Komunikatë për media lidhur me testimin e antarëve të KF Prishtina

Komunikatë për media lidhur me testimin e antarëve të KF Prishtina

image_pdfimage_print

IKSHPK ka qenë në kontakt të afërt me menaxhmentin e KF Prishtina gjatë muajit të fundit me qëllim të ofrimit të shërbimeve të testimit për SARS-CoV-2 për antarët e saj.

Me kërkesën e KF të Prishtinës fillimisht me datën 05.08.2020 janë testuar 34 antarë të saj nga të cilët shtatë kanë rezultuar pozitiv, testim ky i kryer para fillimit të përgatitjeve për ndeshjën në Gjibraltar. Gjithashtu me datën 15.08.2020 janë testuar 44 antarë te KF Prishtina nga të cilët nëntë kanë rezultuar pozitiv. Pas ritestimit të tyre me datën 16.08.2020, tre kanë rezultuar pozitiv, nga të cilët dy ishin të raste të reja të konfirmuara (përveq atyre të datës 05.08.2020). Me datën 19.08.2020 janë testuar 40 antarë të KF Prishtina, nga të cilët 9 rezultuan pozitiv.

Në bazë të kësaj kronologjie të testimeve vërehet se infeksioni me COVID 19 ka qarkulluar në mesin e antarëve te KF Prishtina në javët e fundit. Është shumë e mundur që rastet të cilat nuk janë detektuar me datën 15.08.2020 në IKSHPK kanë qenë në fazën e hershme të infeksionit dhe për këtë arsye potencialisht kanë rezultuar pozitive me datën 17.08.2020 gjatë mostrimit në  Gjibraltar.

Duhet theksuar se rreziku për paraqitje të rasteve të reja ne mesin e antarëve të klubit gjatë ditëve pas testimeve të kryera ka qenë dhe është i pranishëm duke marrë në konsiderim faktin që inkubimi gjatë infeksionit është 2-14 ditë dhe të gjithë antarët kanë qenë në kontakte të afërta të rasteve të konfirmuara.

IKSHPK me kërkesë të KF Prishtina sot, me datën 20.08.2020, ka kryer testimin për prani të SARS-CoV-2 te antarët e ekipit të dytë të Prishtinës dhe nga 27 të testuar një ka rezultuar pozitiv dhe për këto rezultate është informuar menaxhmenti i KF të Prishtinës.

print