NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Komunikatë për media

29/02/2020
Ora 20:45

Nga data 08.02 deri më
29.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën
RT-PCR, janë testuar gjithsej 33 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe
të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i
Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 29 shkurt
2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 3 raste të dyshimta
në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga
ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për
testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 29.02.2020, në
Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 3 mostra të
pacientëve në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative.

Nga data 01.02.2020 deri me
29.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore
kufitare janë depistuar gjithsej 924 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172
udhëtarë, Vërmicë 351, Merdare 346, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 26 dhe

Kullë 7 udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e
rrezikut të përhapjes së COVID-19

  1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë
    përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë
    në:

  • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale
    të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes
    së rasteve.

    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si
      dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
    • Konfirmimin laboratorik të rasteve të
      raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të
      epidemisë;

  • Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë
    Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në
    pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

  • Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për
    monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e
    virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit
      shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për
      koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me
      përkrahje të specialistëve të
      shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të
      gjitha institucionet
      shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
  • Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë
    së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e
    Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

  • IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes
    të shtuar duke përsëritur
    rekomandimet:

  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga
    infeksione akute të frymëmarrjes!

  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në
      rrezik nga infeksionet respiratore!

  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të
    drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë
    ose në vendqëndrimin e tyre!

  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda,
      veçanërisht pas kontaktit të
      drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

  • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe
      hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj
      hudhni faculetat e përdorura në
      shportën më të afërt të mbeturinave!

  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje
    kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
    dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në
    mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

  • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me
      limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse
      përdorin transportin publik të përdorin maska!

  • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
  • Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë,
    zonat Lombardi, Veneto të Italisë apo zona të prekura
    nga COVID-19 brenda 2 javëve
    të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në
    frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

  • Nëse personi nuk ka qenë në kontakt
    të afërt me të sëmurin
    por vetëm është
    kontakt potencial për atë se ka qëndruar në vendet ku ka raste me
    COVID-19, personit të tillë i rekomandohet vetë-izolimi shtëpiak edhe në prani
    të anëtarëve tjerë të familjes.

  • Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për
    14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm
    shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë, veçanërisht ethe, temperaturë,
    simptoma të frymëmarrjes, siç janë kollitja ose vështirësi në frymëmarrje ose
    kanë diare.

  • Kontaktet duhet të
    konsiderojnë ushtrimin e vetë-izolimit për 14 ditë në shtëpi

  • Është me rëndësi që ky person nuk duhet të shkojë në
    punë, shkollë, kino dhe ambientet publike ku ka grumbullim të  shumë personave

Rregulla e parë e izolimit në shtëpi është:

  • Personat e moshuar dhe
    fëmijët të ndahen nga anëtarët tjerë të familjes.
  • Të shfrytëzohen peceta, të dezinfektohen sipërfaqet
    dhe gjësendet, sa më shpesh të lahen
    rrobat, esenciale është mbajtja e higjienës së duarve dhe të shmanget prekja e
    hundës, gojës dhe syve.
  • Gjatë kollitjes dhe teshtitjes të përdoret peceta
    dhe ato të hudhen në vende të sigurta.
  • Nëse ka mundësi secili të bëjë gjumin në shtratin e
    vet dhe të shfrytëzojë banjo personale.
  • Mos pranoni vizita nga të
    afërmit dhe miqtë në shtëpi.
  • Nëse keni kafshë shtëpiake largoni
    ato ose pas çdo kontakti
    me to lani duart me ujë
    dhe sapun.
  • Monitoroni simptomet e juaja.
  • Thirrni mjekun tuaj para
    vizitës në kujdesin shëndetësor.
  • Menaxhoni në mënyrën e duhur mbeturinat.
  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit
    shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe
    kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës!
  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë
    të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 29
shkurt 2020, janë raportuar gjithsej 85 203 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2
921 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 1
161 raste me COVID-19 dhe 23 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të
situatës epidemiologjike me COVID – 19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë
ndryshime.

Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual
të tillë.




Komunikatë për media

28/02/2020
Ora 19:50

Komunikatë për media

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 28.02.2020, në
Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë
testuar gjithsej 30 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë
rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i
Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 28 shkurt
2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për shtatë raste të
dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga
ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për
testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 28.02.2020, në
Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar shtatë
pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative me virusin
SARS-CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me
28.02.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore
kufitare janë depistuar gjithsej 687 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172
udhëtarë, Vërmicë 302, Merdare 170, Hani i Elezit 22, Dheu i bardhë 14 dhe

Kullë 7 udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e
rrezikut të përhapjes së COVID-19

  1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar se janë
    përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19 që konsistojnë
    në:

  • Vazhdimin e zbatimit të parimeve themelore nacionale
    të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes
    së rasteve.

