Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!

Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!

Të nderuar qytetarë!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!




UDHËZUES I PËRKOHSHËM PËR APLIKIMIN E MASAVE PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E COVID-19 NË INSTITUCIONE PUBLIKE DHE PRIVATE




kosova.health



Për më shumë, klikoni në foto:
W3Schools






INFORMATA RRETH COVID-19

Uleni rrezikun e infektimit me Koronavirus !

KUSH ËSHTË KONTAKT I AFËRT (I NGUSHTË) I NJË RASTI TË DYSHIMTË OSE TË VËRTETUAR ME COVID-19?

PËR MË TEPËR JU LUTEM SHKARKONI DOKUMENTIN NË VEGZËN VIJUESE:

http://niph-rks.org/wp-content/uploads/2020/03/kush_eshte_kontakti.pdf?fbclid=IwAR09osvUasPBMl1Dafw5uuWw5wXdILkvpk2Igzt9D4DKY2Kkk6DvHMmHvI4

INFORMATA RRETH VIRUSIT COVID-19
TELEFONONI NË: 038 200 80 800

PARANDALIMI I PËRHAPJES SË COVID-19 NË SHTËPI DHE KOMUNITETE

Udhëzimet e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 mes njerëzve në shtëpi dhe në bashkësi. Udhëzimi i përkohshëm bazohet në ato që dimë aktualisht në lidhje me infeksionet e tjera virale të frymëmarrjes dhe Covid-19. CDC (Center for Control Disease-Qendra për Kontrollë të Sëmundjeve) do të përditësojë këtë udhëzim të përkohshëm sipas nevojës.

PËR MË TEPËR JU LUTEM SHKARKONI DOKUMENTIN NË VEGZËN VIJUESE:

http://niph-rks.org/wp-content/uploads/2020/03/Parandalimi-i-Covid-ne-kushte-shtepiake.pdf?fbclid=IwAR2jEL6GA9jEKV8OypQrWjdRRouJfPTudZlA9ZDrUdO2wMHjn6Am5P-05zA




Informata për vaksinën Pfizer BioN/Tech kundër COVID-19


dhëna të përgjithshme për vaksinën

Deri më tani janë aprovuar disa lloje
të vaksinave kundër COVID-19, të cilat janë njejtë të
përshtatshme për mbrojtje individuale kundër COVID-19, si dhe mundësia më e
mirë për të luftuar pandeminë. Vaksina Pfizer BioN/Tech kundër COVID-19 është vaksinë mRNA (messenger
RNA). Pjesa mRNA e udhëzon qelizën që të prodhoj proteina të antigjenit S (një
pjesë e majave proteinike që janë unike për SARS-CoV-2) të nxisë përgjigje
imunitare. Efikasiteti i treguar në testet klinike tek pjesëmarrësit me apo pa
dëshmi të infektimit të mëparshëm me SARS-CoV-2, dhe të cilët kanë marrë dozën
e plotë të vaksinës (2 doza), është rreth 95%, duke u bazuar në përcjellje
mesatare deri në dy muaj. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes
së rëndë prej COVID-19 (për shembull, shtrimi në spital), ishte rreth 85%. Kjo
do të thotë se nëse një person që është vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19
bie në kontakt me patogjenin, mundësia që të mos sëmuret është shumë e lartë.
Ende nuk dihet se për sa kohë zgjatë kjo mbrojtje pasvaksinale prandaj edhe
nëse personi është i vaksinuar komplet përsëri është e nevojshme që të vazhdohet
me zbatimin e  masave parandaluese që të
mbronë veten dhe të tjerët. Ende nuk mund të thuhet me siguri nëse personat që
janë komplet të vaksinuar mund ta përhapin apo jo virusin (SARS-CoV-2).

Vaksina duhet të administrohet me dy
doza në intervalin e rekomanduar prej 21-28 ditë. Nëse doza e dytë aksidentalisht
administrohet më herët se 21 ditë, atëherë vaksina nuk ka nevojë të përsëritet.
Në rast të kufizimeve në furnizim, doza e dytë nuk duhet të shtyhet më shumë se
42 ditë (6 javë). Mbrojtja
fillon afërsisht 2 deri në 3 javë pas dozës së parë të vaksinës kundër
COVID-19. Personat e vaksinuar mund të mos jenë plotësisht të mbrojtur deri në
14 ditë pas administrimit të dozës së dytë. Dy javë pas dozës dytë personi
është i imunizuar plotësisht. Të dy dozat janë të nevojshme për
mbrojtje. Administrimi i vaksinës duhet të bëhet në mënyrë intramuskulare
(i.m.). Vendi i preferuar për aplikim
është pjesa e sipërme e krahut në muskulin deltoid.

Personat të cilët duhet të vaksinohen

Vaksina Pfizer BioN/Tech është
aprovuar për personat mbi 12 vjeç. Sipas planit të vaksinimit rekomandohet të
vaksinohen personat mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer deri sa personave 12-15 vjeç
të ju rekomandohet vaksinimi nëse vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike.

Është
me rëndësi që varësisht nga sasia e vaksinave që janë në dispozicion të
vaksinohen së pari personat që janë në rrezik të lartë të infektimit me
SARS-CoV-2 (për shkak të profesionit), si dhe personat me sëmundje kronike që
risin rrezikun për forma të rënda të sëmundjes duke përfshirë obezitetin,
sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabetin.

Vaksinimi
mund të ju ofrohet grave që ushqejnë me gji nëse ato janë pjesë e një grupi me
përparësi për vaksinim. OBSH nuk rekomandon ndërprerjen e të ushqyerit me gji
pas vaksinimit.

Personat të cilët nuk duhet të vaksinohen

Personat me histori
të ndonjë reaksioni të rëndë alergjik (p.sh. anafilaksia), ndaj cilido nga
përbërësit e vaksinës. Vaksina Pfizer nuk duhet të administrohet tek personat
me histori të reaksioneve të rënda alergjike ndaj polietilen glikolit (PEG),
ose molekulave të ndërlidhura.

Personat me reaksion
të menjëhershëm alergjik (p.sh. anafilaksia, urtikaria, angioedema, problemet
në frymëmarrjes), ndaj dozës së parë të vaksinës nuk duhet të marrin dozën e dytë.

Grupet e veçanta për vaksinim

Vaksinimi i personave me sëmundje akute të përcjellur me temperaturë mbi 38.5°C, të shtyhet
deri pas shërimit. Megjithatë,
personat me sëmundje akute (me temperature nën
38.5°C), si  dhe me simptoma të qëndrueshme mund të marrin
vaksinën (p.sh. personat me sëmundje pulmonare obstruktive kronike).

Vaksinimi
gjatë shtatzënisë –
Gratë gjatë shtatzënisë janë në rrezik
më të lartë të përjetojnë forma të rënda të COVID-19. Të dhënat në dispozicion
janë të limituara për të vlerësuar sigurinë e vaksinës në shtatzëni.

Rekomandohet të bëhet vlerësimi i
riskut para se të merret vendimi për administrimin e vaksinës kundër COVID-19
gjatë shtatzënisë si më poshtë:

  • Rreziku
    i ekspozimit ndaj COVID-19,
  • Rreziku
    për formë të rëndë të sëmundjes,
  • Përfitimet
    nga vaksina,
  • Dëshmitë
    e kufizuara për sigurinë e vaksinës gjatë shtatzënisë.

Për këtë arsye, gratë shtatzëna me
rrezik të lartë të ekspozimit ndaj SARS-CoV-2 (p.sh. punëtorët shëndetësorë, atëhere
kur sëmundja është e përhapur në masë), ose ato të cilat kanë sëmundje kronike të
cilave ju shtohet rreziku për formë të rëndë të sëmundjes mund të vaksinohen
pas konsultimit dhe vlerësimit nga gjinekologu (mjeku i cili është duke e përcjellë
shtatzëninë).

Një numër i konsiderueshëm i grave
shtatzëna janë vaksinuar deri më tani në tërë botën, ku gjatë mbikëqyrjes nuk
është identifikuar ndonjë shqetësim për sigurinë e vaksinës tek shtatzëna dhe
tek foshnja e tyre.

Një përfitim i mundshëm i imunizimit
gjatë shtatzënisë është transferimi transplacentar i antitrupave të nënës tek
foshnja. Ky transferim i antitrupave ndodhë edhe pas vaksinimit kundër  Covid-19, i cili teorikisht mund të ofrojë
mbrojtje neonatale. E njejta gjë është konstatuar edhe tek nënat gjidhënëse.

Rekomandohet që anëtarët e familjes së
shtatëzënës dhe rrethi i saj duhet të imunizohen me vaksinë kundër COVID-19.

Vaksinimi pas kalimit të sëmundjes – Personat të cilët kanë qenë të sëmurë
me COVID-19 dhe janë shëruar duhet të vaksinohen. Ende nuk dihet për sa kohë
janë të mbrojtur personat pasi të jenë shëruar nga COVID-19. Vaksina mund të
administrohet 28 ditë pas testit pozitiv për COVID-19 ose 28 ditë pas shfaqjes së
simptomeve të para. Studimet kanë treguar se vaksinimi siguron një nxitje të
fortë imunitare për mbrojtje tek personat të cilët janë shëruar nga COVID-19.

Nëse personi ka histori të sindromës
inflamatore multisistemike
tek të rriturit ose fëmijët (MIS-A ose MIS-C), duhet
konsideruar shtyrjen e vaksinimit derisa të shërohet, zakonisht 90 ditë pas diagnozës
së MIS -A ose MIS-C.

Personat me imunitet të ulët mund të kenë
reagim të zvogëluar imunitar ndaj vaksinës. Megjithatë, nëse janë pjesë e grupit
të rekomanduar për vaksinim mund të vaksinohen. Anëtarët e familjes së personave me sistem imunitar
të dobësuar duhet të imunizohen me vaksinë kundër COVID-19.

Personat HIV pozitiv të cilët
kontrollohen dhe janë nën terapinë aktive antiretrovirale si dhe janë pjesë e
grupit të rekomanduar për vaksinim mund të vaksinohen pas konsultimit me mjekun
e tyre.

Për personat që kanë marrë
antitrupa monoklonalë ose plazmë konvaleshente
si pjesë e trajtimit të
COVID-19, vaksinimi duhet të shtyhet për të paktën 90 ditë.

Efektet e padëshirueshme pasvaksinale

Si çdo vaksinë tjetër edhe vaksina
kundër COVID-19 mund të shkaktojë efekte anësore. Shfaqen
zakonisht brenda 2 ditëve pas vaksinimit dhe rrallë zgjasin më shumë se 1 deri
në 2 ditë. Efektet anësore pasvaksinale janë raportuar në më pak se në 10% të
personave të vaksinuar.

Efektet anësore të raportuara pas vaksinimit
kundër COVID-19 kanë qenë kryesisht të lehta deri në mesatare. Ato përfshijnë:
ethe, lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, diarre si dhe dhimbje në vendin
e injektimit. Mundësia e paraqitjes së ndonjërës prej këtyre efekteve anësore
pas vaksinimit ndryshojnë sipas vaksinës specifike COVID-19 dhe reagimit të
organizmit.

Efektet anësore mund të jenë: a)
shumë të zakonshme (≥1/10): dhimbje koke, artralgji, mialgji, dhimbje në vendin
e injektimit, lodhje, ethe, temperaturë (më e shpeshtë pas dozës së 2-të),
ënjtje në vendin e injektimit; b) të zakonshme (≥1/100 to ˂1/10) si mundim, skuqje në vendin e injektimit;
c) të pazakonshme (≥1/1 000 to ˂1/100) si
limfadenopati, pagjumësi, dhimbje në ekstremitete, parehati, kruarje në vendin
e injektimit; d) të rralla (≥1/10 000 to ˂ 1/1 000) si
paraliza e Bellit (paraliza faciale periferike akute).

Efektet anësore
më serioze ose afatgjata pasvaksinale janë të mundshme por janë jashtëzakonisht
të rralla. Komiteti i sigurisë në EMA (PRAC) ka arritur në përfundim se
miokarditi dhe perikarditi mund të paraqiten në raste shumë të rralla pas
vaksinimit me vaksinat mRNA kundër COVID-19 (Comirnaty dhe Spikevax). Prandaj
rekomandohet që miokarditit dhe perikarditit të raportohen si efekte anësore
shumë të rralla duke rritur ndërgjegjësimin mes profesionistëve të kujdesit
shëndetësor dhe personave që marrin vaksinën. Miokarditi dhe perikarditi janë
gjendje inflamatore të zemrës me simptomatologji si frymëzënje, çrregullim të
ritmit të zemres dhe dhembje gjoksi.

Informata me rëndësi

Duhet të ketë një
interval kohor minimal
prej 14 ditësh mes administrimit të kësaj vaksine dhe çfarëdo vaksine tjetër
kundër sëmundjeve të tjera.

Pas administrimit të vaksinës, personi duhet
të qëndroj nën përcjellje nga stafi mjekësor për 15 minuta. Për personat me histori të reaksionit të menjëhershëm
alergjik ndaj ndonjë vaksine tjetër ose terapie me injektim duhet të bëhet
vlerësimi i rrezikut për të përcaktuar llojin dhe ashpërsinë e reagimit të
cilët duhet të vrojtohen për 30 minuta pas vaksinimit. Në rastet shumë të rralla kur reaksione të rënda
alergjike u raportuan këto reagime zakonisht ndodhën në 30 minutat e para pas
vaksinimit.

Raportimi i reaksioneve të padëshiruara
pas autorizimit të këtij produktit mjekësor është i rendësishëm, prandaj çdo
person që përjeton efekte anësore jo të lehta të
lajmërohet tek mjeku familjar për raportim dhe trajtim eventual.
Profesionistëve të kujdesit shëndetësor iu kërkohet të raportojnë efektet e
padëshiruara përmes formës së raportimit të EPPV-së
ku përshkruhen të gjitha detajet, me këtë rast
mundësohet monitorimi i vazhdueshëm të ekuilibrit përfitim/rrezik nga vaksina.

Fertiliteti
dhe vaksina –
Aktualisht
nuk ka asnjë provë që ndonjë vaksinë përfshirë këtu edhe vaksinat kundër
COVID-19, mund të shkaktojnë probleme në fertilitetin femëror ose mashkullor.
CDC nuk rekomandon testimin rutinor të shtatzënisë para vaksinimit kundër COVID-19,
edhe nëse e kupton që është shtatzënë nuk ka nevojë të ndërprejë shtatzëninë pasi
ka marrë vaksinën kundër COVID-19. Ashtu si me të gjitha vaksinat, shkencëtarët
po studiojnë vaksinat kundër COVID-19 me kujdes për efektet anësore tani dhe do
të raportojnë gjetjet pasi ato të bëhen të disponueshme.

Reaksione të lidhura me ankthin – Reaksionet e lidhura me ankthin,
përfshirë reaksionet vazovagale (sinkopa), hiperventilimi ose reaksionet e
lidhura me stresin mund të ndodhin në lidhje me vaksinimin si reagim psikogjen
ndaj injeksionit me gjilpërë. Është e rëndësishme që të ekzistojnë masat
paraprake për të shmangur lëndimin nga alivanosja.

Çrregullimet e trombocitopenisë dhe
koagulimit –
Ashtu
si me injeksionet tjera intramuskulare, vaksina duhet të injektohet me kujdes
tek personat që marrin terapi antikoagulante ose ata me trombocitopeni ose
ndonjë çrregullim të koagulimit (siç është hemofilia), sepse te këta persona mund
të ndodh gjakderdhje ose mavijosje pas administrimit intramuskular.

Efikasiteti i vaksinës prej 95%
Te personat
e vaksinuar e ul mundësinë e prekjes nga Covid-19 për 95%, krahasuar me
personat që nuk e kanë marrë vaksinën.

Këto rezultate vijnë pas dozës
së dytë, e cila e rritë përgjigjen imunitare të organizmit. Kjo është shumë e
rëndësishme duke marrë parasysh të dhënat e fundit se një dozë e vetme e
vaksinës mund të mos ofrojë mbrojtje të mjaftueshme kundër variantit të ri
Delta të virusit.

Rezultate të shkëlqyeshme janë
regjistruar edhe nga vaksinimi praktik apo nga të dhënat e përfituara në botën
reale. P.sh., në programin e vaksinimit masiv të nisur në Izrael me vaksinën
Pfizer, infeksionet simptomatike me Covid-19 u ulën për 94%.

Mbrotja
nga vaksinat –
Meqenëse
vaksinat janë testuar tek nga vera e vitit 2020, nuk e dijmë kohëzgjatjen e
saktë të mbrojtjes që ofrojnë. Por, vaksinat po ashtu nxisin përgjigjen e
vazhdueshme të limfociteve B në qendrat germinale të nyjeve limfatike që mund
të zgjasë për vite me rradhë. Mbrojtja nga vaksinimi është më komplekse se sa
thjeshtë prodhimi i antitrupave dhe përfshinë edhe imunitetin qelizor.

Parandalimi
i bartjes së virusit, vdekjes dhe hospitalizimit me vaksinën kundër COVID-19
Personat e vaksinuar kanë më
pak gjasë se sa ata që nuk janë vaksinuar të transmetojnë infeksionin tek
personat e tjerë. Në një studim të kryer në Izrael të vaksinuarit me vaksinën
Pfizer BioN/Tech kishin për 90% më pak rrezik për infeksion asimptomatik,
krahasuar me ata që nuk ishin vaksinuar.

Në Izrael, rastet e Covid-19
tek fëmijët u zvogëluan ndjeshëm me rritjen e përqindjes së vaksinimit tek të
rriturit. Kjo tregon për një dobi shtesë të popullatës nga  imunizimi masiv sepse ulen rastet e
sëmundjes. Këto të dhëna inkurajuese na dëshmojnë se vaksinat e sotme në
përdorim na mbrojnë fuqishëm edhe nga sëmundja edhe përhapja e saj.

