Informata për lijën e majmunëve

• Sipas të dhënave të 23 maji, 11 vende në Rajonin e Evropës kanë raportuar raste të lisë së majmunëve të konfirmuar ose të mundshëm që nga fillimi i muajit maj 2022.
• Kjo nuk është ngjarje tipike. Është ngjarje e pazakontë sepse përveç njërit rast, të gjitha rastet tjera, nuk kanë histori përkatëse të udhëtimit në zonat ku lija e majmunëve është endemike. Hetimet e mëtejme janë duke u zhvilluar për të përcaktuar burimin, shtrirjen e mundshme të infeksionit dhe për të penguar përhapjen e mëtejme.
• Deri më tani, rastet janë gjetur në disa zona urbane dhe kryesisht të lidhura me kontaktin seksual. Rreziku për popullatën e përgjithshme mendohet të jetë relativisht i ulët.
• Mos harroni, lija e majmunëve nuk përhapet lehtë, kërkon kontakt të zgjatur personal dhe mund të prekë këdo. Ndërsa, disa raste janë raportuar tek njerëzit që kanë pasur kontakt të ngushtë dhe seksual, andaj virusi mund të prekë këdo.
• Teksa hyjmë në sezonin veror të manifestimeve, tubimeve masive dhe ahengjeve, rëndësi ka ajo që bëjnë njerëzit në festa. Ne inkurajojmë sjellje të sigurt seksuale dhe higjienën e mire: larja e rregullt e duarve për të ndihmuar kufizimin e transmetimit të virusit.
• OBSh-ja po punon me vendet e shqetësuara duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe përkrahur mbikëqyrjen, testimin, parandalimin e infeksionit, menaxhimin klinik, komunikimin e rrezikut dhe angazhimin e komunitetit.
• Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda dhe lezionet mund të shkaktojnë shumë kruarje ose dhimbje. Këto përfshijnë skuqje vezikulare të përhapura ose lezione në çdo pjesë të trupit. Shumica e rasteve të paraqitura kohët e fundit në klinikat e shëndetit seksual në Evropë janë paraqitur me skuqje dhe lezione në organet gjenitale dhe anusin e tyre. Skuqja ose lezionet mund të shoqërohen me ethe, dhimbje të fytit, ënjtje të nyjeve limfatike dhe lezione të gojës dhe syve. Shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh pa trajtim.
• Është e rëndësishme që njerëzit të informohen rreth lisë së majmunëve dhe të mund të dallojnë shenjat dhe simptomat. Çdo person që është i shqetësuar për një skuqje të pazakontë duhet të konsultohet me mjekun ose ofruesin e kujdesit shëndetësor.
• Çdo pacient me dyshime për linë e majmunit duhet të hetohet dhe izolohet gjatë periudhave të supozuara dhe të njohura infektive përkatësisht gjatë fazës prodromale dhe të skuqjes së sëmundjes.
• Gjurmimi me kohë i kontakteve, masat e mbikëqyrjes dhe komunikimi i rrezikut ndërmjet ofruesve të kujdesit shëndetësor janë të domosdoshme për parandalimin e rasteve të reja dhe menaxhimin efektiv të epidemisë aktual.
• Qëndroni të informuar dhe përdorni burime të besueshme informacioni. Përditësimet e rregullta të OBSh-së për linë e majmunit mund të gjenden këtu: https://www.who.int/health-topics/monkeypox#tab=tab_1

Pyetje dhe përgjigje

1. A është komuniteti MSM përgjegjës për shpërthimin e lisë së majmunëve?

Komuniteti MSM nuk është përgjegjës për epideminë dhe është e gabuar të stigmatizosh dikë për shpërthimin. Kushdo mund t’a marrë atë dhe kushdo mund ta bartë atë.

Kjo është ajo që dimë. Virus i cili nuk përhapet lehtë, kërkon kontakt të zgjatur personal. Ndërsa, mund të prekë këdo, jo të gjithë janë në rrezik të barabartë. Njerëzit që kanë një ndërveprim të ngushtë me dikë që është infeksioz janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar: kjo përfshin punonjësit shëndetësorë, anëtarët e familjes dhe partnerët seksualë.

