Fruthi ka shënuar rënie të dukshme të rasteve në Kosovë

Prishtinë, 17 Maj 2018

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike në raportin përmbledhës të ecurisë së së fruthit ka raportuar raste sporadike të fruthit në Kosovë.

 

Sipas të dhënave të të sistemit të mbikëqyrjes së fruthit në Kosovë për periudhën 01 mars 2017 deri më 15 Maj 2018 në total janë raportuar 929 raste të dyshuara në fruth, prej të cilëve në laboratoret e IKSHPK janë konfirmuar 679 raste janë pozitive në fruth.

 

Numri më i lartë i rasteve është nga komuna e Fushë Kosovës me 198 raste, e përcjellur me komunën e Prishtinës me 145 raste të konfirmuara.

 

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar  asnjë rast i ri i dyshuar në fruth, ku aktualisht janë të hospitalizuar 3 pacientë të dyshuar në fruth.

 

Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit. Sipas statistikave zyrtare, rreth 95 për qind e fëmijëve, janë vaksinuar, sukses ky që ka parandaluar epidemitë për 10 sëmundje vaksinë preventabile kurse pas shfaqjes së epidemisë së fruthit vitin e kaluar shkalla e imunzimit është rritur duke iu afruar mbulesës 100%.

 

Situata epidemiologjike me fruth është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

 

Të gjithë ata fëmijë të vaksinuar me rregull nuk do të sëmuren nga fruthi!

 

Instituti Kombëtar në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë ka siguruar doza të mjaftueshme të vaksinave kundër fruthit dhe sëmundjeve tjera vaksinë preventabile. dhe po implementon  masat parandaluese e kontrolluese.

 

Instituti Kombëtar dhe QKMF-të bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme po hulumtojnë të gjithë fëmijët e komunitetit RAE të cilët një numër i tyre janë regjistruar me identitet të ndryshëm në Kosovë dhe identitet tjetër kur lëvizin në vendet fqinje!

 

Andaj vazhdojmë të apelojmë te të gjithë prindët të cilët për shkaqe të ndryshme nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre kundër fruthit por edhe kundër sëmundjeve tjera vaksinë preventabile, të lajmërohen menjëherë në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familiare në komunat përkatëse për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre.

 

Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në Kosovë, Rajon, Europë dhe botë.




Informatë për ecurinë e EHKK

Prishtinë, 16 Maj 2018

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë, përmes sistemit të mbikëqyrjes të situatës epidemiologjike dhe grumbullimit të rasteve për periudhën 01 shkurt 2018-16 Maj 2018, ka raportuar gjithsej   873 raste të pickimeve  nga rriqërat në Kosovë. Numri  më i  madh  i  pickimeve    është nga komuna e Malishevës 251 raste, Suhareka 197 raste, Klina 140 raste, Rahoveci 46 raste dhe komunat e tjera  me numër më të vogël të  rasteve.

Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar është raportuat numër pak më i lartë i rasteve të pickuara.

Sot më 16 Maj 2018 në Laboratoret e Institutit Kombëtar është diagnostikuar rasti i parë pozitiv në Ethe Hemorragjike Krime Kongo në fshatin Bresalc, komuna e Gjilanit.

Në Departamenti i Mikrobiologjisë janë testuar gjithsej 8 mostra (nga personat e dyshimtë në Ethe Hemorragjike Krime Kongo) të cilat kanë rezultuar negative.

Në Klinikën Infektive është i hospitalizuar një rast i dyshimtë i cili ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në kujdes të veçantë nga ekspertët e Klinikës Infektive të SHKSUK.

Situata epidemiologjike me EHKK është në kontrollë të plotë dhe në mbikëqyrje permanente nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i cili zbaton strategjinë për parandalimin dhe luftimin e EHKK të Këshillit Ndërministror për luftimin e EHKK.

Epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Kosovës vazhdojnë të përcjellin me vëmendje ecurinë epidemiologjike në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po përcjell në mënyrë permanente situatën epidemiologjike me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo në të gjitha vatrat e infeksionit  dhe bashkë me mjekët dhe punëtorët shëndetësor të Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Rahovec, Klinë, Suharekë, Gjakovë po mbikëqyrin dhe hulumtojnë të gjitha vatrat, përfshirë këtu edhe vatrat endemike të komunave fqinje: Lipjan, Drenas, Skenderaj, Prizren, Dragash. Pas paraqitjes së rastit të parë në fshatin Bresalc të Gjilanit, ekipet e Institutit Rajonal në Gjilan tashmë kanë vizituar familjen e të sëmurit dhe po vëzhgojnë me përkushtim terrenin dhe situatën epidemiologjike.

Duke pasur parasysh se që nga viti 2013 nuk është shënuar asnjë rast fatal me EHKK pasi që kemi realizuar me sukses masat profilaktike dhe kundërepidemike, ne duhet të vazhdojmë realizimin e aktiviteteve në terren sepse kemi të bëjmë me një sëmundje endemike, vdekjeprurëse dhe praninë e rriqrave në vatrat endemike të cilat bartin virusin e EHKK.

Edhe pse rreziku nga ethet hemorragjike është më i vogël se vitet e kaluara, qytetarëve u bëhet apel që edhe më tutje të vazhdojnë të kenë kujdes nga pickimet e rriqrave, sidomos në zonat endemike pasiqë tashmë temperaturat kanë filluar të ngriten dhe rriqrat kanë filluar të dalin në sipërfaqe të tokës.

Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të përgaditura dhe të gatshme për diagnostikimin e të gjitha rasteve të dyshimta në EHKK.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
  2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
  3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
  4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
  5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
  6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt dhe mos i shtypni me dorë!
  7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
  8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
  9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë,

Instituti Kombëtar bënë thirje te qytetarët se duhet të punojnë në faktorët e përmirësimit të ekosistemit që nënkupton:

  1. Të punohen të gjitha tokat e punueshme,
  2. Të kositen të gjitha livadhet me kohë dhe nga disa herë, 
  3. Të pastrohen kopshtet dhe pronat për rreth shtëpive, 
  4. Të pastrohen fermat ku mbahen bagëtitë dhe të largohen rriqrat nga trupi i kafshëve,
  5. Të kihet kujdes në veshmbathje për të gjithë fermerët dhe anëtarët e tyre të familjeve që punojnë në fushë ku kurrsesi nuk guxohet të lihen këmbët e zbathura
  6. Fëmijët mos të lejohen të luajnë në livadhe e kopshte të pakositura dhe në mbrëmje të kontrollohet prania e rriqrave në tërë trupin.