Komunikatë për media

28/02/2020
Ora 19:50

Komunikatë për media

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në
Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë
testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë
rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i
Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt
2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të
dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga
ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për
testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në
Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë
pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin
SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me
28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore
kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172
udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe

Kullë 7 udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e
rrezikut të përhapjes së COVID-19

  1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë
    përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë
    në:

  • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale
    të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes
    së rasteve.

    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si
      dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
    • Konfirmimin laboratorik të rasteve të
      raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të
      epidemisë;

  • Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë
    Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në
    pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

  • Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për
    monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e
    virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit
      shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për
      koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me
      përkrahje të specialistëve të
      shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të
      gjitha institucionet
      shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
  • Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë
    së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e
    Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

  • IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes
    të shtuar duke përsëritur
    rekomandimet:

  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga
    infeksione akute të frymëmarrjes!

  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në
      rrezik nga infeksionet respiratore!

  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të
    drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë
    ose në vendqëndrimin e tyre!

  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda,
      veçanërisht pas kontaktit të
      drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

  • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe
      hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj
      hudhni faculetat e përdorura në
      shportën më të afërt të mbeturinave!

  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje
    kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
    dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në
    mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

  • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me
      limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse
      përdorin transportin publik të
      përdorin maska!

  • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    • Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë,
      zonat Lombardi, Veneta të Italisë apo zona të prekura nga COVID-19 brenda 2
      javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit
    shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe
    kontrollit në spitale, veçanërisht
    në shërbimet e urgjencës!

  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt
    Kinës ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 shkurt 2020, janë
raportuar gjithsej 83 396 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 858 raste të
vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 815 raste me
COVID-19 dhe 19 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të
situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë
ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim
eventual të tillë.