GRIPI NË KOSOVË AKOMA NËN PRAGUN EPIDEMIK

GRIPI NË KOSOVË AKOMA NËN PRAGUN EPIDEMIK

image_pdfimage_print

11 Shkurt 2019

Informatë për media

Instituti Kombëtar po përcjell me vëmendje ecurinë epidemiologjike të gripit sezonal në tërë territorin e Republikës së Kosovës duke intensifikuar punën në terren.

Nga 01 Tetori 2018 deri sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24.725 raste të  dyshimta  në  grip, 4.155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste  me infeksione të rënda respiratore akute.

Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës, por asnjëra nuk e kalon pragun epidemik.

Gjatë javës së  05-të (07.01.2019-13.01.2019) janë raportuar 1.999 raste  ILI dhe  273 raste ARI dhe 4 raste SARI.

Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 360 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 110 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A. Nga 62 mostra është bërë subtipizimi 31 mostra Influencë A i takojnë subtipit AH1pdm09.

Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste exitus të konfirmuara  me Influencë AH1N1.

Pacientet kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën  e Pediatrisë dhe spitalet rajonale gjatë 24 orëve  të fundit janë hospitalizuar 9  raste  me Dg. Bronchopneumonia bill. Dhe 3 raste me Dg.Status  griposus.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar sasi të majftueshme të vaksinave që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuiar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi I gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara.

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, ekziston mundësia e rritjes së rasteve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste eventuale të gripit A H1N1 dhe është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm.

Lusim mediat që të kenë të kenë kujdes në përdorimin e terminologjisë së saktë lidhur me llojin e gripit duke iu referuar komunikatave të IKSHPK.

Instituti ka dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal. 

  • Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
  • Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
  • Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
  • Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
  • Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
  • Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
  • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit 

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

  • Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.
  • Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit të dimrit.
  • Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.