Kushtet mikroklimatike dhe cilësia e ujit të pijshëm, në shkollat fillore të Komunës së Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës

Kushtet mikroklimatike dhe cilësia e ujit të pijshëm, në shkollat fillore të Komunës së Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës

image_pdfimage_print

Me përkrahje të zyrës se OBSH-së në Prishtinë dhe ne kuadër te projektit “Kosovë e Shëndetshme” (i financuar nga Qeveria e Luksemburgut, implementuar nga OBSH, UNDP, dhe UNV), Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka ndërmarr një aktivitet për te matur indikatorët mjedisorë në 10 shkolla në komunat e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Me ketë projekt do të maten indikatorët e ajrit në mjedise shkollore, do të bëhet vlerësimi i kushteve higjeno-sanitare, si dhe do të analizohet kualiteti i ujit te pijshëm. Këto vlerësime janë duke u bere ne baze te rekomandimeve e OBSH-se dhe praktikave me te mira ndërkombëtare. OBSH-ja gjithashtu ka dhëne donacion senzoret dhe mostruesit për matjen e indikatorëve, si dhe ka ofruar trajnimet përkatëse.Parametrat e matur per here te pare do te analizohen ne QLT.

Qëllimi i këtij aktiviteti është te kuptohen me mire mjediset shkollore ku nxënësit dhe stafi mjekësor, kalon një kohe te konsiderueshme te kohës. Gjetjet kryesore do te komunikohet tek palët relevante, përfshire këtu Ministrinë e Arsimit dhe atë te Shëndetësie. Aktivitet te ngjashme pritet të përkrahen edhe ne te ardhmen nga OBSH-ja, dhe kjo do te mundësoje krijimin e një baze të dhënave reprezentative qe do te mundësoje edhe krahasimet me rajonin dhe do te mundësoje  përcjelljen e gjendjes se mjediseve shkollore ne te ardhmen”.

print