Mjekësia Sociale

image_pdfimage_print

Aktivitetet e Departamentit të Mjekësis Sociale
• Promovimi dhe edukimi shëndetësor
• Analizimi i nevojave dhe kërkesave shëndetësore të popullatës
• Vlerësimi i gjendjes shëndetësore sidomos të grupeve vulnerabile të popullatës
• Përcjellja e dinamikës dhe strukturës së sëmundjeve
• Evaluimi i programeve të veçanta shëndetësore
• Vlerësimi i resurseve njerëzore për shëndetësinë kosovare
• Vlerësimi i kualitetit të mbrojtjes shëndetësore
• Ekonomika e shëndetësisë
• Menaxhimi në shëndetësi
• Përpilimi i legjislacionit të nevojshëm për zbatimin e kujdesit shëndetësor
• Bashkëpunimi ndërkombëtar në lëminë e shëndetësisë
• Ngritja dhe edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve të shëndetit publik në të gjitha nivelet
• Përcaktimi i standardeve dhe normativëve të shërbimeve shëndetësore dhe aplikimi i tyre në praktikë nëpërmjet implementimit dhe monitorimit;
• Edukimi dhe ngritja e aftësive tek popullata dhe individët për shkathtësi avokuese për shëndet
• Trajnimi i grupeve brenda bashkësisë për vetëmbrojtje nga sëmundjet, sjelljet dhe gjendjet që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre
• Përpilimi dhe realizimi i hulumtimeve dhe projekteve që lidhen më fushëveprimin e Departmentit
• Prezantimi i informatave me rëndësi dhe komunikimi me media lidhur me çështjet nga fushëveprimi i Departamentit.