
16
Mar
Siguria e vendit të punës në lidhje me COVID-19
Comments
Praktikoni higjienë të mirë:
- Ndaloni shtrëngimin e duarve – përdorni metoda tjera të përshëndetjes pa kontakte
- Pastroni duart në hyrje dhe vendosni posterë dhe materiale edukative informuese për larjen e rregullt të duarve
- Mos prekni fytyrën, gojën, hundën dhe sytë
- Mbuloni gojën dhe hundën me gropëz të bërrylit ose me faculetë për një përdorim kur kolliteni dhe teshtini
- Dezinfektoni rregullisht sipërfaqet punuese si tavolinat, dollapat, dorëzat e dyerve
- Bëni ventilim të shpeshtë të hapësirave të punës duke hapur dritaret ose përmes kondicionerit
- Punëtorët të respektojnë distancën së paku 2 metra ndaj të tjerëve
- Punëtorët që punojnë në terren dhe e kanë të domosdoshëm ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve duhet poashtu patjetër të respektojnë distancën së paku 2 metra ndaj të tjerëve
- Shmangni sa më shumë punën me konsumatorë/klientë kur është e mundshme
- Informoni punonjësit, kontraktorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tuaj qoftë me simptome të kollës ose temperaturë 38.0 C e më tepër duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata gjithashtu duhet të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) nëse u është dashur të marrin medikamente të thjeshta, siç janë paracetamoli/acetaminofeni, ibuprofeni ose aspirina, të cilat mund të maskojnë simptomat e infeksionit.
Kujdes në takime dhe udhëtime:
- Përdorni videokonferenca për takime, kur është e mundur
- Kur nuk është e mundur videokonferenca, zhvilloni takime në hapësira të hapura dhe të ajrosura mirë, me distancë mes vete së paku 1 metër
- Konsideroni të riaranzhoni apo të shtyni takimet dhe mbledhjet e mëdha
- Vlerësoni rreziqet e udhëtimit të lidhura me punën
Kujdes për ushqimin
- Kufizoni ndarjen e ushqimit me të tjerët
- Fuqizoni kontrollet shëndetësore për stafin e kafiterisë/bufesë së organizatës/kompanisë dhe kontaktet e tyre të ngushta
- Siguroni që stafi i kafiterisë dhe kontaktet e tyre të ngushta të praktikojnë higjienë të rreptë
Qëndroni në shtëpi nëse…
- Jeni të sëmurë dhe keni një anëtar të sëmurë të familjes në shtëpi