Megjithatë, duhet përmendur se
asnjë vaksinë nuk është 100% efikase, prandaj nuk mund të themi se vaksinat
plotësisht e zhdukin rrezikun e infektimit dhe sëmundjes simptomatike.

Personat
me imunitet të komprometuar –
Te
kjo kategori e pacientëve, vaksinat duhet të përfundojnë të paktën 2 javë para se
të fillohet me terapi imunosupresore. Kur vaksinohen persona me imunitet të
komprometuar kundër Covid-19, duhet të njoftohen që mund të kenë efektivitet më
të ulur të vaksinës. Po ashtu, duhet të rikujtohet për rëndësinë e vazhdueshme
të masave të tjera parandaluese siç janë mbajtja e maskës në hapësira të
brendshme publike, distanca, shmangia e turmave dhe larja e duarve.

Testimi
pas vaksinimit –
Personat
e vaksinuar me vaksinat Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj proteinës xhembore
(“spike protein”) të SARS-CoV-2.

Është e rëndësishme të
theksohet se shumica e testeve serologjike në dispozicion testojnë antitrupat
ndaj nukleokapsidës virale dhe jo ata kundër spike-proteinës, të cilët
prodhohen pas vaksinimit. Prandaj, është normale që personat e vaksinuar në
këto testime dalin negativ dhe nuk duhet të shqetësohen për veprimin e
vaksinës.

Kohëve të fundit janë
autorizuar edhe teste serologjike që kërkojnë antitrupat specifikë neutralizues
pasvaksinalë, por FDA dhe CDC nuk rekomandojnë testimin rutinor të efikasitetit
të vaksinimit me këto teste.

Vaksinimi
i pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 –
Meqenëse reinfektimi pas shërimit nga COVID-19
është i rrallë në muajt e parë, shumë shtete e kanë shtyrë vaksinimin e këtyre
personave në interval prej së paku 3-6 muaj pas infektimit.

Por, nëse një person që është
shëruar nga COVID-19 dëshiron ta marrë vaksinën sa më shpejtë të jetë e mundur
atëherë nuk ka ndonjë kundërindikacion për t’u vaksinuar.

Vaksinat
kundër variantit Delta të koronaviruseve –
Efikasiteti i vaksinës kundër
hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas dozës së
parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra janë 78%
pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë. Kurse efikasiteti i vaksinës
kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë
dhe 60-80% pas të dytës.

Më së shumti preken personat e
pavaksinuar. Në SHBA, nga 10.000 rastet e vdekjeve të raportuara në muajin
Qershor 2021, gjithsejt 99.2% e personave të vdekur ishin të pavaksinuar.

Pjesa tjetër ishin persona që
nuk e kanë kryer vaksinimin e plotë me dy doza.

Burimet
dhe informatat shtesë
:

https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/vaccines/recommendations/pregnancy.html

https://www.ema.europa.eu/en/human-regulatory/overview/public-health-threats/coronavirus-disease-covid-19/treatments-vaccines/vaccines-covid-19/covid-19-vaccines-authorised

https://www.who.int/publications/m/item/comirnaty-covid-19-mrna-vaccine

https://www.rki.de/DE/Content/Infekt/Impfen/Materialien/Downloads-COVID-19-Vektorimpfstoff/Aufklaerungsbogen-Englisch.pdf?__blob=publicationFile

https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/vaccines/faq.html




Informata të rëndësishme për vaksinën Oxford / AstraZeneca kundër COVID-19


dhëna të përgjithshme për vaksinën

Vaksina
Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19 është vaksinë vektoriale e përfituar në
mënyrë gjenetike prodhimi i së cilës bazohet në teknologji të avancuar. Vaksina
përbëhet nga të ashtuquajturat viruse vektor të cilët nuk mund të shumohen.
Këto nuk janë vaksina të gjalla. Virusi vektor përmban dhe transporton
informacionin gjenetik për një proteinë të vetme të koronavirusit, të
ashtuquajturën proteinë gjembore (spike protein). Informacioni i transmetuar
nga virusi me vektor nuk integrohet në gjenomin e njeriut pas vaksinimit por
“lexohet” pas hyrjes (kryesisht në qelizat e muskujve në vendin e
vaksinimit dhe në disa qeliza mbrojtëse), ku qeliza të tilla prodhojnë vetë
proteinën spike. Si rezultat, antitrupa dhe qeliza imune prodhohen kundër
proteinës spike të virusit ku krijohet përgjigje mbrojtëse imunitare.

Vaksina AstraZeneca kundër
COVID-19  përdoret vetëm për injektim
intramuskular, aplikohet në muskulin deltoid të pjesës së sipërme të krahut.
Vaksinimi me vaksinën
AstraZeneca kundër COVID-19 përbëhet nga dy doza të ndara prej 0.5 ml. Doza e
dytë duhet të administrohet ndërmjet 4 deri në 12 javë (28 deri 84 ditë).

Vaksina AstraZeneca ka një efikasitet
prej 63.09% kundër infeksionit simptomatik SARS-CoV-2. Kjo do të thotë se
mundësia për t’u infektuar me COVID-19 është deri në 63% mes personave të
vaksinuar për COVID-19 më e ulët se te personat që nuk ishin të vaksinuar.
Prandaj, nëse një person i vaksinuar me këtë vaksinë kundër COVID-19 bie në
kontakt me virusin ekziston një probabilitet i lartë që personi të mos sëmuret.
Edhe nëse personi është komplet i vaksinuar është e nevojshme që të vazhdohet
me zbatimin e  masave parandaluese që të
mbrojnë veten dhe të tjerët. Arsyeja është se mbrojtja nuk fillon menjëherë pas
vaksinimit dhe kjo mbrojtje nuk është e njëjtë tek të gjithë personat që janë vaksinuar.
Përveç kësaj, ende nuk mund të thuhet me siguri nëse personat që janë të
vaksinuar me dy doza të vaksinës mund të vazhdojnë ta përhapin virusin
(SARS-CoV-2).
Kohëzgjatja e mbrojtjes nga vaksina ende nuk dihet, është duke u përcjellur me
hulumtime klinike të vazhdueshme. Mbrojtja fillon afërsisht 2 deri në 3 javë
pas dozës së parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19. Personat e vaksinuar
mund të mos jenë të mbrojtur plotësisht deri në 15 ditë pas administrimit të
dozës së dytë. Dy javë pas dozës dytë personi është plotësisht i imunizuar.

Personat të cilët duhet të vaksinohen

Me vaksinën AstraZeneca mund të vaksinohen personat
e moshës mbi 18 vjeç. Për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës AstraZeneca
kundër COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët (më të rinj se 18 vjeç), nuk ka dëshmi të
mjaftueshme.

Është
me rëndësi që varësisht nga sasia e vaksinave në dispozicion të vaksinohen së
pari personat që janë në rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 për shkak
të profesionit të tyre si dhe personat me sëmundje kronike shoqëruese që janë
në rrezik për forma të rënda të sëmundjes duke përfshirë obezitetin, sëmundjet
kardiovaskulare, sëmundjet e frymëmarrjes dhe diabetin.

Vaksinimi
mund të ju ofrohet grave që ushqejnë me gji nëse ato janë pjesë e një grupi me
përparësi për vaksinim. OBSH nuk rekomandon ndërprerjen e ushqyerjes me gji pas
vaksinimit.

Personat të cilët nuk duhet të
vaksinohen

  • Fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën
    18 vjeçare.
  • Personat të cilët
    kanë përjetuar reaksion të rëndë alergjik (p.sh. anafilaksi) ndaj cilido nga
    përbërësit e vaksinës (polietilen glikolit (PEG), ose molekulave të
    ndërlidhura, L-Histidinë,L-Monohidrat
    hidrokloruri i histidinës, Heksahidrat klorur magnezi, Polisorbat 80, Etanol,
    Saharozë, Klorur natriumi, Edetat natriumi).
  • Personat me reaksion të menjëhershëm alergjik
    (anafilaksi, urtikarie, angioedem, probleme me frymëmarrje), ndaj dozës së parë
    nuk duhet të marrin dozen e dytë.
  • Nuk duhet të aplikohet doza e dytë
    personave që kanë pasur mpiksje gjaku me trombocite të ulëta (trombozë me
    sindromën trombocitopenike), pas marrjes së dozës së parë.

Grupet e veçanta për vaksinim

Vaksinimi
gjatë shtatzënisë –
Gratë gjatë shtatzënisë janë në rrezik
më të lartë të përjetojnë forma të rënda të COVID-19. Të dhënat në dispozicion
janë të limituara për të vlerësuar sigurinë e vaksinës në shtatzëni.

