image_pdfimage_print

Mirë se vini në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është Institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës, organizon, zhvillon, mbikëqyrë dhe zbaton politikat e shëndetësisë publike në Kosovë.

IKSHPK mbulon gjithë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet degëve të veta – Instituteve të Shëndetësisë Publike (ISHP) të organizuara në këto Qendra rajonale: Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj.

IKSHPK është bazë e Fakultetit të Mjekësisë. Organizon dhe mbikqyrë studimet themelore dhe vlerëson aftësimin shkencor dhe profesional të kandidatëve nga lëmia e shëndetësisë publike.

Është Institucion Shëndetësor që planifikon, programon dhe vlerson politikat shëndetësore, përgatit dhe zbaton strategjinë e shëndetit publik (Masat higjieniko – sanitare, masat profilaktiko – kunderepidemike, socialo mjekësore, promovimin e shëndetit, edukimin dhe arsimimin shëndetësor, kontrollën e kualitetit të ujit dhe ushqimit, PZI (programi i zgjëruar i imunizimit), politikën shëndetësore dhe ekonomiken shëndetësore, informimin shëndetësorë) në mbarë territorin e Kosovës.

Instituti zhvillon punën hulumtuese-shkencore dhe organizon përkryerjen profesionale të punëtorëve shëndetësor.

Lajmet e Fundit

Analizat

Monitorimi i Shëndetit

Promovimi i Shëndetit

Partnerët bashkëpunues

Cilësia e Ajrit

COVID-19

Go.Data