July 2021

image_pdfimage_print

Të dhëna të përgjithshme për vaksinën Deri më tani janë aprovuar disa lloje të vaksinave kundër COVID-19, të cilat janë njejtë të përshtatshme për mbrojtje individuale kundër COVID-19, si dhe mundësia më e mirë për të luftuar pandeminë. Vaksina Pfizer BioN/Tech kundër COVID-19 është vaksinë mRNA (messenger RNA). Pjesa mRNA e udhëzon qelizën që të prodhoj proteina të antigjenit S (një pjesë e majave proteinike që janë unike për SARS-CoV-2) të nxisë...

Lexo më shumë

Të dhëna të përgjithshme për vaksinën Vaksina Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19 është vaksinë vektoriale e përfituar në mënyrë gjenetike prodhimi i së cilës bazohet në teknologji të avancuar. Vaksina përbëhet nga të ashtuquajturat viruse vektor të cilët nuk mund të shumohen. Këto nuk janë vaksina të gjalla. Virusi vektor përmban dhe transporton informacionin gjenetik për një proteinë të vetme të koronavirusit, të ashtuquajturën proteinë gjembore (spike protein). Informacioni i transmetuar nga virusi me vektor nuk...

Lexo më shumë

Çka është vaksinimi? Vaksinimi është mënyra më e thjeshtë, më e sigurtë dhe më efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet e dëmshme. Vaksinimi përdor mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar. Pse është i rëndësishëm vaksinimi? Sepse shpëton jetë. Sot kemi në dispozicion vaksina për t’u mbrojtur nga të paktën 20 sëmundje të ndryshme, siç janë: difteria, tetanozi, paraliza e fëmijëve, gripi, fruthi, kanceri i...

Lexo më shumë

Njoftim: Nga muaji tetor në IKSHPK ka filluar implementimi i modulit elektronik për menaxhim të laboratorit i cili kërkon që pacientët të cilët udhëzohen për testim në IKSHPK të kenë numër personal ( dokument zyrtar si letërnjoftim, pasaport ose ekstrakt të lindjes). Në të kundërtën nuk mund të regjistrohen në sistemin MEDLIS si dhe mostrat nuk do të mund të pranohen. Përjashtim bëjnë rastet ...

Lexo më shumë

Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit. Në mostrat e ujit të ujësjellësit të datës 13. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF, në laboratorët e IKShPK-së në Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie jo patogjene. Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar...

Lexo më shumë

Më datën 11 korrik 2021 nga Drejtori i QKMF në komunën e Deçanit është bërë e ditur që një numër i banorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Deçan me ankesa shëndetësore, barkqitje dhe vjellje. Menjëherë pas marrjes së lajmit në terren kanë dalë ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë dhe kanë marrë mostrat e ujit të pijes nga rrjeti i ujësjellësit, i cili i furnizon këto...

Lexo më shumë