Rrjedha e epidemisë COVID-19 në Kosovë!




Komunikatë për media

19/03/2020

Komunikatë për
media

ASNJË RAST I
KONFIRMUAR ME COVID-19!

Sot  me 19.03.2020 në Laboratorin e
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR,  janë testuar 16 mostra të dyshimta për
virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha janë negative.

Nga data 08.02.2020
deri me 19.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me
metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 335 mostra të dyshimta në virusin
SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë
pranuar në total 2.597 thirrje, ndërsa vetëm në 24  orët e fundit janë pranuar 553 thirrje
telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 19.03.2020 në
Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë
depistuar gjithsej 14.442 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015
udhëtarë, Merdare 4.882, Vërmicë 3.832, Jarinje 929, Dheu i Bardhë 891, Hani i
Elezit 1.430, Kullë 822, Qafë Morinë 47, Bërnjak 414, Qafë Prush 35, Muçibabë
144 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën
epidemiologjike me  COVID-19,  po monitoron të gjitha rastet e kontakteve
dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse
janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e kontakteve të rasteve
pozitive me COVID-19  për mbikëqyrje të
rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë
simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe
mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu
obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë
së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i
vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 mars
2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 225.252  raste të COVID-19 me 9.276 raste të vdekjes, numri
më i madh i rasteve raportohet nga  Kina
(80.928), Italia (35.713), Irani (18.407), përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të
bashkuar janë raportuar gjithsej 93,419 raste të COVID-19: Itali (35.713),
Spanjë (14.769), Francë (9.134), 
Gjermani (12.327), Mbretëri të Bashkuar (2.626), Holandë (2.051),
Belgjikë (1.486), Greqi (418), Turqi (191), Serbi (97), Kroaci (99), Shqipëri
(59), Maqedoni e veriut (43) dhe Mal të zi (8).

Deri me 19 mars 2020, numrin më të madh të vdekjeve e shenon
Kina me (3.245), Italia me (2.978),  Iran
(1.284), nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar 4.188
raste të vdekjes: Itali  (2.978), Spanjë
(638), Francë (264), Mbretëri të Bashkuar (104), Gjermani (31), Belgjikë (14), Norvegji
(6), Austri (5), Poloni (5), Greqi (5), Luksemburg (4), Danimarkë (4), Bullgari
(3), Irlandë (2), Turqi (2), Shqipëri (2), dhe Hungari (1).

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj
është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste
emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e 
shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju
faleminderit për mirëkuptim!




IKSHPK: GJASHTËMBËDHJETË RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!

Komunikatë për media

Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39vjeç.

Nga data 13.03.2020 kur janë konfirmuar dy rastet e para, deri sot me 17.03.2020 gjithsej gjashtëmbëdhjetë raste pozitive të konfirmuara për virusin SARS-CoV-2: Rastet janë 7 raste nga fshati Stubëll e epërme – Vitisë, 4 raste nga komuna e Malishevës dhe me nga një rast komuna e Klinës, Prizrenit, Podujevës, Obiliqit dhe Prishtinës. Shtatë prej tyre raste të importuara tashmë nga vendet që raportojnë për qarkullim të COVID -19. Tetë prej tyre të gjinisë femërore dhe tetë mashkullore, rastet janë të grup-moshave 5 – 14 (2 raste), 15-24 (2 raste), 25 – 34 (3 raste), 35 – 44 (4 raste), 45 – 54 (2 raste), 55 – 64 (1 rast ) dhe mbi 70 vjeç (2 raste).

Dhjetë prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive, gjendja e nëntë prej tyre është stabile përveç rastit të moshës 77 vjeçare i cili kohë pas kohe lehtësisht e rënduar dhe me Oksigjenoterapi.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë pranuar në total 1901 thirrje, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit janë pranuar 516 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 16.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 10.653 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 4.264, Vërmicë 2.989, Jarinje 742, Dheu i Bardhë 552, Hani i Elezit 734, Kullë 534, Qafë Morinë 41, Bërnjak 178, Qafë Prush 15, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën epidemiologjike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontaktuar kontaktet e kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju faleminderit për mirëkuptim!




