Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të popullatës përmes monitorimit, hulumtimit dhe analizimit të gjendjes shëndetësore, parandalimit të sëmundjeve, promovimit të praktikave të shëndetshme, dhe përgjigjeve efektive ndaj emergjencave shëndetësore
Angazhimi aktiv në kërkime shkencore për të identifikuar dhe analizuar faktorët që ndikojnë në shëndetin publik, përfshirë studimin e gjerë të ndikimeve mjedisore, gjenetike, socio-ekonomike dhe të sjelljes që kontribuojnë në shëndetin dhe mirëqenien e popullsisë
Zhvillimi i strategjive dhe planeve për parandalimin e sëmundjeve dhe promovimin e një jete më të shëndetshme
Propozimi i politikave të bazuara në prova për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në marrjen e vendimeve të informuara shëndetësore dhe për të garantuar një mjedis të shëndetshëm për të gjithë
Promovimi dhe edukimi shëndetësor me qëllim të përparimit të shëndetit, përmirësimit të kualitetit të jetës dhe zvogëlimit apo eliminimit të faktorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin
Grumbullimi, agregimi, përpunimi dhe analizimi i të dhëna për sëmundjet dhe vdekshmërinë e popullatës dhe të dhëna të tjera për gjendjen shëndetësore të popullatës, për gjendjet higjienike epidemiologjike, për sëmundjet ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe për kushte të tjera ekologjike që ndikojnë në gjendjen shëndetësore të popullatës, siç përcaktohet me legjislacionin përkatës
Mbështetja e aktiviteteve arsimore në fushën e shëndetësisë publike publik.