THIRJE QYTETARËVE: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!

Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.

Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim.

Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!

Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!

Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!




NJOHURITË BAZIKE DHE MASAT MBROJTËSE PËR CORONAVIRUS COVID-19

INKUBACIONI

 

Vlerësimet aktuale të periudhës së inkubacionit të virusit shkojnë nga 2-10 ditë. CDC beson që periudha e inkubacionit COVID-19 mund të zgjatës prej 2 deri  më 14 ditë pas ekspozimit. Këto vlerësime do të përditësohen pasi të jenë të disponueshme më shumë të dhëna.

 

BURIMI I VIRUSIT

 

Ekzistojnë dyshime se edhe Coronavirusi i ri COVID-19 ka  origjinën nga lakuriqët (rezervuar) ose gjarpërinjtë, dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Edhe Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) shkaktohen nga Coronaviruse që kanë prejardhje nga kafshët. Besohet se për të dy Coronaviruset nikoqir ishin lakuriqët,

 

PËRHAPJA E VIRUSIT

 

Në fillim, shumica e pacientëve në epideminë me COVID-19 kishin punuar ose frekuentuar një treg të madh të produkteve të detit dhe kafshëve të gjalla në Wuhan, Kinë. Kjo sugjeron në përhapjen e infeksionit nga kafshët te njeriu. Më vonë, rritja e numrit të pacientëve nuk lidhet me ekspozimin e tyre në tregjet e kafshëve, duke sugjeruar në përhapjen e sëmundjes nga personi në person. Janë regjistruar edhe raste të punëtorëve shëndetësor të infektuar.

 

Rruga kryesore e përhapjes, bazuar në të dhënat e disponueshme aktualisht, janë rastet simptomatike. OBSH është në dijeni të përhapjes së mundshme të COVID-19 nga personat e infektuar para se të shfaqin simptoma. Histori të detajuara të ekspozimit po merren për të kuptuar më mirë fazën para-klinike të infeksionit dhe se si përhapja mund të ketë ndodhur në këto pak raste. Infeksioni asimptomatik mund të jetë i rrallë, dhe përhapja nga një person asimptomatik është shumë e rrallë me Coronaviruset e tjerë, siç kemi parë me MERS-CoV. Kështu që, përhapja nga rastet asimptomatike ka të ngjarë të mos jetë një rruga kryesore e përhapjes. Personat që janë simptomatikë përhapin virusin më lehtë përmes kollitjes dhe teshtitjes.

 

PASQYRA KLINIKE

 

Pacientët me infeksion COVID-19, paraqesin një gamë të gjerë simptomash. Shumica duket se kanë sëmundje të lehtë, dhe rreth 20% e rasteve përparojnë në sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni, insuficiencë respiratore dhe në disa raste përfundojnë me vdekje.

Sëmundja në fillim manifestohet me ethe, kollë të thatë, mialgji ose lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Disa pacientë kishin shenja dhe simptoma të dukshme të traktit të sipërm respirator (p.sh. rhinorrhoea, teshtitje ose dhimbje të fytit), që tregon se qelizat e synuara mund të jenë të vendosura në rrugët e poshtme ajrore. Në raste të rënda virusi shkakton pneumoni të rëndë por edhe dështim të funksionit të organeve tjera (insuficiencë renale). Pacientët COVID-19 rrallë zhvillojnë shenja dhe simptoma të zorrëve p.sh. diarre ( tek MERS-CoV ose SARS-CoV rreth 20-25% e pacientëve kishin diarre).

 

Rimëkëmbja do të varet kryesisht nga gjendja e sistemit të tyre imunitar. Për shumicën e të vdekurve tashmë dihet që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike (SKV, HTA, diabet) apo imunitet te komprometuar.

 

MASAT MBROJTËSE 

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
  2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
  3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
  8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
  9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.



Gripi në Kosovë ka kaluar pragun epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës dimrore.

 

Prej 01 tetor 2019 deri më 9 shkurt 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 522 mostra të dyshimta në Grip, prej të cilave 214 (41 %) mostra kanë rezultuar pozitive, prej të cilave 98 (45.8%) positive në grip A dhe 116 (54.2%) pozitive në grip B.

 

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetor 2019 deri më 09 shkurt 2020 janë hospitalizuar 492 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 154 raste me Dg. SNG dhe 35 raste me Dg. SARI dhe 5 raste fatale me sëmundje të mëparshme kronike të njohura dhe një rast si pasojë e gripit sezonal).

 

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, pritet të vazhdojë intensitet i lartë edhe muajin e ardhshëm.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me shtimin e mëtutjeshëm të intensitetit të gripit sezonal.

