Numri i rasteve të gripit sezonal në Kosovë shënon rënie

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka shënuar rënie të rasteve të gripit sezonal.

Nga 01 Tetori 2018 deri më 22 mars 2019  në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 51,372 raste të dyshimta në grip (ILI), 6/067 raste  ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 94 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna  e Prishtinës, Prizrenit, dhe Podujevës.

Gjatë javës së 11-të janë raportuar 4.999 raste ILI, 343 raste ARI dhe 8 raste SARI.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri më 21 mars 2019 janë testuar gjithsej 974 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 395 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 40.4 %). Sipas subtipit 317 mostra Influencë A e pa- subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.

Hospitalizimet:Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri më 22 mars 2019 janë hospitalizuar 602 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 291 raste me Dg. ILI dhe 94 raste me  Dg.SARI. Brenda 24 orëve të fundit  janë hospitalizuar 5 raste me Dg.Bronchopneumonia (ARI) dhe 5 raste me Dg.Infiltratio Pulmo.

Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.

Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Europë dhe botë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës janë në kujdestari dhe teren për t’u përballur me situatën epidemiologjike sipas standardeve dhe protokoleve të OBSH, ECDC dhe CDC dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Komiteti SHSKUK konstaton  se:

  1. Klinika Infektive ka raportuar tri raste të reja të vdekjes me Influenza A. Pacientët e diagnostikuar me Influenza A kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, kanë ardhur me vonesë në QKUK, asnjë nga familjet e tyre nuk ka pranuar të bëhet autopsia dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.
  2. Epidemia e gripit sezonal shënon rënie në intensitet dhe po shkon drejt pragut epidemik, por akoma ka raste me ashpërsi klinike për shkak të ko-morbiditetit me sëmundje kronike të cilave gripi ua komplikon gjendjen,
  3. Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë territorin  e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
  4. Rekomandojmë Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë   që të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit  (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut. Ky rekomandim do të vazhdojë edhe gjatë muajit mars.
  5. Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.
  6. Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar vaksinat që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje të rasteve të hospitalizuara. Për sezonin e ardhshem Ministria do të sigurojë 100.000 doza me prioritet për të sëmurët kronik dhe të moshuarit

Aktiviteti i Influencës ka përfshirë tërë rajonin Evropian. Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë prej 53 %. Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3N2). Ndërsa virusi B është detektuar vetëm në disa mostra.

Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.




Epidemia e gripit sezonal në Kosovë ka rënie të dukshme

13 mars 2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin e sotëm përmbledhës ka konstatuar intensitet të zvogluar të rasteve të gripit sezonal.

Nga 01 Tetori 2018 (java  e 40–të) deri më 10 mars 2019 (java e 10-të) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 46.373 raste të dyshimta në grip (ILI), 5.724 raste  ARI (Infeksion Respirator Akut) dhe 88 raste SARI (Infeksion i Rëndë Respirator Akut). Rastet raportohen nga të gjitha komunat e Kosovës. Numër më i madh i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës, Prizrenit, dhe Podujevës.

Gjatë javës së 10-të (04.03.2019-10.03.2019) janë raportuar 5.925 raste ILI, 322 raste ARI dhe 13 raste SARI.

Në laboratorin e Qendrës kombëtare të gripit-IKSHPK deri me 12 mars 2019 janë testuar gjithsej 905 mostra të dyshimta në Influencë dhe prej tyre 363 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A (pozitiviteti 40.1 %). Sipas subtipit 286 mostra Influencë A e pa- subtipizuar dhe 76 mostra rezultojnë pozitive në sub-tipin AH1pdm09 dhe 1 mostër rezulton pozitive në AH3.

Hospitalizimet:Në Klinikën Infektive, Klinikën e Pediatrisë dhe spitalet rajonale nga 1 tetori 2018 deri më 10 mars 2019 janë hospitalizuar 576 rast me Dg. Bronchopneumonia (ARI), 240 raste me Dg. ILI dhe 88 raste me  Dg.SARI

Hospitalizimet  brenda 24 orëve: Gjatë 24orëve të fundit  janë hospitalizuar  6raste  me Dg.Bronchopneumonia (ARI), 5 raste me Dg.Status griposus (ILI).

Epidemia e gripit sezonal ka rënie të dukshme në intensitet.

 Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët akoma të kenë kujdes, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Të gjithë personat që ndjehen të sëmurë duhet të paraqiten sa më herët te mjeku familiar për të parandaluar komplikimet.

Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në rajon, Europë dhe botë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës janë në kujdestari dhe teren për t’u përballur me situatën epidemiologjike sipas standardeve dhe protokoleve të OBSH, ECDC dhe CDC dhe për çdo ndryshim të situatës do të informoheni me kohë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se:

 

  1. Epidemia e gripit sezonal ka rënie të dukshme në intensitet me trend të zvogëlimit të numrit të rasteve ditët në vijim në Klinikën Infektive, Pediatri dhe Pulmologji.

