Komunikatë për Cilësinë e ujit gjatë reshjeve të fundit dhe shfrytëzimi i resurseve alternative

Komunikatë për Cilësinë e ujit gjatë reshjeve të fundit dhe shfrytëzimi i resurseve alternative

image_pdfimage_print

Duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura për cilesine e ujit për pije, si rezultat i reshjeve të dendura të shiut,  IKSHPK/QU ka sforcuar monitorim e cilësisë së ujit për pije, gjatë kësaj periudhe.

Bazuar në rezultatet nga matjet e kryera deri më tani cilësia e ujit për pije është brenda standardeve të parapara me UA 16/2012 Cilësia e ujit për konsum nga njeriu.

Vlera e shtuar e turbullirës ndikone në procesin e ngadalsimit të trajtimit të ujit dhe rrjedhimisht zvoglimin e kapacitetit prodhues (zvoglim i  sasisë së ujit të përpunuar), andaj kompanitë për arsye të pamundësisë së prodhimit me kapacitet të plotë janë të detyruar të aplikojnë restrikcione me orar të caktuart.

Në këtë situatë qytetarët duke dashur që të kenë furnizim 24 orë me ujë detyrohen të gjejnë alternativa për furnizim nga burimet tjera të ujit.

Bunaret/puset janë të pa mbrojtura, të pa menagjuara dhe me rrezik të lart për kontaminim.

Andaj luten qytetarët të kenë kujdes në shfrytëzimin racional të ujit dhe kursimin e tij si dhe  në maksimum të kenë kujdes me shfrytezimin dhe futjen e ujit ne rrjet nga bunaret/puset, per arsye se cilesia e ujit ne keto resurse eshte jo e sigurte e posaqerisht per shkak te turbullires.

Futja e këtij ujit do te ndikoj ne ndotjen e rrjetit dhe do të reflektoj në cilësi.

IKSHPK konsideron që zbatimi i këtyre masave është i domosdoshem për tejkalimin e problemit aktual të cilesisë së ujit për pije dhe rrjedhimisht për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

IKSHPK do të vazhdoj mbikëqyrjen e afërt të gjendjes dhe koordinimin e veprimeve me KRU dhe institucionet tjera relevante.

print