2. Çfarë dimë deri tani për virusin dhe si përhapet?

Lija e majmunëve është infeksion i rrallë viral, që përhapet nga personi në person dhe shkaktohet nga virusi me po të njejtin emër. Është endemike në disa vende të Afrikës qendrore dhe perëndimore.
Raste sporadike kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në Evropë, zakonisht në vende me lidhje me Afrikën perëndimore dhe qendrore ku sëmundja qarkullon në një rezervuar kafshësh të paidentifikuar. Zakonisht shoqërohen me udhëtime ndërkombëtare. Rastet e importuara zakonisht nuk shpiejnë në përhapje të gjerë në komunitet – megjithëse është dokumentuar një transmetim i kufizuar në kontaktet e punonjësve shtëpiakë dhe shëndetësorë. ShBA, poashtu dokumentoi epideminë e vitit 2003 të lidhur me importimin e kafshëve ekzotike.
Rastet e fundit të lisë së majmunëve janë atipike, pasi ato po identifikohen ndër individë që nuk kanë histori të udhëtimit në vendet ku dihet se virusi qarkullon dhe nuk kanë asnjë lidhje të dukshme.
Deri me datë 23 maj, 11 shtete të Evropës kanë raportuar rreth 100 raste të lisë së majmunëve që nuk lidhen me historinë e udhëtimeve përkatëse gjatë javës së kaluar (që nga 13 maji) – kjo përjashton vendet ku virusi është endemik.
OBSh po punon së bashku me shtetet dhe partnerët, për të kuptuar shkallën e përhapjes dhe për të ofruar këshilla të menjëhershme se si të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes.

3. Në Evropë, klinikisht, sa të rënda janë rastet e lisë së majmunëve?

Aktualisht në Evropë, shumica e rasteve që po hetohen janë klinikisht të lehta. Lija e majmunëve është zakonisht sëmundje vetëkufizuese dhe shumica e të infektuarve do të shërohen brenda pak javësh pa trajtim.
Megjithatë, sëmundja mund të jetë më e rëndë, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe individët me imunitet të kompromentuar.
Personat e infektuar me virusin e lies së majmuni janë infektues përderisa kanë simptoma (normalisht për dy deri në katër javë).

4. Si përhapet?

Normalisht, lija e majmunit nuk përhapet shumë lehtë midis njerëzve dhe kërkon kontakt të ngushtë duke hyrë në trup përmes lëkurës së dëmtuar, traktit respirator, syve, hundës ose gojës dhe përmes lëngjeve trupore. Poashtu, përhapet përmes kontaktit të zgjatur me gjësendet e tyre të kontaminuara (veshje, krevat, peshqirë, etj).

Transmetimi përmes spërklave të frymëmarrjes zakonisht kërkon kontakt të zgjatur ballë për ballë, gjë që i vë në rrezik më të madh punëtorët shëndetësorë, anëtarët e familjes dhe kontaktet tjera të afërta të rasteve aktive.

5. A janë të ngjajshme lija e majmunëve me COVID-19 dhe a duhet njerëzit të shqetësohen?

Këto janë dy sëmundje krejtësisht të ndryshme, përderisa pandemia COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 milion personave në Evropë, rastet fillestare të raportuara nga lija e majmunëve janë kryesisht të lehta.
Është e rëndësishme të mbahet në mend, se virusi i lisë së majmunëve nuk përhapet lehtë si SARS- CoV-2. Ai kërkon kontakt të zgjatur dhe të ngushtë personal me një person tjetër që është i infektuar ose duke rënë në kontakt me veshjet e kontaminuara ose çarçafët e një personi të infektuar.
Megjithatë, lija e majmunit mund të jetë sëmundje e rëndë veçanërisht tek fëmijët, gratë shtatzëna dhe njerëzit me imunitet të komprometuar.

