SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME GRIPIN SEZONAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME GRIPIN SEZONAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

image_pdfimage_print

22 Janar 2019

Informatë për media

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 18.736 raste  të  dyshimta  në  grip, 3.233 raste me infeksione respiratorë akute dhe 19 raste  me infeksione të rënda respiratorë akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numri më i madh i rasteve  raportohet  nga  komunat: Prishtinë, Prizren dhe Podujevë  por asnjëra  nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së  02-të (07.01.2019-13.01.2019) janë raportuar 1.617 raste  ILI dhe  319 raste ARI dhe 3 raste SARI.

Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 127 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 19 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga  19 raste  pozitive  në 3 mostra është bërë subtipizimi dhe i takojnë subtipit AH1pdm09.

Sot më 22.01.2019 nga Klinika Infektive janë raportuar dy raste vdekje me Influenca A, një prej tyre me subtipin AH1pdm09.

Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Hospitalizimet: Në  Klinikën Infektive, Klinikën  e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve  të fundit  janë hospitalizuar 7  raste  me Dg. Bronchopneumonia (ARI).

Instituti Kombëtar tashmë ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të majftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuiar dhe me sëmundje kronike rekomandohen që të vaksinohen.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.

print