).

Ekzaminimet
mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të
traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të
ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe
rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët. 

Rekomandime:

  1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit
    Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve
    dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
  2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit
    Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e
    ujësjellësit.
  3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i
    ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë
    ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e
    komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me
    simptoma gastrointestinale.
  4. Të bëhet furnizimi i banorëve me
    ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
  5. Pas rikthimit të ujit në rrjet
    rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në
    rekomandimin e ri.
  6. Kompania ujore publike të përforcojë
    kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
  7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët
    me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin
    dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
  8. Ekipet e ujësjellësit rajonal
    të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet
    ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
  9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht
    kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
  10. Të aplikohet respektimi i zonave të
    sigurisë.
  11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike
    i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
  12. Të bëhet instalimi i klorizimit të
    vazhdueshëm​.
  13. Të realizohet monitorimi i sforcuar
    i ujit në të gjithë rajonin.
  14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për
    të gjithë pacientët e sëmurë.
  15. Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e
    duarve dhe higjiena personale.
  16. Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes,
    konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.