6. Sa të shqetësuar duhet të jemi për një tjetër pandemi të mundshme?

Është e rëndësishme të kihet parasysh se virusi i lisë së majmunëve nuk përhapet lehtë si SARS-CoV-2. Ai kërkon kontakt të zgjatur dhe të ngushtë personal me një person tjetër që është i infektuar ose duke rënë në kontakt me veshjet e kontaminuara ose çarçafët e një personi të infektuar. Duke ditur këtë, rreziku për popullatën e përgjithshme mendohet të jetë relativisht i ulët.
Megjithatë, ky nuk është një shpërthim tipik i lisë së majmunëve dhe ne kemi shumë për të mësuar, por deri më tani, shumica e rasteve të raportuara duket të jenë të lehta.

Këto raste të fundit nuk janë tipike për disa arsye:
– Së pari, të gjitha rastet e fundit, përveç njërit, nuk kanë histori përkatëse udhëtimi në zonat ku lija e majmunëve është endemike, në Afrikën perëndimore ose qendrore.
– Së dyti, shumica e rasteve fillestare të konstatuara zbulohen përmes shërbimeve të shëndetit seksual dhe janë mes meshkujve që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.
– Së treti, për shkak të natyrës së shpërndarjes gjeografike të rasteve në gjithë Evropën dhe më gjerë. Kjo sugjeron se ekziston një “akullnajë” më i madh i transmetimit i pazbuluar dhe mund të ketë vazhduar për disa kohë.

Veprimi më i rëndësishëm tani është të angazhohemi me njerëzit rreth asaj se çfarë është lija e majmunëve dhe si mund të parandalohet / ndërpritet bartja. Ndërsa, të gjithë mund të infektohen nga virusi i lisë së majmunit, jo të gjithë janë në rrezik të barabartë. Njerëzit që ndërveprojnë ngushtë me dikë që është infektiv janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar: kjo përfshin punonjësit e shëndetësor, anëtarët e familjes, partnerët seksualë dhe punonjësit e seksit.

7. A dëshiron OBSh që festivalet, tubimet masive dhe festat të anulohen këtë verë?

Aspak, por është ajo që bëjnë njerëzit në festa, ajo që ka rëndësi sepse sjelljet e rrezikshme seksuale në këto tubime dhe në përgjithësi mund të përforcojnë dhe zgjasin mëtej përhapjen pasi raste të tilla ofrojnë të rinjë dhe të cilët janë shumë të lëvizshëm.
Ne duam që njerëzit të kënaqen, por duam që ata t’a bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Ne inkurajojmë sjelljen e sigurtë seksuale dhe higjienën e mirë si larja e rregullt e duarve, për të kufizuar përhapjen e virusit.

Është e rëndësishme që njerëzit të informohen për linë e majmunit dhe të dallojnë shenjat dhe simptomat. Çdo person që është i shqetësuar për një skuqje të pazakontë duhet të konsultohet me mjekun ose ofruesin e kujdesit shëndetësor.

8. Çfarë dimë për situatën epidemiologjike në vendet e tjera anembanë Evropës?

Modele të ngjashme transmetimi janë raportuar në të gjithë Evropën.
Rastet e para të konfirmuara janë kryesisht ndër meshkujt e rinj që janë paraqitur në klinikat e shëndetit seksual dhe shumica janë meshkuj që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj.
Disa episode të transmetimit janë raportuar edhe jashtë këtij grupi duke prekur numër të ultë femrash.
Derisa, po hyjmë në verën evropiane, me tubime dhe festivale që bashkojnë shumë të rinj seksualisht aktiv, profili i rasteve mund të zgjerohet.
Ne duhet të kuptojmë se virusi do të përhapet përmes kontaktit të zgjatur dhe të ngushtë, pavarësisht nga kombësia, seksi apo preferencat tona seksuale.

9. A ekziston vaksina kundër lisë së majmunit?

Vaksinat e përdorura gjatë programit të çrrënjosjes së lisë së madhe (variolës) ofron gjithashtu mbrojtje kundër lisë së majmunëve.
Pas çrrënjosjes së lisë së madhe në vitin 1980 dhe ndërprerjes së Programit për Çrrënjosjen në fillim të viteve 1980, dobësimi i imunitetit të popullsisë të shkaktuar nga vaksina rezultoi në mungesën e mbrojtjes midis grupmoshave më të reja mund të ketë kontribuar në rishfaqjen e sëmundjes.
Përderisa është miratuar vaksina për parandalimin e lisë së majmunëve dhe vaksina tradicionale e lisë së madhe është demonstruar se ofron mbrojtje, këto dy vaksina nuk janë gjerësisht të disponueshme. Në varësi të furnizimit, grupet që mund t’u ofrohet vaksina përfshijnë punëtorët shëndetësor të ekspozuar të pambrojtur
OBSh po punon me prodhuesit e vaksinave për të vlerësuar rritjen e kapaciteteve prodhuese nëse kërkohet.