    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si
      dhe përcjelljen e dinamikës së sëmundjes;
    • Konfirmimin laboratorik të rasteve të
      raportuara;
    • Aktivizimin e ekipeve për hulumtim të
      epidemisë;

  • Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë
    Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në
    pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

  • Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për
    monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e
    virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit
      shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për
      koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga arsimtarët dhe profesorët me
      përkrahje të specialistëve të
      shëndetësisë publike të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të
      gjitha institucionet
      shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve sanitare.
  • Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes Ministrisë
    së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për Menaxhimin e
    Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK, MASHT.

  • IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes
    të shtuar duke përsëritur
    rekomandimet:

  • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga
    infeksione akute të frymëmarrjes!

  • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në
      rrezik nga infeksionet respiratore!

  • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të
    drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë
    ose në vendqëndrimin e tyre!

  • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda,
      veçanërisht pas kontaktit të
      drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

  • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

  • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe
      hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj
      hudhni faculetat e përdorura në
      shportën më të afërt të mbeturinave!

  • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje
    kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
    dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

  • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në
    mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

  • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me
      limon!
    • Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike nëse
      përdorin transportin publik të
      përdorin maska!

  • Gjatë udhëtimit përdorni ushqime të paketuara!
    • Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë,
      zonat Lombardi, Veneta të Italisë apo zona të prekura nga COVID-19 brenda 2
      javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

  • Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit
    shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe
    kontrollit në spitale, veçanërisht
    në shërbimet e urgjencës!

  • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt
    Kinës ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 shkurt 2020, janë
raportuar gjithsej 83 396 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 858 raste të
vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 815 raste me
COVID-19 dhe 19 raste të vdekjes.

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të
situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë
ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim
eventual të tillë.




Komunikatë për media

27/02/2020

Ora 20:00

Komunikatë për media 

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga
data 08.02 deri me 27.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK
me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 23 mostra të dyshimta në virusin
SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të
Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 27 shkurt 2020, ka marrë informatë nga
Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i
infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim
laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

Me datë 27.02.2020, në Laboratorin e
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjashtë pacientë.në virusin
SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri
analizat, domethënë të gjashtë pacientët nuk janë të infektuar me virusin
SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B. 

Nga data 01.02.2020 deri me 27.02.2020 nga
aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë
depistuar gjithsej 535 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 172 udhëtarë,
Vërmicë 240, Merdare 87 dhe Dheu i bardhë 14 udhëtarë.

Sot me 27.02.2020, në aeroportin ndërkombëtar
“Adem Jashari” ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF-Lipjan, Drenas dhe
Fushë Kosovë të mbështetur nga ekipi i IKSHPK-së kanë kontrolluar 157 udhëtarët
e ardhur nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH-së dhe ECDC.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin,
parandalimin e rrezikut të përhapjes së

COVID-19

  1. Në mbledhjen e mbajtur në Ministrinë e
    Shëndetësisë me institucionet relevante në nivel qeveritar, Ministri i
    Shëndetësisë sot vendosi të themelojë Komitetin Drejtues për menaxhimin e
    situatës emergjente me COVID-19, organ i paraparë me Planin e Gatishmërisë dhe
    Përgjigjes. 

  • Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar
    se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes
    së COVID-19 që konsistojnë në: 

  • Vazhdimin e
    zbatimit të parimeve themelore nacionale të reagimit në sistemin e mbikëqyrjes
    së rasteve.