Rekomandohet të bëhet vlerësimi i
riskut para se të merret vendimi për administrimin e vaksinës kundër COVID-19
gjatë shtatzënisë si më poshtë:

  • Rreziku
    i ekspozimit ndaj COVID-19,
  • Rreziku
    për formë të rëndë të sëmundjes,
  • Përfitimet
    nga vaksina,
  • Dëshmitë
    e kufizuara për sigurinë e vaksinës gjatë shtatëzënësisë.

Për këtë arsye, gratë shtatzëna me
rrezik të lartë të ekspozimit ndaj SARS-CoV-2 (p.sh. punëtorët shëndetësorë,
atëhere kur sëmundja është e përhapur në masë), ose ato të cilat kanë sëmundje
kronike të cilave ju shtohet rrezikun për formë të rëndë të sëmundjes mund të
vaksinohen pas konsultimit dhe vlerësimit nga gjinekologu (mjeku i cili është
duke e përcjellur shtatzëninë).

Një numër i konsiderueshëm i grave shtatzëna
janë vaksinuar deri më tani në tërë botën, ku gjatë mbikëqyrjes nuk është
identifikuar ndonjë shqetësim për sigurinë e vaksinës te shtatzëna dhe te foshnja
e tyre.

Një përfitim i mundshëm i imunizimit
gjatë shtatzënisë është transferimi transplacentar i antitrupave të nënës tek
foshnja. Ky transferim i antitrupave ndodh edhe me vaksinimin Covid-19, i cili
teorikisht mund të ofrojë mbrojtje neonatale. E njejta gjë është konstatuar
edhe te nënat gjidhënëse.

Anëtarët e familjes të gruas shtatzënë duhet
të imunizohen me vaksinë kundër Covid-19.

Personat
me sëmundje akute
me temperaturë mbi 38,5°C nuk duhet të
vaksinohen deri sa të shërohen. Sidoqoftë, një ftohje ose një temperaturë paksa
e ngritur (nën 38,5°C) nuk është arsye për ta shtyrë vaksinimin.

Vaksinimi
pas kalimit të sëmundjes –
Personat
të cilët kanë qenë të sëmurë me COVID-19, duhet të vaksinohen. Ende nuk dihet
për sa kohë janë të mbrojtur personat pasi të shërohen nga COVID-19. Vaksina
mund të administrohet 28 ditë pas testit pozitiv për COVID-19 ose 28 ditë pasi
që kanë filluar simptomat e para. Studimet kanë treguar se vaksinimi siguron
një nxitje të fortë imunitare për mbrojtje tek personat të cilët janë shëruar
nga COVID-19.

Nëse personi ka histori të sindromës
inflamatore multisistemike
tek të rriturit ose fëmijët (MIS-A ose MIS-C),
duhet të konsideruar shtyrjen e vaksinimit derisa të shërohet, zakonisht 90
ditë pas diagnozës së MIS -A ose MIS-C.

Personat me imunitet të ulët mund të kenë
reagim të zvogëluar imunitar ndaj vaksinës. Megjithatë, nëse janë pjesë e
grupit të rekomanduar për vaksinim mund të vaksinohen. Anëtarët e familjes së personave me sistem imunitar
të dobësuar duhet të imunizohen me vaksinë kundër Covid-19.

Personat HIV pozitiv të cilët kontrollohen dhe janë nën terapinë aktive
antiretrovirale si dhe janë pjesë e grupi të rekomanduar për vaksinim mund të
vaksinohen pas konsultimit me mjekun e tyre.

Për
personat që kanë marrë antitrupa monoklonalë ose plazmë konvalescente si
pjesë e trajtimit të COVID-19, vaksinimi duhet të shtyhet për të paktën 90
ditë.

Efektet e padëshirueshme pasvaksinale

Pas vaksinimit me vaksinën AstraZeneca
kundër COVID-19, reaksionet lokale dhe të përgjithshme afatshkurta dhe të
përkohshme mund të shfaqen si reaksion i reagimit të trupit pas vaksinës.

Efektet anësore të lehta pasvaksinale paraqiten
zakonisht si simptome të ngjashme me gripin. Ato largohen brenda disa ditëve
pas vaksinimit. Reaksione më të shpeshta pasvaksinale të cilat janë raportuar
gjatë studimeve janë ndjeshmëria në vendin e injektimit (më shumë se 60%),
dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje koke dhe lodhje (më shumë se 50%), dhimbje
të muskujve dhe shqetësim (më shumë se 40%), temperaturë e lartë (më shumë se
30%), dhimbje të kyçeve dhe mundim (më shumë se 20%).  Shpesh (ndërmjet 1% dhe 10%) janë raportuar
reduktim në numrin e pllakëzave të gjakut (trombocitopeni), të vjella, diarre,
skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit, të shoqëruara me ethe. Herë pas here
janë vërejtur (nga 0.1% deri në 1%) ënjtje të nyjave limfatike, ulje e oreksit,
maramendje, përgjumje, djersitje e tepërt, kruarje dhe skuqje e përgjithshme e
lëkurës. Shumica
e efekteve anësore të cilat paraqiten pas vaksinimit janë nga më të lehtat deri
në mesatare në të rënda dhe zakonisht kalojnë brenda disa ditëve. Kur
krahasohet me dozën e parë, efektet anësore të raportuara pas dozës së dytë
janë më të lehta dhe raportohen më rrallë.

Që nga fillimi i përdorimit të vaksinës
në raste shumë të rralla (më pak se 0,01%), janë vërejtur mpiksje të gjakut
(trombozë), të shoqëruara me ulje të numrit të pllakëzave të gjakut
(trombocitopeni) dhe ndonjëherë të shoqëruara me gjakderdhje, në të shumtën e
rasteve 3 jave pas vaksinimit. Disa nga këto raste kanë qenë të rënda ku
përfshiheshin mpiksje të gjakut në vende të pazakonta (p.sh. trombozat e
sinusit venoz cerebral ose në kavitetin abdominal), së bashku me rritje të aktivitetit
të mpiksjes së gjakut e madje edhe gjakderdhje.

Komiteti
i sigurisë së EMA-s (PRAC), ka arritur në përfundim se mpiksjet e pazakonta të
gjakut me trombocite të ulëta të gjakut renditen si efekte
anësore shumë të rralla
pas vaksinimit kunër COVID-19 me vaksinën Oxford /AstraZeneca.

Profesionistët
e kujdesit shëndetësor dhe personat që marrin vaksinën të jenë të vetëdijshëm
për mundësinë e rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të kombinuara me
nivel të ulët të trombociteve që ndodhin brenda 2 javësh pas vaksinimit. Deri
më tani shumica e rasteve të raportuara kanë ndodhur tek femrat nën 60 vjeç.
Bazuar në provat e disponueshme aktualisht faktorët specifik të rrezikut nuk
janë konfirmuar.

Personi
i vaksinuar duhet të kërkoj kujdes mjekësor nëse i paraqiten ndonjëra nga
simptomat e mëposhtme në javët pas injektimit të vaksinës:

  • Gulçim,
  • Dhimbje
    gjoksi,
  • Ënjtje
    në këmbë,
  • Dhimbje
    të vazhdueshme të barkut
  • Simptoma
    neurologjike, të tilla si dhimbje të forta dhe të vazhdueshme të kokës, shikim të
    mjegulluar.
  • Njolla
    të vogla të gjakut nën lëkurë përreth vendit të injektimit.

Informata me rëndësi

Duhet të ketë një interval minimal prej 14 ditësh mes administrimit të
kësaj vaksine dhe çfarëdo vaksine tjetër kundër sëmundjeve të tjera.

Pas administrimit të vaksinës,
personi duhet të qëndroj nën përcjellje nga stafi mjekësorë për 15 minuta. Për personat me
histori të reaksionit të menjëhershëm alergjik ndaj ndonjë vaksine tjetër ose
terapie me injektim duhet të bëhet vlerësimi i rrezikut për të përcaktuar
llojin dhe ashpërsinë e reagimit të cilët duhet të vrojtohen për 30 minuta pas
vaksinimit. Në
rastet shumë të rralla kur reaksione të rënda alergjike u raportuan, këto
reagime zakonisht ndodhën në 30 minutat e para pas vaksinimit.

Raportimi i reaksioneve të padëshiruara
pas autorizimit të këtij produktit mjekësor është i rendësishëm prandaj çdo
person që përjeton efekte anësore jo të lehta të lajmërohet tek mjeku familjar
për raportim dhe trajtim eventual. Profesionistëve të kujdesit shëndetësor iu
kërkohet të raportojnë efektet e 
padëshiruara përmes formës së raportimit të EPPV-së ku përshkruhen të
gjitha detajet, me këtë rast mundësohet monitorimi i vazhdueshëm të ekuilibrit
përfitim /rrezik nga vaksina.

