Komunikatë për media

Komunikatë për media

image_pdfimage_print

NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !

Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në  virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.

print