    • Depistimin dhe detektimin e rasteve të dyshimta, si dhe
      përcjelljen e dinamikës së sëmundjes; 
    • Konfirmimin
      laboratorik të rasteve të raportuara; 
    • Aktivizimin
      e ekipeve për hulumtim të epidemisë; 

  • Ekipet e IKSHPK dhe Qendrat e Mjekësisë
    Familjare po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në
    pikat hyrëse tokësore dhe aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

  • Aktivitetet e rekomanduara nga Komiteti për
    monitorimin e sëmundjeve ngjitëse kanë vazhduar me masat për parandalimin e
    virusit në institucionet arsimore të Kosovës që konsistojnë në:

    • Shpërndarjen e materialeve të edukimit dhe promovimit
      shëndetësor, posterëve dhe lifleteve.
    • Organizimin e ligjëratave përkushtuar njohurive për
      koronaviruson COVID- 19, të organizuara nga
      arsimtarët dhe profesorët me përkrahje të specialistëve të shëndetësisë publike
      të IKSHPK.
    • Ndërmarrjen
      e hapave sipas rekomandimi të IKSHPK që në të gjitha institucionet
      shkollore të bëhet dezinfektimi i shtuar i të gjitha sipërfaqeve dhe nyjeve
      sanitare.
  • Është ngritur shkëmbimi i informatave ndërinstitucionale mes
    Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK, Qendrës së Situatave, Agjencionit për
    Menaxhimin e Emergjencave, SHSKUK, AUV, QKMF-ve, Policisë së Kosovës, FSK,
    MASHT.

  • IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të
    shtuar duke përsëritur rekomandimet: 

    • Shmangni
      kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
    • Sa të jetë e
      mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni
      përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet
      respiratore!
    • Lani shpesh
      duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në
      vendqëndrimin e tyre!
    • Lani duart
      porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart
      para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart
      pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart
      sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të
      drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    • Evitoni
      përdorimin e tualeteve publike!
    • Lani duart
      sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni
      prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose
      parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në
      shportën më të afërt të mbeturinave!
    • Nëse keni
      ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore
      dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
    • Personat e
      sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e
      sëmundjes!
    • Mos
      frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më
      shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    • Të moshuarit
      dhe personat me sëmundje kronike nëse përdorin transportin publik të përdorin
      maska!
    • Gjatë
      udhëtimit përdorni ushqime të paketuara! 
    • Personat të
      cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë, zonat Lombardi, Veneta të Italisë apo
      zona të prekura nga COVID-19 brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose
      vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!
    • Brenda
      mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat
      standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht
      në shërbimet e urgjencës!
    • IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës
      ose zonave/ shteteve me Koronavirus, nëse nuk e kanë të domosdoshme!

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 shkurt
2020, janë raportuar gjithsej 82 132 raste me COVID-19 dhe gjithsej 2 801 raste
të vdekjes, derisa në BE dhe Mbretëri të bashkuar, janë raportuar 477 raste me
COVID-19 dhe 14 raste të vdekjes, Itali (12) dhe Francë (2).

Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës
epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime.
Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të
tillë.




NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Komunikatë për media

26/02/2020

Ora 17:35

NË KOSOVË NUK KA KORONAVIRUS!

Nga data 08.02 deri me 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën rRT-PCR, janë testuar gjithsej 17 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 26 shkurt 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 6 raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morrën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.

Me datë 26.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 6 pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe në influencë A dhe B dhe kanë rezultuar negative në të tri analizat, domethënë të gjashtë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2 dhe Influencë A dhe B.




KOMUNIKATË PËR MEDIA (E TRETA NGA LABORATORI ORA 23.34)

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë
Publike sot në mbrëmje ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për një
pacient të kthyer nga Italia i hospitalizuar në Klinikn Infektive, SHSKUK.

Pacienti u vizitua nga ekipi i
infektologëve në Klinikën Infektive, u morë mostra për testim laboratorik në virus
SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 te
pacienti A.B. me metodën rRT-PCR dhe testi ka rezultuar negativ domethënë pacienti
nuk është të infektuar me virusin SARS-CoV-2.




KOMUNIKATË PËR MEDIA (E DYTA NGA LABORATORI)

Në Kosovë nuk ka koronavirus!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot pasdite ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK se dy paciente t kthyera nga Italia jan hospitalizuar në Klinikën Infektive, SHSKUK.

Pacientet u vizituan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive, u morën për testim laboratorik në virus SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të
Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virus SARS-CoV-2 me
metodën rRT-PCR te dy pacientë. Testi ka rezultuar negativ domethënë të dy
pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2




NJOHURITË BAZIKE DHE MASAT MBROJTËSE PËR CORONAVIRUS COVID-19

INKUBACIONI

 

Vlerësimet aktuale të periudhës së inkubacionit të virusit shkojnë nga 2-10 ditë. CDC beson që periudha e inkubacionit COVID-19 mund të zgjatës prej 2 deri  më 14 ditë pas ekspozimit. Këto vlerësime do të përditësohen pasi të jenë të disponueshme më shumë të dhëna.