Fertiliteti
dhe vaksina –
Aktualisht
nuk ka asnjë provë që ndonjë vaksinë përfshirë këtu edhe vaksinat kundër COVID-19,
të shkaktojnë probleme në fertilitetin femëror ose mashkullor. CDC nuk
rekomandon testimin rutinor të shtatzënisë para vaksinimit COVID-19, edhe nëse
e kupton që është shtatzënë nuk ka nevojë të ndërpresë shtatzëninë pasi ka
marrë vaksinën COVID-19. Ashtu si me të gjitha vaksinat, shkencëtarët po
studiojnë vaksinat kundër COVID-19 me kujdes për efektet anësore tani dhe do të
raportojnë gjetjet pasi ato të jenë në dispozicion.

Reaksione të lidhura me ankthin – Reaksionet e lidhura me ankthin,
përfshirë reaksionet vazovagale (sinkopa), hiperventilimi ose reaksionet e
lidhura me stresin mund të ndodhin në lidhje me vaksinimin si reagim psikogjen
ndaj injeksionit me gjilpërë. Është e rëndësishme që të ekzistojnë masat
paraprake për të shmangur lëndimin nga alivanosja.

Mbrotja
nga vaksinat –
Meqenëse
vaksinat janë testuar tek nga vera e vitit 2020, nuk e dijmë kohëzgjatjen e
saktë të mbrojtjes që ofrojnë. Por, vaksinat, po ashtu, nxisin përgjigjen e
vazhdueshme të limfociteve B në qendrat germinale të nyjeve limfatike, që mund
të zgjasë për vite me rradhë. Mbrojtja nga vaksinimi është më komplekse se sa
thjesht prodhimi i antitrupave dhe përfshin edhe imunitetin qelizor.

Personat
me imunitet të kompromituar –
Te
kjo kategori e pacientëve, vaksinat duhet të përfundojnë të paktën 2 javë para
fillimit të terapive me imunosupresorë. Kur vaksinohen persona me imunitet të
komprometuar kundër COVID-19, duhet të njoftohen që mund të kenë efektivitet më
të ulur të vaksinës. Po ashtu, duhet të rikujtohet për rëndësinë e vazhdueshme
të masave të tjera parandaluese, siç janë mbajtja e maskës në hapësira të
brendshme publike, distanca, shmangia e turmave dhe larja e duarve.

Testimi
pas marrjes së vaksinës –
Personat
e vaksinuar me vaksinat COVID-19 prodhojnë antitrupa ndaj proteinës xhembore
(“spike protein”) të SARS-CoV-2.

Është e rëndësishme të
theksohet se shumica e testeve serologjike në dispozicion testojnë antitrupat
ndaj nukleokapsidës virale dhe jo ata kundër spike-proteinës, të cilët
prodhohen pas vaksinimit. Prandaj, është normale që personat e vaksinuar në
këto testime dalin negativ dhe nuk duhet të shqetësohen për veprimin e
vaksinës.

Kohëve të fundit janë
autorizuar edhe teste serologjike që kërkojnë antitrupat specifikë neutralizues
pasvaksinalë, por FDA dhe CDC nuk rekomandojnë testimin rutinor të efikasitetit
të vaksinimit me këto teste.

Vaksinimi
i pacientëve që janë shëruar nga COVID-19 –
Meqenëse reinfektimi pas shërimit nga COVID-19
është i rrallë në muajt e parë, shumë shtete e kanë shtyrë vaksinimin e këtyre
personave në interval prej së paku 3-6 muaj pas infektimit.

Por, nëse një person është
shëruar nga COVID-19 dhe dëshiron ta marrë vaksinën sa më shpejt të jetë e
mundur, atëherë nuk ka kundërindikacion për t’u vaksinuar.

Siguria e vaksinës

Dy
versione të vaksinës AstraZeneca-SKBio (Republika e Koresë), dhe Instituti i
Serumit në Indi janë të aprovuara nga EMA (Agjencionit Evropian të Barnave),
për përdorim urgjent nga OBSH. Kur vaksina iu nënshtrua shqyrtimit të SAGE, ajo
i ishte nënshtruar rishikimit nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA
ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e
vaksinës dhe ka rekomanduar dhënien e autorizimit të kushtëzuar të marketingut
për personat mbi moshën 18 vjeçare.

SAGE
(Komiteti Global Këshillëdhënës për Sigurinë e Vaksinave), një grup ekspertësh
që siguron udhëzime të pavarura dhe autoritare për OBSH-në në vazhdimësi
përcjellë dhe vlerëson raporte të dyshuara të ngjarjeve të sigurisë me ndikim
potencial ndërkombëtar.

Burimet dhe informatat
shtesë
:

https://www.who.int/news-room/q-a-detail/coronavirus-disease-(covid-19)-vaccines

http://www.rki.de/covid-19-impfen

https://www.ouh.nhs.uk/working-for-us/staff/covid-staff-faqs-vaccine.aspx

https://www.ecdc.europa.eu/en/publications-data/overview-implementation-covid-19-vaccination-strategies-and-deployment-plans

https://www.who.int/publications/m/item/comirnaty-covid-19-mrna-vaccine

https://www.ema.europa.eu/en/human-regulatory/overview/public-health-threats/coronavirus-disease-covid-19/treatments-vaccines/vaccines-covid-19/covid-19-vaccines-authorised




VAKSINAT DHE COVID-19: PYETJE DHE PËRGJIGJE

Çka
është vaksinimi?

Vaksinimi është mënyra më e
thjeshtë, më e sigurtë dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e
dëmshme.

Vaksinimi përdor mbrojtjen
natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike
dhe e fuqizon sistemin imunitar.

Pse
është i rëndësishëm vaksinimi?

Sepse shpëton jetë. Sot kemi
në dispozicion vaksina për t’u mbrojtur nga të paktën 20 sëmundje të ndryshme,
siç janë: difteria, tetanozi, paraliza e fëmijëve, gripi, fruthi, kanceri i qafës
së mitrës, kolera, Covid-19, hepatiti, parotiti, meningjiti, etj.

Së bashku, këto vaksina
shpëtojnë 3 milionë jetë njerëzish çdo vit, sidomos në vendet e pazhvilluara.

A
janë të sigurta vaksinat?

Vaksinimi është i sigurt dhe
efektet anësore nga një vaksinë janë zakonisht të vogla dhe të përkohshme, si
p.sh. dhembje krahu dhe ethe. Efektet anësore më serioze janë të mundshme, por
janë jashtëzakonisht të rralla.

Çdo vaksinë e licencuar testohet
me rigorozitet në të gjitha fazat e hulumtimeve klinike para se të miratohet
për përdorim.

VAKSINAT
KUNDËR COVID-19

Çka
është efikasiteti i vaksinave.  Për
shembull, çka nënkupton efikasiteti 95%?

Efikasiteti i vaksinës prej
95%, d.m.th. se vaksina, te personat e vaksinuar e ul mundësinë e prekjes nga
Covid-19 për 95%, krahasuar me personat që nuk e kanë marrë vaksinën.

Këto rezultate vijnë pas dozës
së dytë, e cila e rrit përgjigjen imunitare të organizmit.

Cili
është qëllimi i kryesor i vaksinimit?

Të parandalojë vdekjet dhe
infeksionet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Sa
kohë zgjat mbrojtja nga vaksinat?

Meqenëse vaksinat janë
testuar tek nga vera e vitit 2020, nuk e dijmë kohëzgjatjen e saktë të
mbrojtjes që ofrojnë.

A
e parandalojnë vaksinat bartjen e virusit te personat e tjerë apo e parandalojnë
vetëm vdekjen dhe hospitalizimin e personave me Covid-19?

Personat e vaksinuar kanë më
pak gjasë se sa ata të pavaksinuar të transmetojnë infeksionin tek personat e
tjerë. Në një studim të kryer në Izrael, të vaksinuarit me vaksinën Pfizer /
BioNTech kishin për 90% rrezik më pak për infeksion asimptomatik, krahasuar me
ata që nuk ishin vaksinuar.

A
ka vaksina ndikim indirekt në popullatë?

Po. Në Izrael, rastet e
Covid-19 tek fëmijët u zvogëluan ndjeshëm me rritjen e përqindjes së vaksinimit
tek të rriturit. Kjo sugjeron për një dobi shtesë të popullatës nga  imunizimi masiv, sepse ulen rastet e sëmundjes.

A
mbron vaksina 100% nga infeksioni?

Jo. Asnjë vaksinë nuk është
100% efikase, prandaj nuk mund të themi se vaksinat plotësisht e zhdukin
rrezikun e infektimit dhe sëmundjes simptomatike.

Cilat
janë efektet anësore të vaksinave kundër Covid-19?

Efektet anësore të lehta
janë ndjeshmëria në vendin e injektimit, dhimbje në vendin e injektimit ,
dhimbje koke dhe lodhje, dhimbje të muskujve dhe shqetësim, temperature, dhimbje
të kyçeve, mundim, të vjella, diarre, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit,
të shoqëruara me ethe. ënjtje të nyjave limfatike, ulje e oreksit, maramendje,
përgjumje, djersitje e tepërt, kruajtje dhe skuqje e lëkurës.