 

  1. Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe  vlejnë për tërë teritorin  e Republikës së Kosovës, duke ritheksuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.

 

  1. Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknkologjisë  e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkolloree, fillore dhe të mesme (publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit  ( temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut. Ky rekomandim do të vazhdojë edhe gjatë muajit mars.

 

  1. Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

Nga SHSKUK ( nga Klinika Infektive, MIQ (mjekimi intensiv qendror), Klinika Emergjente dhe Klinika e Pediatrisë) janë raportuar gjatë sezonit dimror katër raste me vdekje me subtipin AH1pdm09.

Pacientët e diagnostikuar me Influenza A (11 prej tyre kanë vdekur) të gjithë kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, të gjthë kanë ardhur me vonesë në QKUK, asnjë nga familjet e tyre nuk ka pranuar të bëhet autopsia dhe nuk ka qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal.

Ministria e Shëndetësisë tashmë ka siguruar vaksinat që nga 1 tetori 2018 dhe janë distribuar nga IKSHPK në çdo QKMF në Kosovë andaj qytetarët e moshuar dhe me sëmundje kronike rekomandohen akoma që të vaksinohen. Vaksinimi i gjertanishëm në Kosovë ka treguar nje efikasitet dhe ulje te rasteve të hospitalizuara.

Aktiviteti i Influencës ka përfshirë tërë rajonin Evropian. Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë A Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3N2). Ndërsa virusi B është detektuar vetëm në disa mostra.

Të dhënat nga 22 shtetet dhe rajonet që raportojnë në EuroMOMO tregojnë për nivel të rritur të mortalitetit te popullata mbi 65 vjeç por edhe te ajo adulte prej 15-64 vjeç. Shtetet të cilat raportojnë aktivitet mesatar të qarkullimit të virusit janë: Spanjë, Holandë, Belgjikë, Poloni, Skotlandë, Çeki, Sllovaki, Rumani, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë ndërsa shtetet që raportojnë aktivitet të lartë të qarkullimit të virusit janë: Francë, Gjermani, Greqi dhe Hungari

Aktiviteti i Influencës ka përfshirë tërë rajonin Evropian. Mostrat e grumbulluara nga pacientët e qendrave sentinel me ILI ose ARI tregojnë për një pozitivitet në Influencë prej 53 %. Influencë A virusi me subtipin A(H1N1) pdm09 vazhdon të ko-qarkullojë dhe dominon pak ndaj subtipit A(H3N2). Ndërsa virusi B është detektuar vetëm në disa mostra. Rreth 36 % e mostrave të marra nga pacientët e hospitalizuar me Infeksion të rëndë akut respirator (SARI) gjatë javës së 7/2019 kanë rezultuar pozitive në Influencë dhe gati të gjitha në tipin A. Të dhënat nga 22 shtetet dhe rajonet që raportojnë në EuroMOMO tregojnë për nivel të rritur të mortalitetit te popullata mbi 65 vjeç por edhe te ajo adulte prej 15-64 vjeç. Shtetet të cilat raportojnë aktivitet mesatar të qarkullimit të virusit janë: Spanjë, Holandë, Belgjikë, Poloni, Skotlandë, Çeki, Sllovaki, Rumani, Shqipëri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë ndërsa shtetet që raportojnë aktivitet të lartë të qarkullimit të virusit janë: Francë, Gjermani, Greqi dhe Hungari. Nga të gjithë virusët e Influencës të izoluar në qendrat sentinel deri më 17 shkurt 2019, 30.3 % i përkasin tipit A të pasubtipizuar, 40.7 % subtipit A (H1), 28 % subtipit A (H3), 0.6 % tipit B (no lineage), 0.4 % tipit B/Yamagata dhe 0.1 % tipi B/Victoria. Shtetet duhet të inkurajojnë vaksinimin dhe përdorimin e antiviralëve bazuar në udhërrëfyesit nacional. Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës tërheqin vërejtjen se virusi A H1N1 bën pjesë në grupin e viruseve të gripit të zakonshëm duke dhënë rekomandime të duhura profesionale, që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve, dhe të përdorim sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.

SHBA dhe Agjencinoi Evropian i barnave EMA  nga 2018 nuk rekomandojnë  përdorimin e TAMIFLU dhe asnjë pacientit nga mjekët e  Klinikës Infektive dhe kosnsiliumet mjekësore klinik  nuk i është shkruar udhëzuar përdorimi i TAMIFLU, meqë ishin referauar në fund të javës së parë dhe fund të javës së dytë, pra kryesisht në javën e dytë të sëmundjes ku nuk indikohet përdorimi.