 

Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë A Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3). Gjithashtu edhe virusi B/Victoria është në qarkullim duke mbuluar mbi gjysmën e rasteve të diagnostikuara në analizat laboratorike. Te gjitha subtipet fatmirësisht janë në përbërësit e vaksinës së sivjeme katër shtamëshe, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë nga fillimi i sezonit dhe Instituti Kombëtar ka shpërndarë dhe monitoruar zbatimin në çdo QKMF sipas indikacioneve epidemiologjike. Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar një efikasitet dhe intensitet mesatar, ulje të rasteve të komplikuara dhe  ulje të rasteve të hospitalizuara.

 

Gjatë javës së VI-të (03.02.2020-09.02.2020) janë raportuar 5454 raste SNG (Sëmundje e Ngjajshme me Gripin), 417 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 13 raste Infeksion i rëndë akut respirator SARI.

 

Duke pasur parasysh ecurinë e gripit sezonal dhe shtimin në intensitetin e përhapjes në fillim të shkurtit gripi sezonal këtë javë ka arritur pragun epidemik me një intensitet të lartë

 

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse konstaton se:

 

Gripi sezonal ka kaluar pragun epidemik dhe ka rritur intensitetin nga i mesëm në të lartë. Të njëjtin intensitet të lartë e kanë edhe Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe Serbia, kurse intensistet shumë të lartë: Shqipëria, Greqia dhe Sllovenia, Shtetet e BE kanë regjistruar gjithashtu intensitet të lartë dhe shumë të lartë;

 

Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar për gripin sezonal duhet të vazhdojnë dhe vlejnë për tërë territorin  e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.

 

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm duke dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

 

Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

 

Rekomandimet për Institucionet shëndetësore

 

Rekomandimet e Institutit Kombëtar duhet të ndërmerren në mënyrë strikte dhe të kontrollohet efekti i këtyre masave në mënyrë rigoroze:

 

  • Ngritja maksimale e nivelit të vigjilencës dhe gadishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë.
  • Kontrolli maksimal dhe inspektimet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private),
  • Të gjitha rastet e dyshimta në grip të vazhdohet të evidentohen dhe raportohen nga të gjitha Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore.
  • Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), të kenë të përgaditura dhoma të veçanta (posaçërisht në Klinikën Infektive të QKUK-së si dhe Institucionet tjera Spitalore të vendit).
  • Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), duhet që të shtohet kontrolli i brendshëm profesional në baza ditore duke implementuar rekomandimet e instancave të larta.
  • Të rritet në maksimum përkujdesja e stafit mjekësor dhe jo mjekësor ndaj higjienës personale dhe institucionale.
  • Të ndërpriten tërësisht vizitat e pa nevojshme si dhe prezenca e personave të pauniformuar në Institucionet Spitalore.
  • Të përdoren nga personeli shëndetësore masat mbrojtëse konform udhëzimeve.
  • Të vendosen materialet propagandistike dhe edukative për parandalimin e gripit në Institucionet Shëndetësore, shkollore apo entet publike ku tubohen qytetarët- nga përgjegjësit e tyre.
  • Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (përfshirë gjithë qendrat e mjekësisë familjare ne vartësi te saj), Spitalet Publike Rajonale dhe spitale e qyteteve, përfshirë edhe ambulancat dhe spitalet private do ti raportojnë informatat rreth rasteve të rënda klinike mbi baza ditore direkt (sipas udhëzimeve) dhe me mjetet më të shpejta të Institutet rajonale të Shëndetësisë Publike.
  • Institutet rajonale do ti përpunojnë të dhënat dhe varësisht nga ecuria epidemiologjike raportojnë menjëherë Institutin Kombëtar me mjetin më të shpejt të komunikimit dhe dorëzojnë raportet javore të kompletuara në Institutin Kombëtar.
  • Marrja e mostrave për konfirmim laboratorik do të bëhet vetëm te pacient me simptome klinike të bazuara në definim të rastit në Klinikën Infektive.
  • Personeli i Klinikës Infektive i dërgon mostrat për konfirmim laboratorik dhe raporton për të gjitha rastet e hospitalizuara duke plotësuar pyetësorin përkatës.
  • Akoma mund të vaksinohen grupet e riskut (punëtorët shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike).

 

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal. 

 

  • Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
  • Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
  • Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
  • Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
  • Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
  • Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
  • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

 

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

 

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

 

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

 

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

 

IKSHPK është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të japi rekomandimet e nevojshme.




Në IKSHPK është mbajtur takim në lidhje me koronavirusin

13 shkurt, 2020

 

Në Institutin Kombëtar, është mbajtur një takim i Komitetit për monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ku është diskutuar për pneumoninë virale me koronavirus (nCoV-2019).

