Në IKSHPK është mbajtur punëtoria rreth konceptit të Planeve të Sigurisë së Ujërave

Në IKSHPK është mbajtur punëtoria rreth konceptit të Planeve të Sigurisë së Ujërave

image_pdfimage_print

Qëllimi i punëtorisë ishte të shpjegojë mënyrën dhe mekanizmat për ndryshim-plotësimin e Udhëzimit Administrativ AI 16/2012. Ky ndryshim i UA,paraqet konceptin e Planeve të Sigurisë së Ujërave (WSPs, të cilat zbatohen nga Kompanitë Regjionale të Ujit në Kosovë.

Kjo punëtori ka prezantuar parimet e WSPs me shembuj nga ekspertët e TAIEX, dhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë, nga disa vende, të cilët shpjeguan dhe propozuan hartimin e Udhërrefyesit Kombëtar për Planin e Sigurisë të ujit (WSPs) si dhe organizimin e trajnimeve te mëtutjeshme.

Zhvillimet kryesore në Direktivën e re të Ujit të Pijshëm 2015/1787 EU (që pritet të hyjnë në fuqi në Shtetet Anëtare të BE më vonë në 2019) gjithashtu jane mbuluar gjatë punëtorisë.