 

BURIMI I VIRUSIT

 

Ekzistojnë dyshime se edhe Coronavirusi i ri COVID-19 ka  origjinën nga lakuriqët (rezervuar) ose gjarpërinjtë, dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Edhe Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) shkaktohen nga Coronaviruse që kanë prejardhje nga kafshët. Besohet se për të dy Coronaviruset nikoqir ishin lakuriqët,

 

PËRHAPJA E VIRUSIT

 

Në fillim, shumica e pacientëve në epideminë me COVID-19 kishin punuar ose frekuentuar një treg të madh të produkteve të detit dhe kafshëve të gjalla në Wuhan, Kinë. Kjo sugjeron në përhapjen e infeksionit nga kafshët te njeriu. Më vonë, rritja e numrit të pacientëve nuk lidhet me ekspozimin e tyre në tregjet e kafshëve, duke sugjeruar në përhapjen e sëmundjes nga personi në person. Janë regjistruar edhe raste të punëtorëve shëndetësor të infektuar.

 

Rruga kryesore e përhapjes, bazuar në të dhënat e disponueshme aktualisht, janë rastet simptomatike. OBSH është në dijeni të përhapjes së mundshme të COVID-19 nga personat e infektuar para se të shfaqin simptoma. Histori të detajuara të ekspozimit po merren për të kuptuar më mirë fazën para-klinike të infeksionit dhe se si përhapja mund të ketë ndodhur në këto pak raste. Infeksioni asimptomatik mund të jetë i rrallë, dhe përhapja nga një person asimptomatik është shumë e rrallë me Coronaviruset e tjerë, siç kemi parë me MERS-CoV. Kështu që, përhapja nga rastet asimptomatike ka të ngjarë të mos jetë një rruga kryesore e përhapjes. Personat që janë simptomatikë përhapin virusin më lehtë përmes kollitjes dhe teshtitjes.

 

PASQYRA KLINIKE

 

Pacientët me infeksion COVID-19, paraqesin një gamë të gjerë simptomash. Shumica duket se kanë sëmundje të lehtë, dhe rreth 20% e rasteve përparojnë në sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni, insuficiencë respiratore dhe në disa raste përfundojnë me vdekje.

Sëmundja në fillim manifestohet me ethe, kollë të thatë, mialgji ose lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Disa pacientë kishin shenja dhe simptoma të dukshme të traktit të sipërm respirator (p.sh. rhinorrhoea, teshtitje ose dhimbje të fytit), që tregon se qelizat e synuara mund të jenë të vendosura në rrugët e poshtme ajrore. Në raste të rënda virusi shkakton pneumoni të rëndë por edhe dështim të funksionit të organeve tjera (insuficiencë renale). Pacientët COVID-19 rrallë zhvillojnë shenja dhe simptoma të zorrëve p.sh. diarre ( tek MERS-CoV ose SARS-CoV rreth 20-25% e pacientëve kishin diarre).

 

Rimëkëmbja do të varet kryesisht nga gjendja e sistemit të tyre imunitar. Për shumicën e të vdekurve tashmë dihet që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike (SKV, HTA, diabet) apo imunitet te komprometuar.

 

MASAT MBROJTËSE 

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
  2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
  3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
  8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
  9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.



Gripi në Kosovë ka kaluar pragun epidemik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të Influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës dimrore.

 

Prej 01 tetor 2019 deri më 9 shkurt 2020 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 522 mostra të dyshimta në Grip, prej të cilave 214 (41 %) mostra kanë rezultuar pozitive, prej të cilave 98 (45.8%) positive në grip A dhe 116 (54.2%) pozitive në grip B.

 

Hospitalizimet: Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetor 2019 deri më 09 shkurt 2020 janë hospitalizuar 492 raste me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 154 raste me Dg. SNG dhe 35 raste me Dg. SARI dhe 5 raste fatale me sëmundje të mëparshme kronike të njohura dhe një rast si pasojë e gripit sezonal).

 

Aktualisht situata epidemiologjike është nën kontroll sa i përket gripit sezonal, por me gjendjen aktuale klimatologjike që po mbretëron në Kosovë, pritet të vazhdojë intensitet i lartë edhe muajin e ardhshëm.

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës ka rritur vigjilencën për t’u përballur me shtimin e mëtutjeshëm të intensitetit të gripit sezonal.