 

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Naser Ramdani, tha se tashmë koronavirusi e ka marrë emërtimin e ri, COVID-19.

 

Ai e potencoi faktin se deri më tani, në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me koronavirus.

 

Dr. Bashkim Gllareva, pjesë e ekipit mjekësor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se deri më tani, në aeroport janë bërë 12 ekzaminime të personave të dyshuar me këtë virus, ku pjesa më e madhe e tyre, ka ardhur nga vendet endemike. Mirëpo, sipas tij, asnjëri nga ta nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

 

Gjithashtu, ai tha se në aeroport gjenden dy dhoma të izolimit, ku mund t’i fusin personat e dyshuar, deri sa ata të dërgohen në Klinikën Infektive.

 

Dr. Xhevat Jakupi-Shef i departamentit të Mikrobiologjisë, në Institutin Kombëtar, tha se tashmë i kanë marrë testet për testimin e koronavirusit, me anë të të cilëve mund të testohen deri në 650 persona të dyshimtë.

 

Dr. Faik Hoti, nga Minstria e Shëndetësisë tha se përveç aktiviteteve të tjera në koordinim të plotë me IKSHKP-në dhe institucionet e tjera, MSh po merret edhe me sigurimin e pajisjeve personale mbrojtëse për personelin shëndetësore, derisa në fushën e komunikimit të riskut, rëndësi e madhe, tha ai, ka komunikimi me publikun, pasi që, theksoi ai, opinioni dëshiron që informatat t’i marrë nga institucionet zyrtare.

 

Dr.Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive, tha se në këtë Klinikë janë gjithsej 21 infektologë, dhe 72 infermierë, gjë që sipas saj, duhet punuar edhe në aspektin e fuqizimit të resurseve humane të Klinikës për t’u siguruar që numri i atyre që do të merren me rastet eventuale të COVIC-19 të jetë i mjaftueshëm.

 

z.Bafti Murati, nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, tha se janë në gjendje gatishmërie, për të vepruar në rast të ekzistimit të mundësisë së përhapjes së këtij virusi, nga kafshët tek njeriu.

 

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka plotësuar të gjitha rekomandimet e OBSH dhe ECDC në koordinimin e aktiviteve, menaxhimin dhe informimin e qytetarëve për Koronavirusin e ri COVID-19.




Mbledhja e epidemiologëvetë Kosovës për Koronavirusin e Ri COVID-19

12 shkurt 2020

 

Sot në IKShPK u mbajt takimi me epidemiologët në nivel vendi. Tema e diskutimit ishte situata aktuale me Novel Coronavirus COVID-19, masat parandaluese dhe menaxhimi i situatave në rast të dyshimit/konfirmimit të rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.
Edhe një herë është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit me të gjitha institucionet të cilat janë përgjegjëse për gatishmëri dhe reagim në situata të tilla.
Në takim u vlerësua vigjilenca dhe gatishmëria e epidemiologëve për detektimin e hershëm dhe reagimin me kohë në çdo moment të dyshimit për lajmërimin e rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.

 

 

Situata globale me Novel Coronavirus COVID-19
Sipas raportit të fundit të OBSh-së, në mbarë botën janë konfirmuar 43.103 raste me Novel Coronavirus COVID-10. Prej tyre, 42/708 janë në Kinë, 7.333 në gjendje të rëndë dhe 1/017 raste të vdekjes. Në shtetet tjera jashtë Kinës janë konfirmuar 395 raste të shpërndara në 24 shtet dhe një rast i vdekjes në Filipine.
Deri më tani në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me Novel Coronavirus COVID-19 dhe rreziku për Koronavirusin e ri COVID-19 në Kosovë mbetet akoma i ulët.

 

Masat e parandalimit

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
    2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
    3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
    4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
    5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
    6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
    7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
    8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
    9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
    Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime dhe për to do të informoheni me kohë.

 




Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri!

Qytetarë të nderuar të Republikës!

 

Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri!

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës po përcjell në mënyrë aktive situatën epidemiologjike me sëmundje ngjitëse në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e në veçanti është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë.

 

Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgaditjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirus, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët.

 

IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë po bënë mbikëqyrjen aktive dhe gjurmimin e rasteve.

 

Instituti Kombëtar ka përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

 

Instituti Kombëtar ka rekomanduar të gjitha Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policinë e Kosovës, AUV dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

 

Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (në kohë reale, sa më parë që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK.

 

Të gjitha institucionet shëndetësore të vazhdojnë të zbatojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore, në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005), rekomandimet e OBSH dhe ECDC.