10. Evropa ka krijuar program vaksinimi kundër COVID-19. A duhet ta bëjmë këtë për linë e majmunëve?

Vlen të kujtohet se simptomat e lisë së majmunit mund të jenë të pakëndshme, shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh pa pasur nevojë për ndonjë trajtim apo vaksinë.
Mjetet për të menaxhuar linë e majmunëve në Evropë, duke përfshirë diagnostikimin, vaksinën dhe terapinë nuk ka të ngjarë të jenë menjëherë ose gjerësisht të çasshme për shtetet.
Përderisa është miratuar vaksina për parandalimin e lisë së majmunëve dhe vaksina tradicionale e lisë së madhe është demonstruar se ofron mbrojtje, këto dy vaksina nuk janë gjerësisht të disponueshme. Në varësi të furnizimit, grupet që mund t’u ofrohet vaksina përfshijnë punëtorët shëndetësor të ekspozuar të pambrojtur
OBSh po punon me prodhuesit e vaksinave për të vlerësuar rritjen e kapaciteteve prodhuese nëse kërkohet.

11. Ka shqetësime se shpërthimi i lisë së majmunëve mund të ketë ndikim në shërbimet e shëndetit seksual?

OBSh-ja është e vetëdijshme për rrezikun për shërbimet rutinë të shëndetit seksual, veçanërisht nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të izolohen si rezultat i ekspozimit ndaj virusit – veçanërisht nëse nuk kanë ndërmarrë masa mbrojtëse të përshtatshme për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit.
Prandaj, është shumë e rëndësishme që punonjësit shëndetësor të informohen për sëmundjen, të jenë në gjendje t’a njohin atë dhe të pajisen me Paisje Personale Mbrojtës të nevojshme dhe të trajnohen për përdorimin.
Kohëve të fundit, shumë pacientë janë paraqitur në klinikat e shëndetit seksual, por pacientët mund të shkojnë edhe te mjeku i përgjithshëm ose në klinikat e dermatologjisë, ndaj është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi dhe gatishmëria nga të gjithë.
Mos harroni, ndërsa disa nga rastet janë raportuar në mesin e njerëzve me kontakt të ngushtë dhe seksual, ky virus mund të prekë këdo. Është e gabuar të stigmatizosh dikë.

12. Si mund të kontrollohet epidemia?

Prioriteti i OBSh/Evropës është të përshpejtojë veprimet rajonale, të udhëhequra nga shteti dhe komuniteti pan-evropian për të kufizuar përhapjen duke çmitizuar linë e majmunëve dhe duke siguruar që askush mos të stigmatizohet në përgjigjen tonë kolektive.
Ne do t’i inkurajojmë njerëzit – përfshirë të rinjtë – pavarësisht gjinisë dhe orientimit seksual, të cilët kanë një skuqje atipike, të kontaktojnë shërbimet mjekësore.
Ka ende shumë për të mësuar rreth kësaj epidemie dhe ne duhet të punojmë së bashku, të përshtasim përgjegjen e shëndetit publik, derisa të kemi më shumë të dhëna.
Kemi mësuar shumë nga përvoja jonë me COVID-19, sa i përket bashkëpunimit ndërmjet shteteve, mbikëqyrjes së shtuar, komunikimit në shëndetin publik, përfshirë edhe komunitetin – të gjitha këto mësime mund të shfrytëzohen dhe veprimet tona të jenë të orientuara edhe në këtë kohë.

13. Çfarë rekomandon OBSh për të ndaluar përhapjen e lisë së majmunit?