 

Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë A Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3). Gjithashtu edhe virusi B/Victoria është në qarkullim duke mbuluar mbi gjysmën e rasteve të diagnostikuara në analizat laboratorike. Te gjitha subtipet fatmirësisht janë në përbërësit e vaksinës së sivjeme katër shtamëshe, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë nga fillimi i sezonit dhe Instituti Kombëtar ka shpërndarë dhe monitoruar zbatimin në çdo QKMF sipas indikacioneve epidemiologjike. Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar një efikasitet dhe intensitet mesatar, ulje të rasteve të komplikuara dhe  ulje të rasteve të hospitalizuara.

 

Gjatë javës së VI-të (03.02.2020-09.02.2020) janë raportuar 5454 raste SNG (Sëmundje e Ngjajshme me Gripin), 417 raste ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 13 raste Infeksion i rëndë akut respirator SARI.

 

Duke pasur parasysh ecurinë e gripit sezonal dhe shtimin në intensitetin e përhapjes në fillim të shkurtit gripi sezonal këtë javë ka arritur pragun epidemik me një intensitet të lartë

 

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse konstaton se:

 

Gripi sezonal ka kaluar pragun epidemik dhe ka rritur intensitetin nga i mesëm në të lartë. Të njëjtin intensitet të lartë e kanë edhe Bullgaria, Maqedonia, Rumania dhe Serbia, kurse intensistet shumë të lartë: Shqipëria, Greqia dhe Sllovenia, Shtetet e BE kanë regjistruar gjithashtu intensitet të lartë dhe shumë të lartë;

 

Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar për gripin sezonal duhet të vazhdojnë dhe vlejnë për tërë territorin  e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.

 

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm duke dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

 

Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

 

Rekomandimet për Institucionet shëndetësore

 

Rekomandimet e Institutit Kombëtar duhet të ndërmerren në mënyrë strikte dhe të kontrollohet efekti i këtyre masave në mënyrë rigoroze:

 

  • Ngritja maksimale e nivelit të vigjilencës dhe gadishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë.
  • Kontrolli maksimal dhe inspektimet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private),
  • Të gjitha rastet e dyshimta në grip të vazhdohet të evidentohen dhe raportohen nga të gjitha Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore.
  • Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), të kenë të përgaditura dhoma të veçanta (posaçërisht në Klinikën Infektive të QKUK-së si dhe Institucionet tjera Spitalore të vendit).
  • Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), duhet që të shtohet kontrolli i brendshëm profesional në baza ditore duke implementuar rekomandimet e instancave të larta.
  • Të rritet në maksimum përkujdesja e stafit mjekësor dhe jo mjekësor ndaj higjienës personale dhe institucionale.
  • Të ndërpriten tërësisht vizitat e pa nevojshme si dhe prezenca e personave të pauniformuar në Institucionet Spitalore.
  • Të përdoren nga personeli shëndetësore masat mbrojtëse konform udhëzimeve.
  • Të vendosen materialet propagandistike dhe edukative për parandalimin e gripit në Institucionet Shëndetësore, shkollore apo entet publike ku tubohen qytetarët- nga përgjegjësit e tyre.
  • Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (përfshirë gjithë qendrat e mjekësisë familjare ne vartësi te saj), Spitalet Publike Rajonale dhe spitale e qyteteve, përfshirë edhe ambulancat dhe spitalet private do ti raportojnë informatat rreth rasteve të rënda klinike mbi baza ditore direkt (sipas udhëzimeve) dhe me mjetet më të shpejta të Institutet rajonale të Shëndetësisë Publike.
  • Institutet rajonale do ti përpunojnë të dhënat dhe varësisht nga ecuria epidemiologjike raportojnë menjëherë Institutin Kombëtar me mjetin më të shpejt të komunikimit dhe dorëzojnë raportet javore të kompletuara në Institutin Kombëtar.
  • Marrja e mostrave për konfirmim laboratorik do të bëhet vetëm te pacient me simptome klinike të bazuara në definim të rastit në Klinikën Infektive.
  • Personeli i Klinikës Infektive i dërgon mostrat për konfirmim laboratorik dhe raporton për të gjitha rastet e hospitalizuara duke plotësuar pyetësorin përkatës.
  • Akoma mund të vaksinohen grupet e riskut (punëtorët shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike).

 

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal. 

