Komunikatë për media

Këshilli Ndërministror EHKK diskuton zbatimin e Planit operativ 2017

 

Prishtinë, 27 shkurt 2017

Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani, sot në Prishtinë u mbajt takimi i radhës i Këshillit Ndërministror për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Krime Kongo në Kosovë.

Në këtë takim janë shqyrtuar aktivitetet e parapara për këtë vit nga të gjitha ministritë, agjencionet dhe autoritetet komunale të komunave endemike për këtë sëmundje, të parapara me Planin operativ për parandalimin dhe luftimin e EHKK 2017, me qëllim të menaxhimit të situatave me sukses të rasteve eventuale të sëmundjes së bartur përmes pickimit të rriqrave.

Ministri Rrahmani tha se aktivitetet e sivjetme, të parapara në Planin operativ janë  vazhdimësia e aktiviteteve të ndërmarra nga Këshilli gjatë viteve të kaluara, që kanë rezultuar me një përgjigje adekuate dhe shmangien e viktimave në mesin e të pickuarave.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Këshillit kanë diskutuar lidhur me fillimin e aktiviteteve parandaluese, secili nga resori që përfaqëson, ndërkohë është diskutuar aktivitetet e parapara në Planin operativ, është vendosur të fillojnë në javën e fundit të muajit mars.

Në këtë takim u bë e ditur se në komunat endemike për EHCC si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klina sensibilizimi i popullatës për masat mbrojtëse, po luan një rol të rëndësishëm në uljen e pickimeve dhe se komunat janë të përgatitura për fillimin e repelimit të kafshëve dhe aktivitetet e tjera që do të ndërmerren sipas planit operativ 2017.

Ndërkohë, që qytetarëve, u është bërë thirrje që të zbatojnë masat parandaluese të përgjithshme dhe specifike: të jenë të kujdesshëm gjatë punës në fusha e ara duke bartur veshmbathje të gjata, mirëmbajtjen e oborreve dhe kopshteve, kositjen e tyre me kohë, fëmijët të mos lihen të luajnë në livadhe e kopshte të pa kositura dhe të kontrollohen në mbrëmje nga prindërit nëse u është ngjitur ndonjë rriqër…, ndërkohë që të lajmërohen në qendrën më të afërt shëndetësore në rast se pickohen nga rriqrat, etj.




Raporti për Cilësinë e Ujit të Pijshëm në Kosovë për Vitin 2015

 

 

 

 

 

 

 




Mesazhet në kalendarin e vitit 2017 me moton: Vetëdijësimi për përdorimin e antibiotikëve dhe sfida e rrezistencës antimikrobike.




Takim i Institutit Kombëtar dhe Inspektoratit të AUV

Drejtori i IKSHPK Prof. Dr. Naser Ramadani u takua me Drejtorin i Inspektoratit te AUV Dr. Sci. Ilirjana Zymberaj dhe Shefin e sektorit sanitar në AUV z. Ibrahim Tershnjaku.

U diskutuan problemet aktuale për thellimin e bashkëpunimit për menaxhimin e MRSA, koordinimin e aktiviteteve për menaxhimin e sëmundjeve ngjitëse, kontrollin dhe higjienën e ushqimit dhe ligjin për kontrollin e duhanit.

Takimet do të vazhdojnë në sinkronizimin e bashkëpunimit në zgjidhjen e problemeve aktuale dhe çështjet shëndetësore që preokupojnë institucionet shëndetësore.