Së pari, është e rëndësishme që njerëzit të informohen për linë e majmunëve dhe të dallojnë shenjat dhe simptomat. Çdo person që është i shqetësuar për një skuqje të pazakontë duhet të konsultohet me mjekun.
Simptomat mund të jenë të lehta ose të rënda, lezionet mund të jenë shumë të kruajtshme ose të dhimbshme. Këto përfshijnë skuqje vezikulare të përhapura ose lezione në çdo pjesë të trupit.
Shumica e rasteve të fundit të paraqitura në klinikat e shëndetit seksual në Evropë kanë qenë me skuqje dhe lezione në organet gjenitale dhe anusin. Skuqja ose lezionet mund të shoqërohen me ethe, dhimbje të fytit, ënjtje të nyjeve limfatike dhe lezione të gojës dhe syve. Shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh pa trajtim.

Së dyti, për ofruesit e kujdesit shëndetësor çdo pacient me dyshime për linë e majmunit duhet të hetohet, izolohet gjatë fazës së infektueshmërisë të supozuar dhe të njohur përkatësisht nga simptomat e para dhe fazat e skuqjes së sëmundjes, përkatësisht.
Higjiena e duarve dhe e frymëmarrjes, së bashku me pajisjet personale mbrojtëse dhe izolimi adekuat i rasteve të dyshimta dhe të konfirmuara janë gjithashtu kritike për të reduktuar transmetimin në mjediset e kujdesit shëndetësor – masat që të gjithë i kemi ndjekur për COVID-19.

Dhe për autoritetet shëndetësore. Fakti që këto raste po zbulohen dhe raportohen tregon se sistemet tona të mbikëqyrjes po funksionojnë dhe ne dëshirojmë të falënderojmë vendet për veprimin e tyre të shpejtë dhe shkëmbimin transparent të informatave. Është thelbësore që bashkëpunimi të vazhdojë, ndërsa situata evoluon mëtej.
Gjurmimi me kohë i kontakteve, masat e mbikëqyrjes dhe komunikimi i rrezikut midis ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe popullatës së gjerë në përgjithësi janë të rëndësishme për parandalimin e rasteve të mëtejshme dhe menaxhimin efektiv të shpërthimit aktual.
Është e rëndësishme që të gjithë të kujtojmë edhe pse virusi nuk përhapet lehtë mes njerëzve, ai mund të prekë këdo dhe personat që preken nga lija e majmunëve nuk duhet të stigmatizohen apo diskriminohen në asnjë mënyrë.

14. Disa shtete këshillojnë që personi i infektuar ose kontaktet e ngushta të tyre të duhet të izolohen për një periudhë 21-ditore. A jeni dakord me këtë?

OBSh këshillon që pacientët me linë majmuni të konfirmuar ose të mundshëm duhet të izolohen sa të jetë e mundur deri në largimin e simptomave (përfshirë largimin e çdo skuqje dhe ndërrimin në lëkurë). Në disa raste, kjo mund të zgjasë disa javë.
Gjurmimi i kontaktit është masë kyçe e shëndetit publik për të kontrolluar përhapjen e patogjenëve të sëmundjeve infektive si virusi i lisë së majmunit.
Kontaktet duhet të monitorohen të paktën çdo ditë për shfaqjen e shenjave/simptomave për një periudhë 21-ditore nga kontakti i fundit me një pacient ose materialet e tij të kontaminuara gjatë periudhës infektive.
Kontakti i afërt i dikujt që është infektuar dhe që nuk paraqet asnjë shenjë apo simptom, duke përfshirë temperaturën, mund të vazhdojë aktivitetet rutinë të përditshme si të shkosh në punë dhe të ndjekë shkollën (nuk është e nevojshme izolimi), por duhet të bëjë kontrolle të temperaturës dy herë në ditë. Masat paraprake shtesë mund të jenë të nevojshme për kontaktet që mund të vijnë në kontakt me individë të cenueshëm ndaj sëmundjeve të rënda (fëmijët e vegjël, individët me imunitet të kompromentuar dhe gratë shtatzëna).




Njoftim për Konferencë 29 – 30.09.2022

NJOFTIM

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës organizon Konferencën e III-të Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor me datë 29 – 30.09.2022.