 

  • Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
  • Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
  • Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
  • Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
  • Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
  • Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
  • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

 

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

 

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

 

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

 

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

 

IKSHPK është në gjendje gadishmërie të përcjellë situatën epidemiologjike dhe për çdo ndryshim të situatës do të japi rekomandimet e nevojshme.




Në IKSHPK është mbajtur takim në lidhje me koronavirusin

13 shkurt, 2020

 

Në Institutin Kombëtar, është mbajtur një takim i Komitetit për monitorimin e Sëmundjeve Ngjitëse, ku është diskutuar për pneumoninë virale me koronavirus (nCoV-2019).

 

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kombëtar, Prof. Dr. Naser Ramdani, tha se tashmë koronavirusi e ka marrë emërtimin e ri, COVID-19.

 

Ai e potencoi faktin se deri më tani, në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me koronavirus.

 

Dr. Bashkim Gllareva, pjesë e ekipit mjekësor të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se deri më tani, në aeroport janë bërë 12 ekzaminime të personave të dyshuar me këtë virus, ku pjesa më e madhe e tyre, ka ardhur nga vendet endemike. Mirëpo, sipas tij, asnjëri nga ta nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

 

Gjithashtu, ai tha se në aeroport gjenden dy dhoma të izolimit, ku mund t’i fusin personat e dyshuar, deri sa ata të dërgohen në Klinikën Infektive.

 

Dr. Xhevat Jakupi-Shef i departamentit të Mikrobiologjisë, në Institutin Kombëtar, tha se tashmë i kanë marrë testet për testimin e koronavirusit, me anë të të cilëve mund të testohen deri në 650 persona të dyshimtë.

 

Dr. Faik Hoti, nga Minstria e Shëndetësisë tha se përveç aktiviteteve të tjera në koordinim të plotë me IKSHKP-në dhe institucionet e tjera, MSh po merret edhe me sigurimin e pajisjeve personale mbrojtëse për personelin shëndetësore, derisa në fushën e komunikimit të riskut, rëndësi e madhe, tha ai, ka komunikimi me publikun, pasi që, theksoi ai, opinioni dëshiron që informatat t’i marrë nga institucionet zyrtare.

 

Dr.Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive, tha se në këtë Klinikë janë gjithsej 21 infektologë, dhe 72 infermierë, gjë që sipas saj, duhet punuar edhe në aspektin e fuqizimit të resurseve humane të Klinikës për t’u siguruar që numri i atyre që do të merren me rastet eventuale të COVIC-19 të jetë i mjaftueshëm.

 

z.Bafti Murati, nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, tha se janë në gjendje gatishmërie, për të vepruar në rast të ekzistimit të mundësisë së përhapjes së këtij virusi, nga kafshët tek njeriu.

 

Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka plotësuar të gjitha rekomandimet e OBSH dhe ECDC në koordinimin e aktiviteve, menaxhimin dhe informimin e qytetarëve për Koronavirusin e ri COVID-19.




Mbledhja e epidemiologëvetë Kosovës për Koronavirusin e Ri COVID-19

12 shkurt 2020

 

Sot në IKShPK u mbajt takimi me epidemiologët në nivel vendi. Tema e diskutimit ishte situata aktuale me Novel Coronavirus COVID-19, masat parandaluese dhe menaxhimi i situatave në rast të dyshimit/konfirmimit të rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.
Edhe një herë është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit me të gjitha institucionet të cilat janë përgjegjëse për gatishmëri dhe reagim në situata të tilla.
Në takim u vlerësua vigjilenca dhe gatishmëria e epidemiologëve për detektimin e hershëm dhe reagimin me kohë në çdo moment të dyshimit për lajmërimin e rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.

 

 

Situata globale me Novel Coronavirus COVID-19
Sipas raportit të fundit të OBSh-së, në mbarë botën janë konfirmuar 43.103 raste me Novel Coronavirus COVID-10. Prej tyre, 42/708 janë në Kinë, 7.333 në gjendje të rëndë dhe 1/017 raste të vdekjes. Në shtetet tjera jashtë Kinës janë konfirmuar 395 raste të shpërndara në 24 shtet dhe një rast i vdekjes në Filipine.
Deri më tani në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast me Novel Coronavirus COVID-19 dhe rreziku për Koronavirusin e ri COVID-19 në Kosovë mbetet akoma i ulët.

 

Masat e parandalimit

 

  1. Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
    2. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
    3. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
    4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
    5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
    6. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
    7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
    8. Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
    9. IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
    Në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me koronavirusin e ri COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime dhe për to do të informoheni me kohë.