Instituti Kombëtar priti përfaqësues nga Instituti Robert Koch, Gjermani, në kuadër të programit të shëndetit global

Instituti Kombëtar priti përfaqësues nga Instituti Robert Koch, Gjermani, në kuadër të programit të shëndetit global

image_pdfimage_print

Prishtinë, 19 shtator 2017

Drejtori i Institutit Kombëtar Prof. Dr. Naser Ramadani me epidemiologët e specialistët e shëndetësisë Publike nga ky Institut, pritën sot në një takim përfaqësuesin e Institutit Gjerman të Shëndetësisë Publike “Robert Koch”, Dr. Andreas Gilsdorf me bashkëpunëtorë të këtij Instituti, në kuadër të programit të shëndetit global.

Fokusi i këtij programi do të jetë bashkëpunimi i Institutit Gjerman të Shëndetësisë Publike me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke filluar nga mbikëqyrja e sëmundjeve ngjitëse, menaxhimi i krizave dhe operacionet emergjente.

Në pjesën hyrëse të këtij takimi, epidemiologët nga Gjermania përmes një prezantimi, paraqitën sistemin e mbikëqyrjes në Gjermani, si dhe u diskutua për bashkëpunimet dhe aktivitetet e tyre të ardhshme me IKSHPK-në.

Gjithashtu, në takim u prezantua edhe sistemi për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, ku u paraqitën raporte vjetore të ndryshme rreth tyre.

Në përfundim do të diskutohet dokumenti final I Memrandumit të Bashkëpunimit mes dy Instituteve Kombëtare.

print