Instituti Kombëtar ka dërguar rekomandime të gjitha institucioneve shëndetësore në vend për masat për parandalimin e gruipit sezonal dhe do të informojë rregullisht për ndryshimet në situatën epidemiologjike Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSh.

  1. Rekomandimet për Institucionet shëndetësore

 

Rekomandimet e Institutit Kombëtar duhet të ndërmerren në mënyrë strikte dhe të kontrollohet efekti i këtyre masave në mënyrë rigoroze:

 

  • Ngritja maksimale e nivelit të vigjilencës dhe gadishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë.
  • Kontrolli maksimal dhe inspektimet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private),
  • Të gjitha rastet e dyshimta në grip të vazhdohet të evidentohen dhe raportohen nga të gjitha Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore.
  • Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), të kenë të përgaditura dhoma të veçanta (posaçërisht në Klinikën Infektive të QKUK-së si dhe Institucionet tjera Spitalore të vendit).
  • Në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit (Publike dhe Private), duhet që të shtohet kontrolli i brendshëm profesional në baza ditore duke implementuar rekomandimet e instancave të larta.
  • Të rritet në maksimum përkujdesja e stafit mjekësor dhe jo mjekësor ndaj higjienës personale dhe institucionale.
  • Të ndërpriten tërësisht vizitat e pa nevojshme si dhe prezenca e personave të pauniformuar në Institucionet Spitalore.
  • Të përdoren nga personeli shëndetësore masat mbrojtëse konform udhëzimeve.
  • Të vendosen materialet propagandistike dhe edukative për parandalimin e gripit në Institucionet Shëndetësore, shkollore apo entet publike ku tubohen qytetarët- nga përgjegjësit e tyre.
  • Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (përfshirë gjithë qendrat e mjekësisë familjare ne vartësi te saj), Spitalet Publike Rajonale dhe spitale e qyteteve, përfshirë edhe ambulancat dhe spitalet private do ti raportojnë informatat rreth rasteve të rënda klinike mbi baza ditore direkt (sipas udhëzimeve) dhe me mjetet më të shpejta të Institutet rajonale të Shëndetësisë Publike.
  • Institutet rajonale do ti përpunojnë të dhënat dhe varësisht nga ecuria epidemiologjike raportojnë menjëherë Institutin Kombëtar me mjetin më të shpejt të komunikimit dhe dorëzojnë raportet javore të kompletuara në Institutin Kombëtar.
  • Marrja e mostrave për konfirmim laboratorik do të bëhet vetëm te pacient me simptome klinike të bazuara në definim të rastit në Klinikën Infektive.
  • Personeli i Klinikës Infektive i dërgon mostrat për konfirmim laboratorik dhe raporton për të gjitha rastet e hospitalizuara duke plotësuar pyetësorin përkatës.
  • Akoma mund të vaksinohen grupet e riskut (punëtorët shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike).

Masat praktike në parandalimin e përhapjes së virusit të gripit sezonal.

 

  • Të evitohen sa është e mundur kontaktet e afërta me individë të sëmurë,
  • Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes
  • Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)
  • Të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz
  • Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina
  • Bëni aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshë.
  • Pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni
  • Mbuloni hundën dhe gojën me një shami kur të teshtini dhe kolliteni dhe hidheni më pas në vend të sigurt
  • Lani duart shpesh me ujë dhe sapun, ose përdorni solucione duarsh me alkool
  • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën me duar të kontaminuar, pasi virusi përhapet në këtë mënyrë
  • Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet dhe objektet që mund të jenë kontaminuar nga virusi

Konsultohuni me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, barnat merren vetëm me rekomandimin e mjekut;

Medikamentet kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, mund të përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe të rekomanduara nga mjeku;

Medikamente kundër gripit duhet të fillohen brenda 48 orëve të para të fillimit të sëmundjes për të pasur efektivitet të lartë;

Medikamente kundër gripit mund ta bëjnë sëmundjen më të butë si dhe të shkurtojnë kohën e sëmundjes. Ato mund të parandalojnë edhe komplikimet e rënda që mund të vijnë nga gripi.

Masat parandaluese për përhapjen e virusit të gripit

Mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit sezonal është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

  • Vaksinimi mbron vetë personin dhe ndihmon në parandalimin e përhapjes së gripit.
  • Vaksinimi kundër gripit sezonal bëhet në muajt tetor–dhjetor por edhe gjatë tërë sezonit të dimrit.
  • Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

IKSHPK SHSKUK QKMF-të dhe te gjitha institucionet relevante janë aktive gjatë tërë vitit duke përcjelur me një projekt të veçantë SENTINEL ecurinë e gripit sezonal duke parandalur dhe observuar shfaqjen eventuale të ndonjë soji pandemik të gripit.