Siguria e vendit të punës në lidhje me COVID-19

Praktikoni higjienë të mirë:

  • Ndaloni shtrëngimin e duarve – përdorni metoda tjera të përshëndetjes pa kontakte
  • Pastroni duart në hyrje dhe vendosni posterë dhe materiale edukative informuese për larjen e rregullt të duarve
  • Mos prekni fytyrën, gojën, hundën dhe sytë
  • Mbuloni gojën dhe hundën me gropëz të bërrylit ose me faculetë për një përdorim kur kolliteni dhe teshtini
  • Dezinfektoni rregullisht sipërfaqet punuese si tavolinat, dollapat, dorëzat e dyerve
  • Bëni ventilim të shpeshtë të hapësirave të punës duke hapur dritaret ose përmes kondicionerit
  • Punëtorët të respektojnë distancën së paku 2 metra ndaj të tjerëve
  • Punëtorët që punojnë në terren dhe e kanë të domosdoshëm ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve duhet poashtu patjetër të respektojnë distancën së paku 2 metra ndaj të tjerëve
  • Shmangni sa më shumë punën me konsumatorë/klientë kur është e mundshme
  • Informoni punonjësit, kontraktorët dhe klientët tuaj që nëse COVID-19 fillon të përhapet në komunitetin tuaj qoftë me simptome të kollës ose temperaturë 38.0 C e më tepër duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ata gjithashtu duhet të qëndrojnë në shtëpi (ose të punojnë nga shtëpia) nëse u është dashur të marrin medikamente të thjeshta, siç janë paracetamoli/acetaminofeni, ibuprofeni ose aspirina, të cilat mund të maskojnë simptomat e infeksionit.

               

   Kujdes në takime dhe
udhëtime:

  • Përdorni videokonferenca për takime, kur është e mundur
  • Kur nuk është e mundur videokonferenca, zhvilloni takime në hapësira të hapura dhe të ajrosura mirë, me distancë mes vete së paku 1 metër
  • Konsideroni të riaranzhoni apo të shtyni takimet dhe mbledhjet e mëdha
  • Vlerësoni rreziqet e udhëtimit të lidhura me punën

               

 Kujdes për ushqimin

  • Kufizoni ndarjen e ushqimit me të tjerët
  • Fuqizoni kontrollet shëndetësore për stafin e kafiterisë/bufesë së organizatës/kompanisë dhe kontaktet e tyre të ngushta
  • Siguroni që stafi i kafiterisë dhe kontaktet e tyre të ngushta të praktikojnë higjienë të rreptë

Qëndroni
në shtëpi nëse…

  • Jeni
    të sëmurë dhe keni një anëtar të sëmurë të familjes në shtëpi




Komunikatë për media

EDHE DY RASTE TË
REJA TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!

Nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263
mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre
kanë rezultuar pozitive.

Krahas trembëdhjetë rasteve pozitive të
deritashme, sot me 16.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në
IKSHPK me RT PCR janë konfirmuar  edhe dy
raste të reja pozitive për virusin SARS-CoV-2:  Dy rastet janë dy të fejuar  të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me
fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04
mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet
shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me
auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga
fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë
mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare.

Në qendrën e thirrjeve deri më tash janë
pranuar në total 1600 thirrje, ndërsa vetëm sot nga orët e hershme të mëngjesit
janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Nga data 01.02.2020 deri me 16.03.2020 në
Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë
depistuar gjithsej 10.653 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë,
Merdare 4.264, Vërmicë 2.989, Jarinje 742, Dheu i Bardhë 552, Hani i Elezit
734, Kullë 534, Qafë Morinë 41, Bërnjak 178, Qafë Prush 15, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë
1 udhëtarë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
të Kosovës (IKSHPK) po përcjell me vigjilencë të shtuar situatën
epidemiologjike me  COVID-19,  po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si
dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Ekipet e QRShP në
rajonet përkatëse janë në terren dhe janë duke i kontakuar kontaktet e
kontakteve të rasteve pozitive me COVID-19 
për mbikëqyrje të rreptë për 14 ditë duke rekomanduar që personat të
vetëizolohen dhe ata që kanë simptome të lajmërohen në klinikën infektive.

Në IKShPK në
vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha
kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për
vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në bazë të
qarkores së Ministrisë së Shëndetësisë është rekomanduar reduktimi i
operacioneve elektive dhe i vizitave në ambulancat specialistike spitalore.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019
deri më 16 mars 2020 sipas ECDC, janë raportuar gjithsej 167.414 raste të
COVID-19 me 6.507 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të
bashkuar janë raportuar gjithsej 51.771 raste të COVID-19 me 2.316 raste të
vdekjes: Itali (1.811), Spanjë (288), Francë (127), Mbretëri të Bashkuar (35), Gjermani
(12), Belgjikë (4), Greqi (4),  (3),
Poloni (3), Bullgari (2), Irlandë (2), Austri (1), Danimarkë (1), Hungari (1),
Luksemburg (1), Norvegji (1) dhe Shqipëri (1).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të
situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë
ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim
eventual të tillë

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj
është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste
emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti
Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!




