INFORMATË PËR CILËSINË E UJIT PËR PIJE NË KOMUNËN E SUHAREKËS

INFORMATË PËR CILËSINË E UJIT PËR PIJE NË KOMUNËN E SUHAREKËS

image_pdfimage_print

Pas marrjes së informatës pas vërshimeve dhe për dyshimin për kontaminimin e ujit në Komunën e Suharekës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit.

 

Mostrat janë analizuar në laboratoret e IKSHPK në Prizren.

 

Sipas rezultateve laboratorike rezulton se uji ka ndotje bakteriologjike në Suharekë dhe fshatrat Sopi, Studençan, Semetisht dhe Reshtan dhe si i tillë nuk mund të përdoret për pije sipas rregullores për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.

 

Andaj Instituti Kombëtar rekomandon:

 

  1. Uji në fshatrat Studençan, Semetisht, Reshtan, Suharekë dhe Sopi duhet domosdoshmërisht të dezinfektohet para përdorimit, respektivisht të vlohet para përdorimit;
  2. Ftojmë KRU ‘HJ’ të shtoj masat e mbikëqyrjes dhe kontrollimit të ujësjellësve lokal të cilët i menaxhon, të filtroj dhe dezinfektoj ujin para se të furnizohen krojet e qytetarëve, sidomos në fshatrat Studençan, Semetisht, Reshtan, Suharekë dhe Sopi.
  3. Masa të sanacionit duhet të ndërmerren edhe në fshatrat tjera, sidomos puset individuale të qytetarëve të cilët janë vërshuar nga uji.
  4. QRSHP është në dispozicion të vazhdueshëm për asanim dhe mbikëqyrje të situatës epidemiologjike në Komunën e Suharekës

 

IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.

 

Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar në Prizrendhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.

print