Komunikatë për media lidhur me testimin e antarëve të KF Prishtina

IKSHPK ka qenë në kontakt
të afërt me menaxhmentin e KF Prishtina gjatë muajit të fundit me qëllim të
ofrimit të shërbimeve të testimit për SARS-CoV-2 për antarët e saj.

Me kërkesën e KF të
Prishtinës fillimisht me datën 05.08.2020 janë testuar 34 antarë të saj nga të
cilët shtatë kanë rezultuar pozitiv, testim ky i kryer para fillimit të përgatitjeve
për ndeshjën në Gjibraltar. Gjithashtu me datën 15.08.2020 janë testuar 44
antarë te KF Prishtina nga të cilët nëntë kanë rezultuar pozitiv. Pas
ritestimit të tyre me datën 16.08.2020, tre kanë rezultuar pozitiv, nga të cilët
dy ishin të raste të reja të konfirmuara (përveq atyre të datës 05.08.2020). Me
datën 19.08.2020 janë testuar 40 antarë të KF Prishtina, nga të cilët 9
rezultuan pozitiv.

Në bazë të kësaj kronologjie të testimeve vërehet se infeksioni me
COVID 19 ka qarkulluar në mesin e antarëve te KF Prishtina në javët e fundit. Është
shumë e mundur që rastet të cilat nuk janë detektuar me datën 15.08.2020 në
IKSHPK kanë qenë në fazën e hershme të infeksionit dhe për këtë arsye
potencialisht kanë rezultuar pozitive me datën 17.08.2020 gjatë mostrimit në  Gjibraltar.

Duhet theksuar se rreziku për paraqitje të rasteve të reja ne
mesin e antarëve të klubit gjatë ditëve pas testimeve të kryera ka qenë dhe
është i pranishëm duke marrë në konsiderim faktin që inkubimi gjatë infeksionit
është 2-14 ditë dhe të gjithë antarët kanë qenë në kontakte të afërta të
rasteve të konfirmuara.

IKSHPK me kërkesë të KF Prishtina sot, me datën 20.08.2020, ka kryer
testimin për prani të SARS-CoV-2 te antarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga
27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti
i KF të Prishtinës.




Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!

Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!

Të nderuar qytetarë!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!




KATËRDHJETË E TRE TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!

KATËRDHJETË E TRE TË SHËRUAR DHE KATËR RASTE ME COVID-19!

Sot më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive, rastet nga terreni dhe në Shtëpinë e Përkujdesjes për të moshuar në Prishtinë.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar katër (4) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Zhur), një 1 rast me vendbanim në Rahovec dhe një 1 rast Leposaviq.

Sot më 06 maj 2020, janë shëruar 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 06 maj 2020 janë testuar gjithsej 9.085 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2, prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 06 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.788.005 raste të COVID-19 dhe 261.901 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
JU LUTEMI PËR KUJDES! RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!




UDHËZUES I PËRKOHSHËM PËR APLIKIMIN E MASAVE PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E COVID-19 NË INSTITUCIONE PUBLIKE DHE PRIVATE




kosova.health



Për më shumë, klikoni në foto:
W3Schools






Komunikatë për media, 13/04/2020

PESËMBËDHJETË RASTE DHE KATËR TË SHËRUAR ME COVID-19!

Sot më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet:Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq.

Më datë 13 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 38 vjeç nga Llugë-Istog, e konfirmuar me COVID-19 me datë 12.04.2020. Pacientja ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës nga data 09.04.2020 prej ku edhe transportohet në Klinikën e Kirurgjisë për trajtim. Pacientja ka patur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63).

Nga data 08 shkurt deri më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.410 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e shtatëdhjetë e shtatë (377) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.020 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 13 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 1.912.378 raste të COVID-19 dhe 118.683 raste të vdekjes.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!




Komunikatë për media, 04/04/2020

SHTATË TË SHËRUAR DHE PESË RASTE ME COVID-19!

Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar .

Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve.

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

MBANI DISTANCË SOCIALE PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!




JU LUTEMI RRINI NË SHTËPI!

? Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet!

? Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!

? Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!

? Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten!

? Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

? Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!

? APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

? Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

? Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!

? Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.

? Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët!

? Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!