Mbledhja e epidemiologëvetë Kosovës për Koronavirusin e Ri COVID-19

Mbledhja e epidemiologëvetë Kosovës për Koronavirusin e Ri COVID-19

image_pdfimage_print

12 shkurt 2020

 

Sot në IKShPK u mbajt takimi me epidemiologët në nivel vendi. Tema e diskutimit ishte situata aktuale me Novel Coronavirus COVID-19, masat parandaluese dhe menaxhimi i situatave në rast të dyshimit/konfirmimit të rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.
Edhe një herë është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit me të gjitha institucionet të cilat janë përgjegjëse për gatishmëri dhe reagim në situata të tilla.
Në takim u vlerësua vigjilenca dhe gatishmëria e epidemiologëve për detektimin e hershëm dhe reagimin me kohë në çdo moment të dyshimit për lajmërimin e rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.

 

 

Situata globale me Novel Coronavirus COVID-19
Sipas raportit të fundit të OBSh-së, në mbarë botën janë konfirmuar 43.103 raste me Novel Coronavirus COVID-10. Prej tyre, 42/708 janë në Kinë, 7.333 në gjendje të rëndë dhe 1/017 raste të vdekjes. Në shtetet tjera jashtë Kinës janë konfirmuar 395 raste të shpërndara në 24 shtet dhe një rast i vdekjes në Filipine.
Deri më tani në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me Novel Coronavirus COVID-19 dhe rreziku për Koronavirusin e ri COVID-19 në Kosovë mbetet akoma i ulët.

 

Masat e parandalimit

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
    2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
    3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
    4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
    5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
    6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
    7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
    8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
    9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
    Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime dhe për to do të informoheni me kohë.

 

print