Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
Publikimet
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot me datë 07.08.2024 përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë një rast pozitiv të Virusit të Nilit Perëndimor (West Nile Virus)

Bëhet fjalë për një pacient të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1965, nga komuna e Fushë Kosovës, i hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së me datën 29.07.2024, për shkak të simptomave si lodhja dhe temperatura e lartë.

Këto simptoma te pacienti kanë filluar me datën 22 korrik 2024, ndërsa pas trajtimit ambulantor, ai është hospitalizuar me datën 29 korrik në Klinikën Infektive të QKUK-së për evaluim dhe trajtim të mëtejmë mjekësor.

Pacienti nga data 27.06.2024 deri më 29.06.2024 ka qëndruar në Shëngjin-Shqipëri, ndërsa nga data 13.07.2024 deri më 22.07.2024 ka qëndruar për pushime në Ulqin. Simptomat i janë paraqitur menjëherë pas kthimit nga Ulqini.

Pacienti është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Duke qenë që prej muajit të kaluar disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kishin raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor si: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria, IKSHPK-së ka ngritur nivelin e vigjilencës dhe këshilluar qytetarët që të ndjekin rekomandimet e dhëna në vazhdimësi për të paradaluar rastet e Virusit të Nilit Përendimor.

IKSHPK i njofton, gjithashtu, qytetarët se situata epidemiologjike është e qetë dhe po përcillet me kujdes të shtuar.

Në vijim të këtij njoftimi, IKSHPK ju ri-sjell informacionet për Virusin e Nilit Perëndimor, mënyrën e përhapjes, simptomat, mënyrat e parandalimit, diagnostikimin dhe trajtimin e tij.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
Publikimet
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime