Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

image_pdfimage_print

Qytetarë të nderuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Këtë javë jemi ballafaquar me epideminë me Salmonela në Gjilan.

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spitalin e Gjilanit të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekë e janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet
Duart duhet të lahen dhe thahen:
– para se të filloni të përgatisni ushqimin
– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
– pas përdorimit të tualetit
– pasi të pastroni hundën
– pasi të prekni një kafshë
– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!
PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!