SISH

image_pdfimage_print

Aktivitetet e Qendrës së Statistikave Shëndetësore

• Grumbullimi i të dhënave të informimit shëndetësor nga institucionet shëndetësore të të tri niveleve të kujdesit shëndetësor (duke përfshirë edhe atë privat); kontrollimi, përpunimi dhe prezantimi i të dhënave.
• Kontrollimi dhe garantimi i cilësisë dhe sasisë së të dhënave të raportuara.
• Përgatitja e raporteve periodike të rregullta të cilat dërgohen në Ministrinë e Shëndetësisë
• Përgatitja e raporteve shtesë sipas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe agjensioneve të interesuara në bazë të kontratave paraprake.
• Përgatitja e analizave specifike për probleme të ndryshme me kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë
• Përgatitja e analizave specifike mbi probleme të ndryshme me kërkesën e Agjensioneve të interesuara në bazë të kontratave të veçanta.
• Ndërmarrja e masave praktike në drejtim të avansimit të informimit shëndetësor: monitorimi dhe kontrolli i institucioneve, mbajtja e trajnimeve, seminareve, përgatitja e doracakëve dhe klasifikimeve ndërkombëtare etj.
• Identifikimi dhe propozimi i masave të nevojshme për avansimin e SISH Ministrisë së Shëndetësisë dhe implementimi i ndryshimeve pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë.