Demant nga IKSHPK

Demant nga IKSHPK

image_pdfimage_print

Datë 11 korrik 2019

 

Duke pasur parasysh artikullin në gazetën “Koha Ditore” datë 11 korrik 2019 me titull „Kompania që dyshohet si përgjegjëse për vdekjet nga oksiduli sërish fiton tender për furnizim me gazin mjekësor“, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike lëshon këtë demant:

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka nënshkruar kontratën publike kornizë- Furnizim me gaz medicinal me numër identifikues: 711-19-3161-1-2-1 nr. të brendshëm MSH 711-19-003-1-2-1 me furnizuesin NPSHT “Bubeari Komerc” NRB: 80144911 me nr protokoli 834, date 5 korrik 2019 e nënshkruar mes zyrtares përgjegjëse të prokurimit znj Remzije Zhushi dhe drejtorit te NPSHT “Bubeari Komerc” z. Naser Guri.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kujdeset për shëndetin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ka mandat të sigurojë hulumtim aktiv të të gjithë faktorëve që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Këto hulumtime aktive kanë të bëjnë, pos tjerash, edhe në hulumtimin laboratorik të kontrollit të ujit dhe ushqimit që përdoren për konsum të përditshëm të qytetarëve. Për të realizuar këto hulumtime në kuadër të IKSHPK ekziston Qendra e Laboratoreve Testuese që mbikëqyrë dhe analizon faktorët e tillë të riskut për shëndetin e njeriut dhe është i akredituar nga Agjensioni për Akreditim i Kosovës në kryerjen e mbi 200 analizave të ujit dhe ushqimit me standardet europiane ISO 9001 dhe 17025.

Zyra e Prokurimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka zhvilluar  aktivitetin e prokurimit me titull: “Furnizim me gas medicinal” nr. i prokurimit: 711-19-988-1-2-1, nr. i brendshëm i prokurimit: MSH711 19 003 121 dhe ecuria e procedures është:

 

Për këtë aktivitet të prokurimit vendimi për inicimin e procedurave është marrë me datë: 13.03.2019. Njoftimi për kontratë është bërë me datë 13.03.2019, hapja e tenderëve  me datë 08.04.2019 dhe në afatin e rregullt për pranimin e ofertave nuk është pranuar asnjë ofertë. Më datë 07.05.2019 është publikuar Njoftimi për anulimin e aktivitetit të prokurimit.

Njoftimi për kontratë ri-tenderim (nr. i prokurimit 711-19-3161-1-2-1) është bërë me datë 15.05.2019, hapja e tenderëve me datë 10.06.2019 ku është pranuar vetëm një ofertë dhe atë nga Operator Ekonomik  NPTSH “Bubeari Komerc”. Vendimi i Komisionit për Vlerësimin e ofertave është bërë me datë 12.06.2019. Vlerësimi i ofertës është bërë duke u mbështetur në kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë, të cilat janë publike në platformën e-prokurimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Operatori Ekonomik në fjalë ka ofruar dëshmi të mjaftueshme se është i përgjegjshëm duke i plotësuar të gjitha kërkesat e përcaktuara në Dosjen e Tenderit dhe në Njoftimin për Kontratë.

Poashtu vendimi për dhënie të kontratës është marrë pasi NPTSH “Bubeari Komerc” ka sjellë edhe dëshmitë lidhur me kërkesat e përshtatshmërisë që janë vërtetimi nga Administrata Tatimore dhe çertifikata nga Gjykata Themelore në Prishtinë (Agj.nr. 3459/19 dt. 13 qershor 2019) për qëllime të pjesëmarrjes në tender. Poashtu operatori ekonomik në fjalë ka sjellë në origjinal edhe sigurimin e tenderit.

Mbas plotësimit të kushteve të tenderit, përfshirë kërkesat e përshtatshmërisë dhe të pranueshmërisë, njoftimi mbi vendimin e Autoritetit Kontraktues është bërë me datë 25.06.2019. Njoftimi për dhënie të kontratës eshte publikuar me datë 02.07.2019, kontrata është nënshkruar me datë 05.07.2019 dhe Njoftimi për nënshkrimin e kontratës është publikuar me datë 08.07.2019.

 

Duhet pasur parasysh se gazrat që janë objekt i kontratës  përdoren në pajisje laboratorike e asesi te pacientët në çfarëdo mënyre (direkte e as indirekte).

Për sqarime eventuale të opinionit bëjmë me dije se:

 

Në laboratorin organik përdoren këto gazëra:

HELIUMI ne GC-MS  (carrier gas) për përcaktimin e Trihalometaneve në ujë.

AZOTI në GC-MS (makeup gas)  për percaktimin e Trihalometaneve në ujë.

 

Ne laboratorin Inorganik përdoren këto gazëra:

 

ARGONI si gaz kryesor në përcaktimin e metaleve në ujë dhe ushqim;

HELIUMI si gaz ndihmesë për përcaktimin e metaleve në ujë;

AJRI I kompresuar –për përcaktimin e metaleve në ujë dhe ushqim;

Oksigjeni – për përcaktimin e Pb në gjak me furrë grafite (Absorber Atomik).

 

Në laboratorin e ujit përdoren këto gazëra:

 

HELIUMI  në Gas Kromatograf (carrier gas) për përcaktimin e pesticideve në ujë;

AZOTI  në  Gas Kromatograf (makeup gas) për përcaktimin e pesticideve ne ujë;

Ajri i kompresuar në aparatin TOC për përcaktimin e karbonit organik dhe karbonit total ne ujë.

BUTANI perdoret ne te gjitha laboratoret per përgatitje te mostrave qe duhet te nxehen apo te digjen varesisht nga procedura.

AZOTI përdoret për përgatitjen e mostrave për përcaktimet kromatografike;

Hidrogjeni- per percaktimin e pesticideve organiklorine ne uje me FID detektore;

Gazi CO2 – në laboratorin mikrobiologjik për inkubator për inkubimin e bakterieve.

 

Të gjitha këto fakte në mënyrën më transparente flasin se nuk ka vend për dyshime të çfarëdo natyre duke marrë parasysh faktin se gazërat e kontraktuar janë gazëra laboratorik dhe asnjëri nuk përdoret për pacientë,  po për aparaturën laboratorike, ndërsa sipas dispozitave ligjore në fuqi i plotëson të gjitha kushtet për përdorim. Duhet pasur të qartë se në këtë kontratë nuk ka artikull të gazit oksidul, siç tentohet të atribuohet në përshkrimin e gazetës pa fakte. Njëherit pasi që gazrat e kontraktuara nuk përdoren si preparate mjekësore për pacient nuk ka nevojë leje e posaçme e AKPM!

 

Instituti Kombëtar nuk është institucion gjyqësor që të shpallë fajtor apo të pafajshëm. Instituti përmes zyrës së prokurimit nis procedurat me formën më të avancuar me E-Prokurim, i cili proces monitorohet nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRrPP).

 

Poqese ka dyshime në cilëndo etapë të procedurave të prokurimit e që është në kompetencë të IKSHPK do të ndërmerren masa konform ligjeve në fuqi.