 

Janë ngritur ekipe në të gjitha QKMF- t e Kosovës në gjendje gadishmërie që për çdo rast të dyshimtë të udhtarëve që hyjnë në Kosovë përmes kufijve tokësor do ti vizitojnë menjeherë dhe rekomandojnë për hapat e mëtutjeshëm të procedurave mjekësore sipas Planit të Gadishmërisë se Institutit Kombëtar.

 

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

 

Për të gjitha rastet e dyshimta në koronavirus Instituti Kombëtar ka sasira të nevojshme të kiteve për detektim të Novel Coronavirusit 2019 nga Insituti Pasteur në Paris, France, në kuadër të projektit rajonal MedilabSecure.

 

Në rast të paraqitjes së rastit të parë dhe fillimi i rritjes së numrit të rasteve Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka përpiluar tashmë Planin e kontingjencës dhe planin e Gadishmërisë dhe reagimit për 2019-nCoV është ndërtuar në bazën e pesë pjesëve të lidhura ngushtë mes veti me qëllim të vetëm – menaxhimin e drejtë të rasteve.

 

Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin e Emergjencave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës.

 

Situata epidemiologjike me koronavirus në botë (sipas ECDC: 7 Shkurt 2020)

 

Në nivel global janë raportuar gjithsej 31.503 raste të konfirmuara me 2019 nCoV me 638 raste. Në Kinë gjithsej 31.217 raste të konfirmuara me 637 vdekje. Jashtë Kinës janë raportuar 286 raste me një rast vdekje në Filipine. Në Europë janë raportuar 31 raste me koronavirus të konfirmuar në Gjermani, në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi.

 

Masat e parandalimit

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
  2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
  3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
  8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
  9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.

 

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirus në Kosovë, rekomandimet mund të pësojne ndryshime dhe për to do të informoheni me kohë.




Kujdes nga era e fortë!

Qytetarë të Rajonit të Dukagjinit!

 

Kujdes nga era e fortë!

 

Komunat Isotg, disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë nga era e fortë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha që ka pasuar me ndërprerje të rrymës elektrike e ujit të pijshëm dhe duke rrëzuar kulme shtëpish ka rrezikuar shëndetin publik por fatmirësish nuk është raportuar për të lënduar.

 

Ekipet e Institutit Kombëtar në Pejë sot kanë takuar Drejtorin e Emergjencave të Komunës së Pejës dhe si anëtar të Shtabit Emergjencës po vlerësojnë dëmet secili nga fushëveprimi vet.

 

Ekipi i Institutit ne aspektin e Shëndetësisë Publike duke ndëmarrërë masat e duhura dhe janë të gatshme në ditët në vijim të kujdesen për qytetarët tanë dhe të vlerësojnë rreziqet për shëndet në situatën e krijuar e veçmas nga ndërprerjet e ujit e të rrymës.Me kujdes po monitorohet uji i pijshëm në Pejë dhe Istog!




Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi i ri.

03 Shkurt 2020

 

Komunikatë për media

 

IKShPK është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë. Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgaditjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirus, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët.

 

IKShPK/ Departamenti i Epidemiologjisë po bënë mbikëqyrjen aktive dhe gjurmimin e rasteve.

 

Sot u mbajt mbledhja e dytë e Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ku u konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

 

Instituti Kombëtar ka rekomanduar të gjitha Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Policinë e Kosovës, AUV dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

 

Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (në kohë reale,  sa më parë që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe drejtëpërsëdrejti në IKShPK.

 

Të gjitha institucionet shëndetësore të vazhdojnë të zbatojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore, në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005), rekomandimet e OBSH dhe ECDC.

 

Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Agjensionin e Emergjencave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës.

 

Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

 

Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit.

 

Situata epidemiologjike me koronavirus në botë (sipas ECDC: 3 Shkurt 2020)

 

Në nivel global janë raportuar gjithsej 17.383 raste të konfirmuara me 2019 nCoV. Në Kinë gjithsej 17.220 raste të konfirmuara me 362 vdekje. Nga 362 raste të vdekjes, 361 janë në Kinë dhe një rast në Filipine. Jashtë Kinës: 163 raste të konfirmuara dhe 24 shtete të përfshira. Në Evropë janë raportuar 25 raste të konfirmuara në Gjermani, Francë, Itali, Mbretëri të Bashkuar, Rusi, Finlandë, Spanjë dhe Suedi.

 

Masat e parandalimit 

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
  2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
  3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
  8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
  9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirus në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime për të cilat do të informoheni me kohë.