Efektet tjera anësore janë
shumë të rralla: mpiksja e gjakut, miokarditi, perikarditi

A
janë të sigurta vaksinat kundër Covid-19 në Kosovë?

PO. I vetmi shtet në rajon
që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane
e  Barnave është Kosova. Këto vaksina
janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe
efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Cilën
vaksinë duhet ta marrim?

Cilëndo që është në dispozicion:
Astra-Zeneca ose Pfizer. Të dyjat janë të sigurta dhe shpëtojnë jetë!

Pse
po ngurrojnë njerëzit për t’u vaksinuar?

Disa janë në parim kundër
vaksinimit. Tjerët frikësohen nga efektet anësore, siç është mpiksja e gjakut,
e cila është regjistruar shumë rrallë (4 raste mpiksjesh në 1 milionë të
vaksinuar). Por në anën tjetër rreziku i mpiksjes së gjakut te përdorimi i
pilulave kontraceptive është deri 1200 raste në 1 milionë gra; apo 1763 raste
në 1 milionë duhanxhinj dhe së fundmi 165.000 raste të mpiksjes ndodhin në 1
milionë pacientë të cilët janë të sëmurë me kovid.

Efekte anësore ka çdo ilaç,
madje edhe paracetamoli.

Të gjithë e dijmë se duhani
vret dhe ky mesazh shkruan në çdo paketim të cigareve. Duhani vret 6 milionë
njerëz në botë brenda një viti!

Pijet e sheqerosura që
shkaktojnë diabet, sëmundje kardiovaskulare e obezitet (si psh. Coca-cola)
shkaktojnë 184.000 vdekje në vit në mbarë botën!

Rreziku për të humbur jetën nga
kovidi është shumë më i madh sesa vaksina!

A
mund ta marr Kovidin nga vaksina?

Jo. Asnjëra vaksinë që është
në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo d.m.th.
se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

A
duhet të shtyhet vaksinimi nëse pacienti është i sëmurë  dhe ka shenja e simptome të sëmundjes aktive?

Po. Vaksinimi duhet të
shtyhet te njerëzit që kanë çfarëdo sëmundje akute, mundësisht deri sa të
shërohen. Kjo vlen edhe Covid-19, por edhe për sëmundjet e tjera. Megjithatë, njerëzit
me sëmundje kronike dhe simptoma të qëndrueshme mund të marrin vaksinat (p.sh.
personat me sëmundje obstruktive kronike të mushkërive).

Pas
marrjes së vaksinës kam bërë testin serologjik dhe rezultati doli negativ. Si është
e mundur kjo?

Personat e vaksinuar me
vaksinat Covid-19 prodhojnë antitrupa ndaj proteinës xhembore (“spike protein”)
të SARS-CoV-2. Shumica e testeve serologjike në dispozicion në Kosovë, testojnë
antitrupat ndaj nukleokapsidës virale dhe jo ata kundër “spike-proteinës”, të
cilët prodhohen pas vaksinimit. Prandaj, është normale që personat e vaksinuar
në këto testime dalin negativ dhe nuk duhet të shqetësohen për veprimin e
vaksinës.

A
ka teste serologjike që e përcaktojnë efikasitetin e vaksinës dhe a duhet bërë
ato teste?

Po, ka teste të tilla. Kohëve
të fundit janë autorizuar edhe teste serologjike që kërkojnë antitrupat
specifikë neutralizues pasvaksinalë. Por, nuk rekomandohet testimi rutinor i
efikasitetit të vaksinimit me këto teste.

A
duhet të vaksinohen pacientët që janë shëruar nga Covid-19?

Po, edhe këta persona duhet
të vaksinohen.

Nëse
e kam pasur kovidin a duhet të pres ndonjë kohë apo mund të vaksinohem menjëherë?

Meqenëse reinfektimi pas
shërimit nga Covid-19 është i rrallë në muajt e parë, shumë shtete në Evropë e kanë
shtyrë vaksinimin e këtyre personave në interval prej së paku 3-6 muaj pas
infektimit ose pas shërimit.

Por, nëse një person që ka
kaluar kovidin, dëshiron ta marrë vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur,
atëherë nuk ka kundërindikacion për t’u vaksinuar.

Disa shtete në Evropë japin
vetëm një dozë pë rata që kanë pasur kovid. Por, rekomandohet të merren dy dozat
duke marrë parasysh të dhënat e fundit se një dozë e vetme e vaksinës mund të
mos ofrojë mbrojtje të mjaftueshme kundër variantit të ri Delta të virusit.

A
mund të vaksinohen personat që janë alergjik në penicilinë, në ushqim, pluhur
shtëpie apo çfarëdo alergjie tjetër?

Po, të gjithë këta persona
mund të vaksinohen, por duhet të presin në qendrën mjekësore 30 minuta pas
vaksinimit. I vetmi kundërindikacion për vaksinim është nëse personi është
alergjik në vaksinën kundër Covid-19.

Nëse
kam zhvilluar reaksion alergjik ndaj vaksinës në dozën e pare, a duhet të marr
dozën e dytë të vaksinës?

Jo. Personat e tillë nuk
duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës. Edhe personat që kanë pasur mpiksje të
gjakut pas dozës së parë, nuk duhet ta marrin dozën e dytë

Nësë
kam marrë plazmë ose antitrupa monoklonalë a mund ta marr vaksinën?

Për personat që kanë marrë antitrupa monoklonalë ose
plazmë konvaleshente si pjesë e trajtimit të COVID-19, vaksinimi duhet të
shtyhet për të paktën 90 ditë.

A
mund të marr edhe ndonjë vaksinë tjetër përveç Covidit në të njejtën kohë?

Duhet të ketë një interval minimal prej 14 ditësh mes
administrimit të kësaj vaksine dhe çfarëdo vaksine tjetër kundër sëmundjeve të
tjera.

GRUPET
E VEÇANTA TË POPULLATËS

A
duhet të vaksinohen fëmijët dhe adoleshentët?

Fëmijët dhe adoleshentët zakonisht kanë formë shumë të
lehtë të sëmundjes. Disa kategori të adoleshentëve mund ta përhapin SARS-CoV-2
sikurse të rriturit.

Vaksinimi i fëmijëve mund të merret në konsideratë vetëm
atëherë kur është arritur vaksinimi i grupeve prioritare të popullatës.

Fëmijëve që kanë sëmundje shoqëruese, të cilat e rrisin
rrezikun e shfaqjes së sëmundjes serioze COVID-19, mund t’u ofrohet vaksinimi.

A
duhet të vaksinohen personat me imunitet të kompromituar?

Po. Këta persona duhet t’i
njoftojmë se ata mund të kenë efektivitet më të ulur të vaksinës. Po ashtu,
duhet t’i rikujtojmë ata për rëndësinë e vazhdueshme të masave të tjera
parandaluese, siç janë mbajtja e maskës në hapësira të brendshme publike,
distanca, shmangia e turmave dhe larja e duarve.

Si
duhet të veprojnë familjarët e personave me imunitet të kompromituar në
parandalimin e Covid-19?

Anëtarët e familjes së
personave me sistem imunitar të dobësuar duhet të imunizohen me vaksinë kundër
Covid-19.

A
duhet dhënë vaksina shtatzënave dhe grave gjidhënëse?

Rekomandohet vaksinimi i
shtatzënave në rastet kur përfitimet e vaksinimit për  shtatzënën tejkalojnë rreziqet e mundshme.
Shtatzënave duhet t’u ofrohet informacion në lidhje me rreziqet e COVID-19 në
shtatzëni, përfitimet e mundshme të vaksinimit dhe kufizimet aktuale të të
dhënave të sigurisë së vaksinës për grupin e shtatzënave. Në botë janë
vaksinuar shumë shtatzëna dhe rezultatet e deritashme nuk kanë treguar për
efekt të dëmshëm të vaksinës. Nuk rekomandohet të bëhet testimi i shtatzënisë
para vaksinimit e as shtyrja e shtatzënisë ose ndërprerja e saj për shkak të
vaksinimit.

Nuk ka pengesa në dhënien e
vaksinës tek gratë gjidhënëse, përkundrazi janë gjetur antitrupa në trupin e
foshnjave që mbrojnë nga Covidi.

VARIANTI
DELTA

A
veprojnë vaksinat kundër variantit Delta të koronaviruseve?

Po. Efikasiteti i vaksinës
kundër hospitalizimit të personave të sëmurë me variantin Delta është 75% pas
dozës së parë dhe rritet në 94% pas dozës së dytë. Te varianti Alfa këto shifra
janë 78% pas dozës së parë dhe 92% pas dozës së dytë.

Kurse efikasiteti i vaksinës
kundër infeksionit simptomatik me variantin Delta është 31% pas dozës së parë
dhe 60-80% pas të dytës.

Kush
preket më së shumti nga ky variant?

Më së shumti preken personat
e pavaksinuar. Në SHBA, nga rastet e vdekjeve të raportuara në dy muajt e
fundit, gjithsejt 99.5% e personave të vdekur ishin të pavaksinuar.

