Shkolla e Shëndetësisë Publike

Shkolla Kosovare e Shëndetit Publik

16.1.1. Shkolla Kosovare e Shëndetit Publik organizon dhe zhvillon punën mësimore, kërkimore-shkencore dhe profesionale në fushën e shëndetit publik për studentët në programet e studimeve universitare dhe pasuniversitare të Fakultetit të Mjekësisë, si dhe programet dhe format e ndryshme të edukimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve profesionale nga fusha e shëndetit publik për profesionistët shëndetësor dhe të punësuarit në institucione shëndetësore.
16.2. Udhëheqja dhe struktura organizative

16.2.1. Shkolla Kosovare e Shëndetit Publik përbëhet nga stafi mësimdhënës i Bashkësisë së Katedrave të Shëndetit Publik në Fakultetin e Mjekësisë:
1. Epidemiologji
2. Mjekësi Sociale
3. Ekologji Humane

16.2.2 Në kuadër të Shkollës Kosovare të Shëndetit Publik funksionon Njësia e Hulumtimeve Shkencore dhe Njësia e Publikimeve Profesionale.