KOMUNIKATË PËR CILËSINË E UJIT PËR PIJE NË KOMUNËN E KAMENICËS

KOMUNIKATË PËR CILËSINË E UJIT PËR PIJE NË KOMUNËN E KAMENICËS

image_pdfimage_print

Prishtinë, 25 gusht 2019

 

Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Kamenicës, të menaxhuar nga KRU “Hidromorava” , Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pos kontrollit të rregullt dhe monitorimit të ujit për pije,  më datë 24 gusht 2019 ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit të cilat janë analizuar në laboratoret e IKSHPK të cilat në aspektin kimik rezultojnë:

Kontaminim kimik me tejkalim të vlerave të amoniakut, nitriteve dhe manganit si resultat i përzierjes së ujrave të ndotura dhe depërtimi i tyre në bunaret e hapura të cilat marrin ujë me drenazhim nga lumi Krivareka. Stacioni 1 ka 3 shpime të thella të mbylura dhe 4 bunare të hapura.

Në bazë të analizave kimike uji i pijes nuk i plotëson kushtet të përdoret si ujë për pije sipas standardeve të parapara me rregulloren për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

Instituti Kombëtar më 24 gusht 2019 ka rekomanduar:

  1. KRU “Hidromorava” të ndërpritet prodhimi i ujit nga pusi në lagjen Malësia, stacioni i pompimit nr.1. dhe sa më shpejtë të normalizohet prodhimin e ujit nga pusi i kontaminuar
  2. Deri në normalizimin e prodhimit të ujit, të bëhet furnizimi me ujë nga cisternat për për këtë pjesë të qytetit të Kamenicës.
  3. KRU “Hidromorava” të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e komunës së Kamenicës dhe të përforcojë kontrollin
  4. KRU “Hidromorava” të pastrojë rezervoaret dhe rrjetin e shpërndarjes me tretje hiperklorike dhe
  5. Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin,.ta ngritë vigjilencën dhe mbrotjen për siguri të resursit të ujit duke krijuar zonë të rreptë mbrojtëse sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH.
  1. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit.

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale duke ofruar mështetje profesionale dhe bashkëpunim në vazhdimësi me KRU “Hidromorava”.

Me këto rekomandime kemi parandaluar ndonjë shpërthim eventual hidrik me përmasa të pakontrolluara.

Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.