JU LUTEMI RRINI NË SHTËPI!

🔴 Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet!

🔴 Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!

🔴 Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!

🔴 Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten!

🔴 Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

🔴 Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!

🔴 APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! 🙏🙏🙏

🔴 Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

🔴 Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

🔴 Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

🔴 Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

🔴 Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

🔴 Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

🔴 Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!

🔴 Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.

🔴 Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët!

🔴 Virusi nuk ka këmbë, mos ia jepni këmbët virusit që të vij tek ju!