Ekologjia Humane

Aktivitetet e Departamentit të Ekologjis Humane

Detyrat kryesore të departamentit janë: monitorimi, vlerësimi, parandalimi dhe korrigjimi i faktorëve të mjedisit me efekte të dëmshme në shëndet dhe mbështetja e aktiviteteve që përmirësojnë cilësinë e mjedisit që drejtperdrejt ndikojnë në kualitetin e shëndetit.

Këto realizohen nëpërmjet:
• Monitorimit, hulumtimit dhe vlerësimit të sigurisë së ushqimit në shkallë vendi.
• Monitorimit, hulumtimit dhe vlerësimit të sigurisë së ujit të pijshëm, ujit për rekreacion, dhe situatës së furnizimit me ujë për pije në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
• Monitorimit të statusit nutritiv të popullatës, sidomos të grup moshave vulnerabile të popullatës (fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit).
• Monitorimit, hulumtimit dhe vlerësimit të kualitetit të ajrit dhe ndikimit të tij në shëndet;
• Monitorimit, hulumtimit dhe vlerësimit të zhurmës dhe ndikimit të saj në shëndet;
• Përcjelljes, vlerësimit dhe propozimit të masave për avansimin e kushteve higjeniko-sanitare në institucionet me rëndësi të veçantë ( klinika, spitale, ambulanta, shkolla, hotele, shtëpi e pleqve, menza, restorane, fabrika për përpunimin e ujit për pije, fabrika për prodhimin e artikujve ushqimor, aeroport, stacion i autobusëve, tregje të gjelbërta, etj);
• Pjesëmarrjes në përpilimin e politikave të shëndetësisë publike dhe akteve nënligjore nga lëmia e Ekologjisë humane.
• Pjesëmarrjes në projekte hulumtuese të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar.
• Ofrimit të edukimit të vazhdueshëm profesional si qendër profesionalo-shkencore,
• Koordinimit të veprimtarisë së vet me ISHP- regjionale.
• Përgatitjes dhe zbatimit të dokumenteve strategjike dhe planeve të veprimit në fushën e ekologjisë humane.
• Koordinimit të aktiviteteve për përgatitjen e rregulloreve kombëtare dhe përshtatjen me rregulloret ndërkombëtare në lidhje me ekologjinë humane.
• Përpilimit të qëndrimeve doktrinare në qasjet metodologjike dhe mënyrat e vlerësimit të masave dhe të aktiviteteve në veprimtaritë përkatëse;

Qendra e Ujit është njësi organizative në kuadër të Departamentit të Ekologjisë Humane
• Përgjegjësitë e Qendrës së Ujit janë të përcaktuara me Udhëzimin AdministrativNr.16/2012.
• Mbi Cilësin e Ujit për Konsum nga Njeriu ka përkufizuar se autoriteti shëndetësor në kuptim të këtij legjislacioni i referohet Qendrës së Ujit në kuadër të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike.
• Ky UA përcakton se autoriteti shëndetësor ka obligim që të sigurojë që uji i cili përdoret për konsum nga njeriu duhet të jetë i shëndetshëm dhe i pastër dhe ti përmbushë kërkesat e cilësisë sipas këtij UA.
• Përgjegjësitë kryesore të Qendrës së Ujit sipas UA mund të përmblidhen në si vijon:
1) Të kryejë monitorimin e jashtëm të cilësisë së ujit
2) Të ndërmarr veprimet e nevojshme administrative dhe këshillëdhënëse për të minimizuar apo eliminuar efektet negative në shëndetin publik në rastet kur uji i pijes nuk i përmbushë standardet e cilësisë të përcaktuara me UA:
a. Të njoftojë Zyrën Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim, komunën dhe furnizuesin e ujit për mospërmbushjen e konstatuar;
b. Të kërkojë nga furnizuesit e ujit që të ndërmarrin masat e nevojshme korrigjuese për të ulur apo eliminuar rrezikun nga mospërputhja e cilësisë së ujit të pijes me vlerat parametrike të përcaktuara me UA;
c. Të ofrojë informacionet dhe këshillat e duhura për konsumatorët për veprimet e mundshme korrigjuese.
3) Të përgatis raporte për cilësinë e ujit për Komisionin Europian dhe për ministritë relevante dhe publikun.