A
mund të preket nga varianti delta edhe dikush që është vaksinuar?

Po, por kjo ndodh shumë
rrallë dhe zakonisht te personat që nuk e kanë kryer vaksinimin e plotë me dy
doza.

Çka
ndodh nëse nuk vaksinohemi?

Nëse nuk vaksinohemi mund të
rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve,
mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të
shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Si
mund t’i heqim qafe variantet e reja?

Mënyra e vetme për të hequr
qafe variantet është ulja e numrit të infeksioneve. Kjo arrihet vetëm me
vaksinim.

Personat që refuzojnë vaksinimin
janë fabrika potenciale për prodhimin e varianteve të reja. Sa më shumë njerëz
të pavaksinuar që të ketë, aq më shumë mundësi do të ketë virusi të shumëzohet
dhe të prodhojë variante të reja.




KOMUNIKATË E DYTË PËR MEDIA

16 Korrik 2021

Në vazhdën e hulumtimit
epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit
të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit:

Në dy mostrat e fecesit të dërguara 
më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë
detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic
E.Coli (ETEC).

Ekzaminimet
mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të
traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të
ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe
rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët. 

Rekomandime:

  1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit
    Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve
    dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
  2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit
    Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e
    ujësjellësit.
  3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i
    ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë
    ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e
    komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me
    simptoma gastrointestinale.
  4. Të bëhet furnizimi i banorëve me
    ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
  5. Pas rikthimit të ujit në rrjet
    rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në
    rekomandimin e ri.
  6. Kompania ujore publike të përforcojë
    kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
  7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët
    me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin
    dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
  8. Ekipet e ujësjellësit rajonal
    të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet
    ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
  9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht
    kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
  10. Të aplikohet respektimi i zonave të
    sigurisë.
  11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike
    i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
  12. Të bëhet instalimi i klorizimit të
    vazhdueshëm​.
  13. Të realizohet monitorimi i sforcuar
    i ujit në të gjithë rajonin.
  14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për
    të gjithë pacientët e sëmurë.
  15. Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e
    duarve dhe higjiena personale.
  16. Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes,
    konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.




KOMUNIKATË PËR MEDIA

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren
ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në
komunën e Deçanit.

  1. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07.
    2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene
    ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në
    laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene.
    Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse
    në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme
    dhe E.coli.

Uji nga
kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm
.

  • Më datë 15 Korrik 2021 është bërë analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike e tri (3) mostrave të ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon fshatrat: Prilep, Irzniq, Gllogjan – Komuna e Deçanit (burimi i Gurrave të Hasanagës).

Në këto
3 mostra sasia e klorit rezidual është 0.00
.  

  • Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal, janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar.

Rekomandime:

  1. Të shtohet
    kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit
    të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
  2. Të shtohet
    kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale
    në rrjetin e ujësjellësit.
  3. Në mungesë të
    ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga
    cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të
    gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo
    raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
  4. Të bëhet furnizimi
    i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
  5. Pas rikthimit
    të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe
    higjienë deri në rekomandimin e ri.
  6. Kompania ujore
    publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
  7. Ujësjellësi të
    furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të
    pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
  8. Ekipet e
    ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë
    pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe
    gropa septike.
  9. Të ndalohet dhe
    ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
  10. Të aplikohet respektimi
    i zonave të sigurisë.
  11. Të bëhet
    pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
  12. Të bëhet instalimi
    i klorizimit të vazhdueshëm​.
  13. Të realizohet
    monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
  14. Të ofrohet
    ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.




Komunikatë për media

Më datën 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është
bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF
Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje. Menjëherë pas marrjes së lajmit
në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë
dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i
furnizon këto fshatra me ujë për pije.

Brenda ditës, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë janë ndërmarrë
të gjitha masat e nevojshme për hulumtimin në terren dhe identifikimin e
burimit të infeksionit. Pas marrjes së mostrave të ujit janë kryer analizat
fiziko-kimike dhe mikrobiologjike. Këto analiza kanë rezultuar në kufijtë e
lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuar sipas UA 16/2012. Rezultatet e
analizave dëshmuan që nuk ka mbetje të klorit residual derisa analizat
mikrobiologjike të ujit i përgjigjeshin standardeve të ujit për pije UA
16/2012.

Ndërkohë në institucionet e KPSh-së në deçan iu është ofruar
ndihma mjekësore të gjithë qytetarëve të prekur. Hulumtimi laboratorik i
shkaktarit ka vazhduar në terren dhe në laboratoret e Mikrobiologjisë dhe QLT
në IKShPK.

Në mostrat e  ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga
rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene
ushqyese përmes  teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në
laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të
japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike
në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit
gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm
viral, bakteror dhe parazitar.

Ekipet e IKShPK nga të gjitha rajonet e Kosovës vazhdojnë punën në
terren duke punuar intensivisht në gjetjen e shkakut të shpërthimit epidemik. Situata
epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar, nga ekipet
kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike
do të rezultojë me rekomandime të reja.

Rekomandime:

  1. Të shtohet kontrolli i
    Inspeksionit sanitar dhe shëndetësore për ngritjen e nivelit të raportimit të
    rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët;
  2. Të shtohet kontrolli i
    Inspeksionit sanitarë dhe mjedisorë në identifikimin e kyçjeve ilegale në
    rrjetin e ujësjellësit;
  3. Në mungesë të ujit nga
    rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e
    kompanisë ujore komunale, deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat
    e komunës se Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me
    simptoma gastrointestinale;
  4. Furnizimi i banorëve me
    ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje te ushqimit;
  5. Pas rikthimit të ujit në
    rrjetë rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në
    rekomandimin e ri;
  6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të
    dezinfektojë ujin dhe të shtojë inspektimin e resurseve ujore, kontrollin e
    kaptazhave dhe pusetave të ujit dhe në secilin rast individual të intervenohet
    menjëherë sipas nevojës;
  7. Ujësjellësi të furnizojë
    qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal, për të pamundësuar
    kontaminimin dhe për parandalimin e epidemive hidrike;
  8. Ekipet e ujësjellësit
    rajonal të debllokojn nyjet e kanalizimeve, të gjejnë pikat e dobëta në rrjet,
    ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike;
  9. Të ndalohet rreptësisht
    kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellesit;
  10. Të ofrohet ndihma e
    nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.​




Ditën Botërore e Sigurisë së Ushqimit, 7 qershor 2021




DITA BOTËRORE PA DUHAN 31 MAJ

Zotohu
dhe ndërpreje duhanin

Çdo vit me 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë
dhe  partnerët global organizojnë Ditën

Botërore pa 
Duhanit. Qëllimi shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit
lidhur me

rreziqet që sjell konsumimi i duhanit.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore pa Duhan është:

“Zotohem për të lënë duhanin

Çdo vit me 31 Maj Organizata Botërore e Shëndetësisë
dhe  partnerët global organizojnë Ditën

Botërore pa 
Duhanit. Qëllimi shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit
lidhur me

rreziqet që sjell konsumimi i duhanit.

Tema e këtij viti për Ditën Botërore pa Duhan është:

“Zotohem për të lënë duhanin

Çdo vit më 31 Maj Organizata Botërore e
Shëndetësisë dhe partnerët global organizojnë Ditën Botërore pa Duhan. Qëllimi
i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për
rreziqet që mund të sjell konsumimi i duhanit. Kjo ditë është shpallur për herë
të parë në vitin 1987 nga vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Duhanpirësit   kanë   më   shumë   gjasa   të   sëmuren   më  rëndë me  COVID-19   krahasuar   me   jo-

duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të
zotohen për të lënë duhanin

Duhanpirësit   kanë   më   shumë   gjasa   të   sëmuren   më  rëndë me  COVID-19   krahasuar   me   jo-

duhanpirësit. Kjo ka ndikuar që miliona duhanpirës të
zotohen për të lënë duhanin

Globalisht,
afërsisht 39% e burrave dhe 9% e grave janë duhanpirës. Normat më të larta të
duhanpirjes gjenden aktualisht në Evropë, në nivelin prej 26%, ndërkohë që
parashikimet tregojnë një rënie prej vetëm 2% deri në vitin 2025 nëse qeveritë
nuk ndërmarrin veprime urgjente. Duke siguruar që e gjithë shoqëria,
veçanërisht personat më të cenueshëm, kanë qasje në shërbimet për lënie të
duhanit, rriten shanset e suksesit dhe sigurohet përparimi drejt një të
ardhmeje pa duhan.

Pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të
parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë.

Çdo vit në botë vdesin rreth 8 milion njerëz, si pasojë e tymosjes së
duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20
vjetëve të ardhshme.Çdo 6.5 sekonda në botë
vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit

Duhanpirësit janë dyfish më të rrezikuar
nga goditja në tru dhe katërfish nga sëmundjet e zemrës se sa jo- duhanpirësit.

