Komunikatë për media

Komunikatë për media

image_pdfimage_print


28/02/2020
Ora 19:50

Komunikatë për media

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe

Kullë 7 udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

  1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë në:
  • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
    • Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë;
  • Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.
  • Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:
    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
  • Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.
  • IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
  • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
  • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
  • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    • Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë, zonat Lombardi, Veneta të Italisë apo zona të prekura nga COVID-19 brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 83 396 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 858 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 815 raste me COVID-19 dhe 19 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.

print