Qytetarë kujdes nga rriqrat!

Rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë!
Kujdesuni nga pickimi i rriqnave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!
Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!

Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarëve ka arritur në 848 në komunën e Malishevës, 342 raste në komunën e Suharekës, 257 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.

Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përkeqësuar klinike.

Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

 

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
    2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
    3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
    4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
    5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
    6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
    7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
    8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
    9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.



Është mbajtur takim midis Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike

Prishtinë, 24 qershor, 2019

Është mbajtur takim midis Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ku u diskutua rreth aktiviteteve të shëndetësisë publike, dhe bashkëpunimit, me Shëndetësinë Amerikane në të ardhmen.




Në dy vitet e fundit mbi 300 persona humbën jetën në komunikacion

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) shpreh shqetësimin e thellë lidhur me numrin e lartë të aksidenteve të trafikut me fatalitet ku vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën mbi 30 persona.
Sipas IKSHP, nga 1 janari i vitit 2017, në aksidente rrugore kanë humbur jetën mbi 300 persona, prej tyre 137 kanë vdekur më 2017, 129 më 2018.

 

Shkaqet janë të ndryshme, por sigurisht se faktori njeri është më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, por duke mos munguar as faktori rrugë dhe automjet pasi në shumë vende mungojnë shenjat e komunikacionit dhe veturat e vjetra me mangësi të shumta teknike, thuhet në reagim.
Me këtë rast Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës jep rekomandimet me qëllim të parandalimit të numrit të aksidenteve në trafik:

 

• Përpilimi i një plani të veprimit për parandalimin e aksidenteve dhe aprovimi me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.
• Zbatimi me rigorozitet i Ligjit për komunikacionin deri në ndalesën e vozitjes për shkelje të rënda të përsëritura.
• Me programe të ndryshme edukativo–informative të vetëdijësohen njerëzit e posaçërisht vozitësit për rolin e tyre në parandalimin e aksidenteve të cilat ndodhin si pasojë e gabimeve të tyre si dhe aftësimi për të ofruar ndihmën e parë.
• Angazhimi i mas-mediave në kampanja të ndryshme që kanë për qëllim parandalimin e aksidenteve.
• Me fillimin e vitit të ri shkollor të sensibilizohet çështja e sigurisë së fëmijëve në komunikacion duke organizuar orë edukativo – arsimore për sjelljen e këmbësorëve në komunikacion, mësimi sistematik i rregullave të komunikacionit.
• Largimi i menjëhershëm i automjeteve të vjetra nga qarkullimi, kontrolli teknik rigoroz i të gjitha automjeteve.
• Kontrollimet mjekësore të rregullta, periodike dhe plotësuese me vlerësim rigoroz të shëndetit mendor të vozitësve që kanë bërë shkelje të rënda të njëpasnjëshme.
• Të rregullohet infrastruktura rrugore, të bëhet mirëmbajtja e rrugëve, të kompletohet sinjalizimi dhe respektimi rigoroz i rregullave të parkimit të veturave.
• Drejtuesit e automjeteve t’i përmbahen me përpikëri shenjave të komunikacionit dhe kodit të mirësjelljes qytetare.
• Inspektimi rigoroz i autoshkollave dhe kritereve për marrjen e patentë-shoferëve.
• Këmbësorët të respektojnë shenjat e komunikacionit.

 

Ekspertët e Institutit Kombëtar alarmojnë dhe paralajmërojnë se nëse nuk merren masa urgjente, humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve do të jetë enorme, andaj apelon te të gjithë qytetarët të kenë shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, pasi automjeti është armë vrasëse që merr viktima të pafajshme.




Ministri Ismaili mbledh Këshillin Ndërministror për të diskutuar për veprimet e ndërmarra kundër Etheve hemorragjike

Prishtinë, 11 qershor 2019

 

Nën udhëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHCC).

 

Ministri Ismaili tha se takimi i Këshillit po mbahet me qëllim të përcjelljes sa më të mirë të zbatimit të masave për kontrollin e etheve homorragjike për të ndikuar në uljen e sëmundshmërisë nga kjo sëmundje që shkaktohet si pasojë e pickimit dhe infektimit nga rriqrat.

 

Ministri Ismaili kërkoi nga të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për zbatimin e Planit operativ për parandalimin dhe luftimin e EHCC që ta rrisin angazhimin gjatë kësaj periudhe kur frekuenca e rasteve mund të jetë më e shprehur.

 

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera po zbatohen aktivitetet e Planit operacional me qëllim të parandalimit dhe luftimit të EHCC, kurse zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës njoftuan se në terren po bëhet dezinesktimi i hapësirave bashkë me komunat që njihen si zona endemike (Malishëve, Suharekë, Rahovec e Klinë), si dhe repelimi i kafshëve si masë parandaluese.

Këshilli, gjithashtu, u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kësaj sezone duke zbatuar masat e përgjithshme për mbrojtjes nga Ethet Hemorragjike, ndërsa në raste të pickimit nga rriqnat të lajmërohen te mjeku më i afërt në kujdesin primar shëndetësor.




Qytetarë kujdes nga rriqrat!

Rriqrat tashmë kanë filluar të pickojnë!
Kujdesuni nga pickimi i rriqnave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve!
Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar që të mbroheni nga Ethet hemorragjike!

Në vatrat endemike ka filluar pickimi i rriqrave që është paralajmërimi i parë për mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Numri i të pickuarëve ka arritur në 602 në komunën e Malishevës, 257 raste në komunën e Suharekës, 177 raste në komunën e Klinës dhe 94raste në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate.