Duhanpirësit kanë deri në 22 herë më shumë
gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit. Rreth 25% të të
gjitha vdekjeve nga kanceri globalisht shkaktohen nga përdorimi i duhanit.

Duhani rrezikon shëndetin e fëmijëve,
familjes dhe shoqërisë. Përdorimi i duhanit ndikon në ndotjen e ambientit dhe
ka pasoja negative në shoqëri. Përdorimi i duhanit rrit shpenzimet familjare
dhe ndikon në varfëri.

Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të sëmuren më rëndë me COVID-19 krahasuar
me jo-duhanpirësit. Prandaj, pandemia COVID-19 ka bërë që shumë duhanpirës
të thonë se duan ta lënë, por jo të gjithë kanë qasje në mjete që mund t’u
ndihmojnë ta bëjnë këtë. Kjo është arsyeja pse OBSH-ja u bën thirrje qeverive
që të sigurohen që qytetarët të kenë qasje në shërbime gjithëpërfshirëse për
lënien e duhanit,

                   
Tema e këtij viti për Ditën Botërore pa Duhan është:

                            “Zotohu dhe ndërpreje duhanin

Përfitimet e lënies së duhanit të mund të jenë të menjëhershme si:

  • Pas vetëm 20 minutash të lënies së
    duhanit, rrahjet e zemrës suaj normalizohen
  • Brenda 12 orësh, niveli i monoksidit të
    karbonit në gjakun tuaj bie në normale
  • Brenda 2-12 javësh, qarkullimi juaj
    përmirësohet dhe funksioni i mushkërive rritet
  • Brenda 1-9 muajve, kollitja dhe gulçimi
    zvogëlohen
  • Brenda 15 viteve, rreziku i paraqitjes së
    sëmundjes së zemrës është sa i një jo-duhanpirësi.
  • Brenda 5-15 viteve, rreziku i sulmit të
    zemrës zvogëlohet në atë të një jo-duhanpirësi.

Shanset që
duhanpirësit ta lënë duhanin me sukses janë 84% më të mëdha kur marrin këshillim
intensiv nga mjeku.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë
Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, zyrën OBSh ne Prishtinë dhe projektin e ’’AQH’’ me datën 31 Maj do ta shënojnë
Ditën Botërore Pa Duhan në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës.

 

Për këtë qëllim janë organizuar aktivitete të shumta, duke filluar nga aktivitetet nëpër shkolla, shpërndarjen e materialeve edukativo shëndetësore në qytete, postimin e infografikave në rrjete sociale si dhe emitimin e spotit në TV publike me thirrje, porosi dhe këshilla për parandalimin e konsumimit të duhanit.




Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19!

Vaksinat janë një nga ndërhyrjet më të efektshme të shëndetit publik, duke parandaluar 2-3 milionë vdekje në vit. Vaksina ju ndihmon juve dhe familjes tuaj të mbroheni kundër COVID-19.

Vaksinimi juaj mbronë të tjerët në rrethin tuaj duke ndihmuar parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek ata që nuk kanë mundësi ta marrin vaksinën.

Derisa sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për vaksinimin e 70% të popullatës, është e rëndësishme që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga COVID-19, si dhe ata që kanë një rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 për shkak të kontaktit me pacientët e infektuar.

Shumë vaksina janë aprovuar kundër COVID-19, që janë po kaq të efektshme për mbrojtje individuale kundër COVID-19 dhe si përgjigje ndaj pandemisë.

Vaksinat e sigurta dhe efikase tani i kemi në dispozicion.

Vaksinat e aprovuara nga EMA janë të sigurta. Për t’u aprovuar përdorimi i vaksinave kundër COVID-19, ato duhet t’i përmbushin standardet më të larta të sigurisë dhe efikasitetit. Edhepse këto vaksina janë zhvilluar në kohë rekorde, përsëri procesi nuk i ka bërë më pak rigoroz hulumtimin dhe testimin, vlerësimin e rezultateve dhe aprovimin e vaksinës.

Janë aprovuar disa lloje të vaksinave kundër COVID-19, të cilat janë njëlloj të përshtatshme për mbrojtje ndaj COVID-19 dhe për të luftuar pandeminë. Prej tyre, në Kosovë tani në dispozicion janë dy lloje të vaksinave, duke përfshirë:

• Vaksinat vektoriale virale (Astra Zeneca), të cilat përdorin një virus të padëmshëm që bart proteinat e koronavirusit për ta shkaktuar në mënyrë të sigurt një përgjigje imunologjike. Vaksina jipet në dy doza me 9-12 javë distancë në mes të dy dozave.

• Vaksinat e acidit nukleik (mARN Pfizer BioN/Tech) përdorin ARN gjenetikisht të modifikuar, për të gjeneruar një proteinë që vetë në mënyrë të sigurt shkakton një përgjigje imunologjike. Vaksina jipet në dy doza me 3-4 javë distancë në mes të dy dozave.
Vaksinat kundër COVID-19 veprojnë së bashku me mbrojtjen natyrale të trupit tuaj për të krijuar imunitet kundër virusit.

Deri tani në Kosovë janë vaksinuar 29.704 persona me dozën e parë dhe asnjë nga ta nuk kanë raportuar efekte të rënda pasvaksinale.
Vaksinat kundër COVID-19, janë mundësia jonë më e mirë në mposhtjen e pandemisë dhe kthimin në normalitet.

Ministria e Shëndetësisë në koordinim me IKSHP-në po zbatojnë me përpikëri Planin Shtetëror të Vaksinimit të popullatës kundër COVID-19.
Duke qenë se faza e parë e vaksinimit ka filluar në kohën kur Kosova është përballur me kulmin e infeksioneve me COVID-19, rrjedhimisht infeksioni ka atakuar edhe personelin shëndetësor dhe rrethin e tyre, prandaj kjo kategori janë edhe prioritet në vaksinim.

Ekipet e profesionistëve shëndetësor janë duke realizuar me një dinamikë të shtuar procesin e vaksinimit, duke zbatuar standardet më të larta profesionale, andaj të gjithë së bashku të mbështesim punën e tyre në këtë situatë të vështirë të shëndetit publik.

Komiteti Kombëtar për Vaksinim kundër COVID-19 u ka dhënë prioritet punëtorëve shëndetësor si kategori esenciale për menaxhim të situatës me pandeminë, krahas kategorive të tjera, që poashtu, janë vaksinuar në fazën e pare, si të moshuarit, të vendosurit në qendrat për të moshuar dhe punëtorët social që kujdesen për ta, të sëmurët kronikë në moshat e shtyra, etj., gjithnjë sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

Andaj i inkurajojmë qytetarët që të përcjellin njoftimet zyrtare për fazat e ardhshme të vaksinimit dhe kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit.
Bashkë ia dalim! #Vaksinat kundër COVID-19




Dita Botërore e Shëndetit 2021

Sot është 7 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit – ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950. Kremtimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijësimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Motoja e Ditës Botërore të Shëndetit për vitin 2021 është:
Ndërtimi i një bote më të drejtë dhe më të shëndetshme

Shëndeti është një e
drejtë themelore e njeriut. Çdo person meriton të bëjë një jetë të shëndetshme,
pavarësisht nga mosha, gjinia, përkatësia etnike, aftësi të kufizuar, situata
ekonomike ose punësimi.

COVID-19 ka goditur rëndë të gjitha
vendet, por ndikimi i tij ka qenë më i ashpër në komunitete me më pak të
ardhura, kushte më të dobëta jetese dhe arsimimi, më
pak mundësi punësimi; të cilët përjetojnë pabarazi gjinore dhe kanë qasje të
kufizuar në mjedis të sigurtë, si ujë dhe ajër të pastër, siguri ushqimore dhe
shërbime shëndetësore.

Kjo është e padrejtë
por, është e parandalueshme. Prandaj, u bëhet thirrje udhëheqësve që tu
sigurojnë të gjithëve kushte të favorshme për shëndet të mirë, të monitorojnë
pabarazitë shëndetësore dhe të sigurojnë shërbime shëndetësore cilësore.
Udhëheqësit duhet tu përgjigjen
këtyre sfidave, për të siguruar shëndet për të
gjithë, duke:

Punuar së bashku me komunitet dhe individët e prekur për të adresuar shkaqet themelore të pabarazive dhe për të zbatuar zgjidhje - brenda dhe përtej sektorit të shëndetësisë - për t'i adresuar ato. 

Mbledhur të dhëna të besueshme dhe në kohë, të rëndësishme për kontekstin kombëtar, për të vlerësuar pabarazitë ndërmjet nëngrupeve të popullsisë dhe të ndërmerren veprime që kanë ndikim.

Trajtuar pabarazitë dhe shkaqet themelore të tyre, për të rritur investimet në kujdesin shëndetësor parësor. 

Vepruar përtej kufijve kombëtarë dhe duke forcuar mekanizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe ndërtuar besim dhe siguruar shërbime shëndetësore cilësore për të gjithë.

Shëndeti është e drejtë dhe jo privilegj. Është koha të
ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më të shëndetshme për të gjithë!