Në vlerësimin e ri të rrezikut lidhur me Mpox (dikur e njohur si Lia e Majmunëve), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka vlerësuar se ka shumë gjasa që në vendet e BE të ketë më shumë raste të importuara të mpox të shkaktuara nga virusi clade I, që qarkullon aktualisht në Afrikë dhe një rast i të cilit është regjistruar edhe në Suedi. Megjithatë, gjasat e transmetimit të vazhdueshëm në Evropë, sipas ECDC janë shumë më të ulëta me kusht që rastet e importuara të diagnostikohen shpejt dhe të zbatohen masat e kontrollit.
Ndonëse lidhjet e udhëtimit midis Kosovës dhe vendeve të Afrikës, të prekura nga Mpox, janë të rralla, duke u bazuar në rekomandimet që ECDC ka dhënë për shtetet e BE-së, IKSHPK jep këshilla udhëtimi për qytetarët nga Kosova, që për çfarëdo arsye u bie të udhëtojnë ose qëndrojnë në vendet afrikane të prekura nga Mpox.
1. Informohuni për situatën rreth Mpox në shtetet e prekura nga infeksioni: OBSh dhe ECDC ofrojnë udhëzime të përditësuara për situatën epidemiologjike në shtetet e prekura.
2. Praktikoni higjienën e duarve gjatë udhëtimit dhe qëndrimit: Lani duart shpesh me ujë dhe sapun për të paktën 20 sekonda, ose përdorni dezinfektues duarsh me të paktën 60% alkool.
3. Shmangni kontaktet me kafshët dhe njerëzit e infektuar: Mos kontaktoni me kafshë të egra si majmunët, brejtësit, etj., ose njerëz që kanë simptoma të mpox, siç janë skuqja, ethet ose puçrrat në lëkurë.
4. Qëndroni larg materialeve të infektuara të përdorura nga njerëz të sëmurë: Si p.sh. veshjet, krevatet, peshqirët ose materialet e përdorura në mjediset e kujdesit shëndetësor).
5. Shmangni kontaktet seksuale, nëse Ju ose partneri juaj ka simptoma derisa të keni një rezultat negativ të testit.
6. Parandaloni infeksionin: Përdorni maska, veçanërisht në hapësira të mbyllura ose të mbushura me njerëz, dhe shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lëngjet trupore ose plagët e infektuara.
7. Vaksinimi: Nëse në vendin ku udhëtoni, vaksinimi është i mundur, vaksinohuni, pasi që disa vaksina të lisë mund të ofrojnë mbrojtje kundër mpox.
8. Kujdesuni për ushqimin dhe ujin: Pini vetëm ujë të ambalazhuar dhe hani ushqim të gatuar mirë për të reduktuar rrezikun e infeksioneve të tjera që mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore.
9. Izolohuni në rast të simptomave: Nëse zhvilloni simptoma të ngjashme me ato të mpox (ethet, lodhje, dhimbje muskulore, skuqje…), izolohuni menjëherë dhe kërkoni ndihmë mjekësore.
10. Kontrolloni shëndetin tuaj pas udhëtimit: Pas kthimit, monitoroni shëndetin tuaj për 21 ditë. Nëse zhvilloni ndonjë simptomë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, informoni mjekun tuaj për historinë tuaj të udhëtimit dhe testohuni!
Këto rekomandime synojnë të minimizojnë rrezikun e infektimit dhe të ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit tuaj gjatë udhëtimit.
(Burimi: OBSH, ECDC)
——————————————————————-
Saveti za putnike sa Kosova u afričke zemlje pogođene Mpox-om
Evropski centar za prevenciju i kontrolu bolesti (ECDC) je u svojoj novoj proceni rizika od Mpox-a (ranije poznat kao boginje majmuna) ocenio da je vrlo verovatno da će u zemljama EU biti više uvezenih slučajeva Mpox-a uzrokovanih virusom klade I. , koji trenutno kruži Afrikom i čiji je slučaj zabeležen i u Švedskoj. Međutim, verovatnoća nastavka prenosa u Evropi, prema ECDC-u, mnogo je manja pod uslovom da se uvezeni slučajevi brzo dijagnostikuju i sprovode mere kontrole.
Iako su putne veze između Kosova i afričkih zemalja, pogođenih Mpo-xom, retke, na osnovu preporuka koje je ECDC dao za zemlje EU, NIJZK pruža savete o putovanju za građane sa Kosova, koji iz bilo kog razloga putuju ili borave u afričkim zemljama pogođenim Mpox-om .
1. Budite informisani o situaciji sa Mpox-om u zemljama pogođenim infekcijom: SZO i ECDC pružaju ažurirane smernice o epidemiološkoj situaciji u pogođenim zemljama.
2. Praktikujte higijenu ruku tokom putovanja i boravka: Perite ruke često sapunom i vodom najmanje 20 sekundi ili koristite sredstvo za dezinfekciju ruku sa najmanje 60% alkohola.
3. Izbegavajte kontakt sa zaraženim životinjama i ljudima: divljim životinjama kao što su majmuni, glodari, itd., ili ljudima koji imaju simptome mpok-a, kao što su osip, groznica ili osip na koži.
4. Držite se dalje od zaraženih materijala koje koriste bolesni ljudi: kao npr odeća, posteljina, peškiri ili materijali koji se koriste u zdravstvenim ustanovama.
5. Izbegavajte seksualni kontakt ako vi ili vaš partner imate simptome dok ne dobijete negativan rezultat testa.
6. Sprečite infekciju: Koristite maske, posebno u zatvorenim ili prepunim prostorima, i izbegavajte direktan kontakt sa telesnim tečnostima ili inficiranim ranama.
7. Vakcinacija: Ako je vakcinacija dostupna tamo gde putujete, vakcinišite se, jer neke vakcine protiv malih boginja mogu pružiti zaštitu od mpox-a.