Kujdesi duhet të jetë i madh nga qytetarët sepse nga pickimi tashmë nje person është diagnostikuar me ethe hemorragjike me gjendje te përkeqësuar klinike.

Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lusim RTK dhe mediat elektronike të emitojnë filmin për ethet hemorragjie.

Rekomandime për Ethet Hemorragjike Krime Kongo

Rekomandime për Ethet Hemorragjike Krime KongoInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e infeksionit dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë edhe sivjet do të vazhdojnë mbikëqyrjen dhe hulumtimin epidemiologjik të të gjitha vatrave, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash.Instituti Kombëtar tashmë është në gjendje gadishmërie për të ndërmarrë masat profilaktike dhe kundërepidemike për të parandaluar epideminë e EHCC të planifikuara me kohë dhe të përfshira në Planin Operacional për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë. Duke pasur parasysh se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK. Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet apel që edhe më tutje të vazhdojnë të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat Malishevë, Rahovec, Suharekë dhe Klinë pasiqë tashmë temperaturat kanë filluar të ngriten dhe rriqrat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës. Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të përgaditura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet: 1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,Instituti Kombëtar bënë thirje te qytetarët se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:1. Të punohen të gjitha tokat e punueshme,2. Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë, 3. Të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, 4. Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve,5. Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura6. Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin.

Posted by Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, 5 March 2019




Nën moton “Duhani dhe shëndeti i mushkërive”, shënohet Dita Botërore pa duhan

Prishtinë, 31 maj, 2019

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, u shënua 31 Maji-Dita Botërore pa Duhan, me ç’rast u tha se qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe avokimi për ndërmarrjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij, si dhe të inkurajojnë reduktimin e prodhimit dhe konsumit të duhanit.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani tha se kjo fushatë ndërgjegjësuese ka për qëllim të theksojë lidhjet midis përdorimit të produkteve të duhanit, kontrollit të tij, dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

“Në hulumtimin e fundit të Global Youth Tobacco Survey-GYTS në Kosovë: prevalenca e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve (13-15 vjeç) krahasuar me hulumtimin e kaluar (GYTS 2004) nga 6.7% është ulur në 4.4% (2016), ndërkohë që ekspozimi ndaj tymit të duhanit brenda ndonjë ambienti është ulur nga 84% në 43%, derisa prevalenca e përdoruesve aktualë të duhanit në mesin e të rinjve, krahasuar me hulumtimin e kaluar është nga 10.4% në 8.8%”, shpjegoi Prof. Ramadani.

Koordinatori Shtetëror për Kontrollin e Duhanit, Dr. Faik Hoti prezantoi pakon e masave për kontroll të duhanit, pjesë e FCTC/OBSH, si: monitorimi i përdorimit të duhanit dhe politikat e parandalimit, mbrojtja nga përdorimi i duhanit, ofrimi i ndihmës për lënien e duhanit, paralajmërimet për rreziqet nga duhani, fuqizimi i ndalimit të reklamave, promovimit dhe sponzorimit, dhe rritja e taksave të duhanit.

Në këtë prezantim, u tha se rezultatet nga studimi STEPS (2012) tregojnë se 28.4% e qytetarëve të anketuar në Kosovë janë duhanpirës (37.4% meshkuj, dhe 19.7% femra).

Në njërën nga pakot “Fuqizimi i ndalimit të reklamave, promovimit dhe sponzorimit”, u tha se ndalimi i plotë i reklamave, promovimit dhe sponsorizimit të duhanit mund të ulë konsumin e duhanit me një mesatare prej rreth 7%, dhe se vetëm 37 vende (përfshirë edhe Kosovën), që përfaqësojnë 15% të popullsisë botërore, kanë ndaluar plotësisht të gjitha format e reklamimit, promovimit dhe sponsorizimit të duhanit.

Drejtoresha e klinikës së Pulmologjisë, Dr.Rukije Mehmeti tha se janë dëshmitarë se duhanpirja shkakton sëmundje të ndryshme të mushkërive, dhe se numri i pacientëve me sëmundje obstruktive kronike është i shtuar. Po ashtu, ajo tha se nga duhanpirja vuajnë edhe duhanpirësit pasivë, e veçanërisht fëmijët, të cilët sipas saj, në të ardhmen mund të kenë pasoja serioze.

Ibrahim Tërshnjaku, shef i Inspektoratit Sanitar të AUV, tha se përmes angazhimeve dhe përpjekjeve që ka bërë ky inspektorat përgjatë këtyre viteve, kanë arritur që me përqindje të lartë, të bëjnë zbatimin e dispozitave ligjore, por sipas tij, kanë pasur edhe rënie te dispozitave ligjore, ku Ligji për Duhanin shpesh nuk zbatohet në disa kafene në Kosovë.

„Mos-zbatimi i këtij ligji nga ana e zyrtarëve të lartë shtetëror, inspektorët e punës, arsimit, shëndetësisë, e kanë zbehur në disa dispozita, çështjen e zbatueshmërisë së ligjit të Duhanit”, theksoi ai.

Arben Lila-Përfaqësues i organizatës KADC, tha se bilanci i zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, në vitin e kaluar, sipas tij fatkeqësisht është negativ.

“Raporti i publikuar i progresit për Kosovën, ka thënë se Kosova ka një Ligj gjithëpërfshirës të kontrollit të duhanit, por niveli i zbatimit të tij, ka vazhduar të bie, kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe performancës së dobët të autoriteteve për zbatimin e tij”, tha mes tjerash ai.