Italia i dhuron pajisje mbrojtese personale Institutit Kombëtar

13 mars, 2020

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është
mbajtur ceremonia e dhurimit të pajisjeve personale mbrojtëse, për personelin
shëndetësor, në departamentin e Mikrobiologjisë, për të parandaluar
koronavirusin.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Prof. Dr.
Naser Ramadani, u shpreh mirënjohës ndaj ambasadorit italian, z.Nicola Orlando,
duke thënë se ky është një donacion me rëndësi shumë të madhe, në këtë kohë aq
të vështirë, që sipas tij, edhe pse momentalisht, nuk kemi asnjë rast të
konfirmuar në Kosovë, të jemi të mbrojtur nga ekspozimi ndaj kësaj sëmundje.

Ndërkaq, ambasadori i Italisë, z. Nicola Orlando tha
se situata në Itali është e vështirë, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që
të izolojmë së pari veten, në mënyrë që të mbrojmë të tjerët.

Shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK,
Dr. Xhevat Jakupi e falenderoi ambasadorin Italian, dhe tha se në Departamentin
e Mikrobiologjisë tashmë po bëhet testimi për COVID-19.

Ai shtoi se këto pajisje personale mbrojtëse, janë dhuruar në momentin e qëlluar.




NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Komunikatë për
media 

Nga data 08.02.2020 deri me 12.03.2020, në Laboratorin e
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 93
mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike
të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 12 mars 2020, ka marrë informatë
nga Klinika Infektive e QKUK-së për njëmbëdhjetë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i
infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe u morrën mostra për testim
laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 12.03.2020, në Laboratorin e
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar njëmbëdhjetë pacientë në
virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të
infektuar me virusin SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 12.03.2020 në Aeroportin
ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej
5.045 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 2.488, Vërmicë
1.456, Jarinje 374, Dheu i Bardhë 80, Hani i Elezit 77, Kullë 55, Qafë Morinë 30,
 Bërnjak 7, Qafë Prush 2 dhe Glloboçicë 1
udhëtarë.

Me datë 12.03.2020, në aeroportin
ndërkombëtar “Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF- Fushë
Kosovë dhe të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë
Publike të Kosovës kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët sipas protokolleve të OBSH-së
dhe ECDC-së dhe te asnjeri nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.Të
gjithë udhëtarëve u janë dhënë materialet edukative informuese lidhur me
COVID-19.    

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19

Duke pasur parasysh situatën
epidemiologiike me COVID-19 ditët e fundit, vlerësimin e rrezikshmërisë së OBSH (1 mars 2020) ME RISK SHUMË TË LARTË
NË TËRË BOTËN, ECDC
(2 mars 2020) që e vlerëson si RISK I LARTË

dhe me (11 mars 2020) shpallje
e OBSH si pandemi,  Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse
duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në botë, Evropë
dhe në vendet fqinje, ka nxjerrë rekomandimet për Ministrinë e Shëndetësisë  dhe të miratuara nga qeveria me datë 11 mars
2020, me qëllim të parandalimit të shfaqjes së rasteve të sëmundjes COVID-19
siç vijon:

  1. Theksuar se situata
    epidemiologjike dinamike në vendet epidemike kërkon shqyrtim të rekomandimeve
    për shmangie eventuale të përhapjes së rasteve me linja ajrore të udhëtimit ose
    mjeteve tjera të komunikacionit.
  2. Konstatuar se janë përforcuar masat
    për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që
    konsistojnë në: 

  • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes së rasteve.
  • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes; 
  • Konfirmimin laboratorik të rasteve të raportuara; 
  • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të epidemisë; 

Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare janë dyfishuar dhe po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Coronavirus  në pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

3. Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

  • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.

  • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për Coronavirusin COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike të IKSHPK.

  • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimeve të IKSHPK që në të gjitha institucionet shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.

4. Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

5. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet: 

  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
  • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
  • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
  • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
  • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
  • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
  • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
  • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
  • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
  • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin maska!
  • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara! 
  • Personat të cilët kanë histori udhëtimi në zonat të cilat raportojnë për përhapje lokale të COVID-19 brenda 2 javëve të fundit, kanë kontakt të afërt me personat e konfirmuar ose të mundshëm me COVID-19, dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
  • Nëse personi nuk ka kontakt të afërt me të sëmurin por vetëm është kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me COVID-19, personit të tillë i rekomandohet izolimi vetë-shtëpiak edhe në prani të anëtarëve tjerë të familjes.

  • Kontaktet
    këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të
    ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin
    ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë, simptoma të frymëmarrjes, siç
    janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose diarreja.
  • Kontaktet
    duhet të konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi
  • Është
    me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në punë, shkollë, kino dhe
    ambientet publike ku ka grumbullim të 
    shumë personave

Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:

  • Personat
    e moshuar dhe fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.

  • shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet dhe gjësendet,  sa më shpesh të lahen rrobat, mbajtja e
    higjienës së duarve është esenciale dhe të shmanget prekja e hundës, gojës dhe
    syve.
  • Gjatë
    kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta dhe ato të hudhen në vende të
    sigurta.
  • Nëse
    ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e vet dhe të shfrytëzojë banjo
    personale.
  • Mos
    pranoni vizita nga të afërmit dhe miqtë në shtëpi.
  • Nëse
    keni kafshë shtëpiake largoni ato ose pas çdo kontakti me to lani duart me ujë
    dhe sapun.
  • Monitoroni
    simptomet e juaja.
  • Thirrni
    mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor.
  • Menaxhoni
    në mënyrën e duhur mbeturinat.
  • Brenda mjediseve të institucioneve
    të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të
    infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të
    mos udhëtojnë drejt zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të
    domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019
deri më 12 mars 2020 sipas ECDC, janë raportuar gjithsej 125.518 raste të COVID-19
me 4.617 raste të vdekjes, përderisa në BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë
raportuar gjithsej 22.105 raste të COVID-19 me 943 raste të vdekjes: Itali (827),
Francë (48), Spanjë (47), Mbretëri të Bashkuar (6), Holandë (5), Belgjikë (3),
Gjermani (2), Greqi (1), Irlandë (1) dhe Suedi (1) .

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të
situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë
ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim
eventual të tillë.




INFORMATA RRETH COVID-19

Uleni rrezikun e infektimit me Koronavirus !

KUSH ËSHTË KONTAKT I AFËRT (I NGUSHTË) I NJË RASTI TË DYSHIMTË OSE TË VËRTETUAR ME COVID-19?

PËR MË TEPËR JU LUTEM SHKARKONI DOKUMENTIN NË VEGZËN VIJUESE:

http://niph-rks.org/wp-content/uploads/2020/03/kush_eshte_kontakti.pdf?fbclid=IwAR09osvUasPBMl1Dafw5uuWw5wXdILkvpk2Igzt9D4DKY2Kkk6DvHMmHvI4

INFORMATA RRETH VIRUSIT COVID-19
TELEFONONI NË: 038 200 80 800

PARANDALIMI I PËRHAPJES SË COVID-19 NË SHTËPI DHE KOMUNITETE

Udhëzimet e mëposhtme ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 mes njerëzve në shtëpi dhe në bashkësi. Udhëzimi i përkohshëm bazohet në ato që dimë aktualisht në lidhje me infeksionet e tjera virale të frymëmarrjes dhe Covid-19. CDC (Center for Control Disease-Qendra për Kontrollë të Sëmundjeve) do të përditësojë këtë udhëzim të përkohshëm sipas nevojës.

PËR MË TEPËR JU LUTEM SHKARKONI DOKUMENTIN NË VEGZËN VIJUESE:

http://niph-rks.org/wp-content/uploads/2020/03/Parandalimi-i-Covid-ne-kushte-shtepiake.pdf?fbclid=IwAR2jEL6GA9jEKV8OypQrWjdRRouJfPTudZlA9ZDrUdO2wMHjn6Am5P-05zA




Komunikatë për media

Prishtinë, 11 mars 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton
opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare
janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus .

Pas
analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar
negative.

Sikurse edhe ditëvë të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta
njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe
rezultatet e tyre.  




Demant lidhur me lajmin për rastin e dyshuar për Koronavirus

Prishtinë, 11 mars 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton
opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare
janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.

Deri
tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.

Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate,
lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione
nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK.

Sikurse edhe ditëvë të kaluara, publiku në Kosovë do të
njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e
tyre.