Komunikatë për Media

Sot më 30 janar 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)  u mbajt takimi i përbashkët me përgjegjësitë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës  lidhur me sigurinë në trafikun rrugor dhe numrin e lartë të aksidenteve në trafik.

 

Siguria rrugore është një çështje shumë e rëndësishme dhe Kosova ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të vdekjeve në trafik në dekadën e fundit, e po ashtu edhe numri i këmbësorëve të vdekur në aksidente rrugore është shumë i lartë.

 

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, Kosova në vitin e kaluar (2019)  në aksidentet në trafik ka pasur 113 persona të vdekur, ndërsa në vitin paraprak (2018) kishte  gjithsej 129 persona të vdekur në aksidentet me fatalitet në trafik.

 

Në takim u konstatua se shkaqet e aksidenteve në trafik janë të shumta dhe të ndryshme, por sigurisht faktori njeri mbetet faktori më i shpeshtë pasi që nuk janë duke u respektuar rregullat e përgjithshme në trafik, respektivisht masat që ndërlidhen me shpejtësinë, përdorimin e rripave të sigurisë dhe ulëseve për fëmijë; përdorimin e alkoolit, drogave dhe medikamenteve; mbajtjen e distancës së sigurisë, si dhe gjendjen e automjeteve dhe kohën e ngasjes dhe pushimit për shoferë.

 

IKSHPK dhe Policia e Kosovës theksojnë se zhvillimi i një “kulture të sigurisë rrugore” është shumë me rëndësi, prandaj, duhet ngritur edhe më tej vetëdijesimin e popullatës për rreziqet dhe përgjegjësinë e tyre në trafik, si dhe duhet të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme nga institucionet përgjegjëse për zvogëlimin dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.

 

IKSHPK dhe Policia e Kosovës me këtë rast përsërisin edhe disa nga rekomandimet me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafikun rrugor:

 

  1. Qytetarët duhet të respektojnë të gjitha rregullat në trafikun rrugor;
  2. Shoferët duhet të jenë të përqendruar maksimalisht gjatë drejtimit të automjetit;
  3. Shoferët duhet të respektojnë shpejtësinë e lejuar;
  4. Shoferët duhet të mos i përdorin telefonat mobil gjatë vozitjes;
  5. Shoferët me dënime të njëjta të përsëritura duhet të detyrohen t’i nënshtrohen testeve psikologjike dhe për ta nevojiten masa më të rrepta sanksionuese dhe masa shtesë për përmirësimin e ngasjes së tyre;
  6. Lëshimi i çertifikatës mjekësore për patentë shofer duhet të bëhet duke respektuar kriteret në mënyrë rigoroze
  7. Këmbësorët si pjesëmarrës në trafik janë të obliguar t’i respektojnë rregullat e trafikut njësoj sikur edhe pjesëtarët e tjerë në trafik.



Në IKSHPK është mbajtur takim në lidhje me koronavirusin

27 janar, 2020

 

Në Institutin Kombëtar, është mbajtur një takim midis Komitetit për Sëmundje Ngjitëse, ku u diskutua për pneumoninë virale me koronavirus.

 

Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK-së, Prof. Dr. Naser Ramadani, lidhur me këtë sëmundje tha se akoma nuk e kemi asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me koronavirus. Por, theksoi se është e nevojshme të aktivizohen të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.

 

Po ashtu, ai tha se Instituti është i gatshëm, për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për panikë, por, sipas tij, ka nevojë për kujdes.

 

Përfaqësuese nga Zyra e OBSH në Kosovë, Prof. Dr. Isme Humolli, u shpreh se tashmë është duke u bërë komunikimi i rrezikut me publikun dhe punonjësit shëndetësor. Ndërsa, tha se matja e temperaturës së udhëtarëve me laser, në aeroportin e Prishtinës, mund të mos jetë aq efektiv, në zbulimin e kësaj epidemie.

 

Prof. Dr. Ariana Kalaveshi, tha se ekzistojnë disa paqartësi, lidhur me këtë epidemi, siç është periudha e inkubacionit të sëmundjes, e cila ende nuk dihet saktë.

 

Në anën tjetër, Drejtoresha e Klinikës Infektive, Dr. Lindita Ajazaj, potencoi faktin se kanë bërë kërkesë që të pajisen me maska dhe mjete tjera mbrojtëse, si dhe tregoi planin për të krijuar një repart të izolimit, brenda kësaj Klinike, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti.

 

Në fund të takimit, u vendos që të formohet një Grup Punues,në lidhje me pneumoninë virale me koronavirus.

 

Komiteti per sëmundje ngjitëse këshillon të gjithë, që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar.